SA KEQ, SA KEQ….KUR DO TE NXEME MEND NE SHQIPTARET?!!


A kemi me kohe te tepert ne per te humbur?
Shpesh here i referohemi historisë. Studiojmë Aleksandrin e Maqedonisë, për madhështinë e tij si prijës ushtarak, për mënyrën se si e ndërtoi dhe e vuri në funksion me sukses organizimin ushtarak. Studiohet për format dhe metodat e dhunës që përdori për garantimin e pushtetit të tij dhe zgjerimin e Perandorisë më të madhe të kohës, për territore të pushtuara që i kishte zili dhe Hitleri në kohën e vet, për gjenoncidin njerëzor të lashtësisë, me qindra mijra të vrarëve dhe plaçkitjet masive, pra për ngritjen e Perandorisë së Madhe, e cila do të mbante emrin e tij.
Ne studjojmë Spartakun, Skënderbeun, Sun Xhune, Napoleonin, Niçen, Hitlerin, Stalinin, Çurçillin e dhjetra e dhjetra figura të shquara në fushën e teorisë së drejtimit te shtetit dhe te luftës.
Tendenca për të studjuar shumë figura e personalitete nga lashtësia deri në ditët e sotme, duke zhvilluar mendimin në fushën e organizimit dhe te drejtimit ne rrafshin kombetar, na imponon që ta shtrojmë problemin në dy kënvështrime:
Si ta organizojme dhe ta fitojmë luftën kunder armiqve tane te terbuar ne planin kombetar, dhe si të mbrohemi për të shmangur pasojat e luftes se pashpallur, qe ka mberthyer tere qenien tone kombetare.
A mund te jape dikush pergjigje, dhe a dime ne ta bejme kete?!
Teorizimet ne problemin konkret dhe hallin qe na ka zene, jane per nje kohe tjeter.
Mburrjet dhe perbetimet, mitet dhe legjendat, po na bejne te harrojme historine tone tragjike, qe na ka kushtuar lumenj gjaku.
Sa keq!!
Sot halli dhe problemi per ne shqiptaret jane krejt ndryshe nga sa duken.
Ne aktualisht jemi ne nje lufte te pashpallur, qe po vazhdon te na rrembeje pak e nga pak territore.
Ne jemi ne lufte te pashpallur, pasi tradhetia po ben kerdine, duke na shkaterruar nga brenda.
Ne jemi ne lufte te pashpallur, pasi gjenocidi dhe spastrimet etnike po vazhdojne ne menyren me te ftohte, ne heshtje para syve te faktorit nderkombetar te shurdher.
Ne jemi ne lufte te pashpallur, pasi kombi po therrmohet nga brenda, po percahet dhe territoret po zbrazen nga popullsia e traumatizuar, e pakenaqur dhe e kercenuar nga rreziqe permanente.
Ne jemi ne nje lufte te pashpallur, sepse ndihemi te carmatosur, te pasigurte, kur te tjeret rrotull nesh armatosen perdite me armet e vdekjes dhe ne nje front unik antishqiptar presin rastin te na shperbejne dhe te na shuajne nga faqja e dheut.
Ne jemi ne nje lufte te pashpallur, sepse armikun me te tmerrshem kemi veten tone, merine, ndasite, urrejtjen, vellavrasjen, serilizmin, gati te gjitha poshtersite e botes, te cilat veprojne para hundes tone, na verbojne per ta kerkuar armikun sa me larg te jete e mundur, mundesisht ne Mars.
Ne jemi ne lufte te pashpallur me heshtjen tone vrasese, miopine, me harresen mbi tragjedite kombetare.
Ne jemi ne lufte te pashpallur me zhvatjen e miliardave te pasurise kombetare, qe opo na behet nga brenda dhe nga jashte.
Ne jemi ne lufte te pashpallur me varferine ekstreme, qe po na con ne konfliktin e brendshem kriminal, ku deri tani me dhjetra mijera te vrare ne te gjithe format i kane kapecyer pasojat e nje lufte ushtrish.
Brenda kesaj lufte, ne vazhdojme te teorizojme dhe ti mbushim mendjen njeri – tjetrit se jemi ne gjendje te permbysim malet dhe fushat, qiejt dhe detet, duke ngritur nje furtune te papare ndonjehere ne goten e ujit.
Brenda kesaj lufte ne vazhdojme te bejme gjumin rehat, duke ia dorezuar fatin tone Djallit, Dreqit e te Birit te tyre.
Nuk dihet edhe sa kohe do te kaloje, deri sa te kuptojme se pa fituar luften me veteveten, luften me armiqte tane me te eger do ta kemi te humbur pergjithmone.
Mjere Kombi qe po frymon rende!
Kush do ta meritoje mallkimin e tij?!
Atehere; Si ta organizojme dhe ta fitojmë luftën kunder armiqve tane te terbuar ne planin kombetar, dhe si të mbrohemi për të shmangur pasojat e luftes se pashpallur, qe ka mberthyer tere qenien tone kombetare.
A mund te jape dikush pergjigje, dhe a dime ne ta bejme kete?!
Faleminderit!
S. ABAZI, Tirane me 10/10/2017