REAGIMI NE RRJETIN SOCIAL PER SHKRIMIN: “KRIMINELI SABRI GODO”. MES Prof. AGIM DOCI DHE LEON MOLLA:

Agim Doci + Leon Molla Në rrjetin Social Facebook pati një shkëmbim mesazhes mes Leon Mollës dhe Prof. Agim Doçit pas publikimit të një shkrimi që Leon Molla bëri kundër Sabri Godos të cilin si shkrim u publikua në Faqen “PRESS INDEPENDENT” dhe ka një lexueshmëri të lartë.
Në këtë shkrim hidhej dritë mbi masakrën e Qafë Valmirit në Mirditë ku mbetën të ekzekutuar 14 përsona, 10 të pushkatuar dhe 4 të varur në litarë në shenjë hakmarrje për vrasjen e Deputetit Komunist Bardhok Biba, vra me 07 Gusht 1949 nga Lidhja Kombëtare e Maleve që udhëheqej prej Derës Princore të Mirditës Gjomarkajt dhe po në atë vend Komunistët kryen masakrën.
Do publikojmë të plotë Shkrimin e botuar në “PRESS INDIPENDENT” me autor Leon Molla me titullin:
“KRIMINELI SABRI GODO”
dhe shkrimin tjetër vijues me titullin:
“JA EMRAT QE U EKZEKUTUAN NE QAFE-VALMIR TE MIRDITES NGA DUART GJAKATARE”
të cilën përmendej emri i Mhill Doçit, babait të Prof. Agim Doçit që ishte përfshirë në këtë masakër.
Për herë të parë Prof. Agim Doçi u shfaq me një qëndrim pohues për krimet që kishte kryer babai i tij në kohën e Regjimit Komunist.

Më poshtë do të pasqyrojmë të plotë gjithë kronologjinë e ngjarjes:

PUBLIKIMI-1 “PRESS INDEPENDENT”.

KRIMINELI SABRI GODO

Ky është cilësuar si “Plaku i Urtë” nga Politikanët Shqiptarë duke mos ja kujtuar bëmat e tij që bëri në Mirditë në shenjë hakmarrje për vrasjen e Deputetit Komunist Bardhok Biba që Lidhja Kombëtare e Maleve e Udhëhequr nga Dera Princore e Mirditës Gjomarkajt, morën vendim për vrasjen e tij.
Kështu që me 07 Gusht 1949 i zurën pritat në vendin e quajtur Qafa e Valmirit në Mirditë dhe e ekzekutuan.
Mbi kufomë i vendosën letrën ku tregohej dhe shkaku i vrasjes, në fund të letrës nënshkruhej nga Ndue Pjetër Gjomarkaj.
Mbrenda një harku të shkurtër kohorë erdhën forca të shumta ushtarake nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit të cilët rrethuan të gjithë Krahinën e Mirditës.
Këta forca udhëhiqeshin nga vete kasapi Mehmet Shehu, Sabri Godo, Hito Çako, Mhill Doçi dhe shumë Oficerë të tjerë ndër ta merrnin pjesë dy Oficerë Rus Faloskini dhe Sakolovaski.
Ekzekutuan, burgosën e internuan, dhe dhunuan pa mëshirë mbi popullin e pafajshëm të Mirditës.
Kjo krahinë i shpëtoi dy Perandorive, Perandorisë Bizantine dhe Perandorisë Osmane, por fati i keq e deshi të masakroheshin nga vetë Shqiptarët.
Me 17 Gusht 1949 në Qafë Valmir po aty që vranë Bardhok Bibën, 14 përsona u tërhoqën zvarrë dhe ju hapën gropën.
10 përsona i rreshtuan përpara gropës së hapur dhe i pari që tërhoqi gisht mbi njërin ndër ta ishte Mhill Doçi i cili pasi kërkoi leje Mehmet Shehut ju afrua X që ishte i lidhur bashkë me të tjerët dhe e qëllon me Revole për nën sqetull.
Fill Sabri Godo dha urdhër si Prokuror Ushtarak që ishte që të qëllonin.
Me dhjetra plumba u lëshuan mbi të lidhurit, kurë të gjithë kishin rënë mbrenda Gropës, papritur ndigjohet një zë “na vrisni qenër mos na lër të vuajmë”.
Sabri Godo i bëri me shenjë njërit ushtarë që kishte Mitralozin dhe u afrua buzë gropës, filloi të qëllonte pa ndërprerje.
Copat e mishit ngriheshin përpjetjë, gjaku rrjedhte lumë.
Pak më larg gropës në pemë varën 4 përsona.
(Press Independent së shpejti do të publikojë emrat e këtyre përsonave).
Pas kësaj masakre shikoheshin njerëzit duke u tërhequr zvarrë pas makinave me qëllim për të terrorizuar pupullin e Mirditës.
Ja pra ky është Sabri Godo “Plaku i Urtë”.
Autori i shkrimit: Leon Molla.

PUBLIKIMI-2 “PRESS INDEPENDENT”.

JA EMRAT QE U EKZEKUTUAN NE QAFE-VALMIR TE MIRDITES NGA DUART GJAKATARE TE:

MEHMET SHEHU
SABRI GODO
MHILL DOCI
HITO CAKO
L. POLENA
FALOSKINI
SAKOLOVASKI

Shënim: ( Gazeta më e madhe në vend “PANORAMA” botoi Dossier nga Gazetari LEON MOLLA me Kryeartikujt:

Ditari i Zef Margjinaj/Kryegjandari i Mbretit Zog.
“Unë parashutisti i trajnuar nga anglezët për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës”, datë 23 Dhjetor 2003 fq. 12-13.
“Misteret e vrasjes së Bardhok Bibës dhe reprezaljet e Hito Cakos në Mirditë pas këtij ekzekutimi”, datë 24 Dhjetor 2003 fq. 12-13.

18 GUSHT 1949
QAFE VALMIR, MIRDITE.

TE PUSHKATUAR:

1.Nikollë Bardhok Bajraktari
2.Llesh Gjon Melyshi
3.Nikoll Llesh Bajraktari
4.Ndrecë Mark Ndoj
5.Bardhok Dodë Gjini
6.Gjok Gjin Kaçi
7.Gjergj Beleshi
8.Ndoc Gjet Cupi
9.Preng Shkurt Nikolli
10.Frrok Mata

TE VARUR NE LITARE:

1.Preng Ded Kola
2.Pjetër D. Vila
3.Dodë Mark Biba
4.Pjetër Paloka

INTERNUAN:
Mbi 300 familje.

BURGOSEN:
Mbi 400 përsona.

DENIME TE RENDA:
Mbi 100 përsona.

DY TE VRARE, USHQIM PER DERRAT:

Mëhill Preng Kola dhe Preng Ruçi kurë u vranë nga forcat e ndjekjes i quan zvarrë në Shën Palë të Mirditës, u hodhën si për gjellë dhe ia vunë përpara Derrave, që i kishin lënë pa ngrënë prej disa ditësh.
C’farë tmerri!
Dy djemt e shkretë u asgjësuan në qast nga Derrat e uritur, përpara popullit që asistonte i terrorizuar.
Dy prindërit e të afërmit u detyruan të merrnin pjesë në këtë shfaqje makabre.

Shënim: Google: LETER E HAPUR I. KADARES NGA A. DOCI:

***
-LEON MOLLA SHKRUAN NE RRJETIN SOCIAL FACEBOOK:
“Agim Doçi shkruaje një letër të hapur për Babain tuaj Mhill Doçin në lidhje me masakrën e Qafë-Valmirit të Mirditës në hakmarrje të Deputetit Komunist Bardhok Biba.
Ose përndryshe do ta lexoni së shpejti në “PRESS INDEPENDENT”.

-LEON MOLLA REAGON NDAJ NJE PERSONI NE RRJETIN SOCIAL FACEBOOK:

“Nëse ky brez nuk e di të vërtetën e kaluar do bëjnë gabime për kohën e tashme dhe të ardhme:
Po kontrolloj për një fotofrafi në internet të Mhill Doçit por nuk po e gjej dot.
Kurë nuk ka foto lere pastaj dosje se ja ka pastruar i biri Agim Doçi.
Nëse keni një foto të tij ma nisni se do ja u di shumë për nderë.
Faleminderit”.

-AGIM DOCI REAGON NE RRJETIN SOCIAL FACEBOOK:

“Leon Molla! Masakra kriminale e Qafë Valmirit është përshkruar saktë prej Jush!!!
Asnjë presja nuk ja heq!!!
Por gabon që ngatrron Bilbil Klosin , Kadri Hazbiun dhe Sabri Godon!!!
Sh. Mhill ishte përfaqsues tipik dhe idealist i atij pushteti Tipik Kriminal!!!
Kur të keni rast me ardhur nga Parisi në Tiranë, me kënaqsi do u jepja 1 kafe ( jo nën gju)…..
Të mbeëhtes sinqerisht në luftën që i bëni regjimit gjakatarë që terrorizoj Mirditën me Toger Babën famëkeq!
Nxirre e shpalose të vërtetën – mua do më keni bështetje!!!
Të prift shëndeti dhe e mbarë”.

-AGIM DOCI KOMENTON NE “PRESS INDEPENDENT” TEK SHKRIMI LEON MOLLA, “KRIMINELI SABRI GODO”.

“Mirdita antikomuniste u persekutua dhe më e rënda nga Mirditorët servilë, që ishin peng i krimit!
Imagjinoni që 4 axha të mij Mark Doçi, Gjin Doçi, Ndue Doçi dhe 8 djem axhash e 5 djem të Hallave janë rras në burgjet famkëqe, e paradoksalisht sh. Mhill – im atë emrohej e zgjidhej në funksione të larta?!….
Sepse kështu dhe vetëm kështu mbahej peng e destruktohej idealisti që komunizmi gjakatar ia kishte marrë dhe minimumin e ndjenjës njerzore!!!
Deri aty sa mos me shkuar në Kullë ku kishte lindur Ai dhe ku i vdiq Nëna….
Në krahasim me tragjeditë e Shekspirit – Mirdita është Teatri ma Tragjik i kohrave…diktatoriale”.

PRESS INDEPENDENT

  • Përshëndes z.Agim Doçi për qëndrimin e tij burrëror. Është ndër të rrallët që kërkon falje për krimet e të atit, Mhill Doçit. Me sa kemi parë e dëgjuar në mediat e këtyre 24 viteve të fundit, ai e ka dënuar dhe vazhdon ta dënojë diktaturën komuniste, jo formalisht, por me shkrime, deklarime e qëndrime atdhedashëse, në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të intresave kombëtare. Nuk e njoh nga afër e as kam pasur rastin ta takoj ndonjëherë, por bindja ime për atë person, kjo është. Sapër z.Leon Molla, me të cilin jemi në të njëjtin rrjet social, i ndjek me interesim shkrimet dhe prononcimet e tij, që kanë vlerën e tyre njohëse. Por, ndërkohë, nëpërmjet facebook-ut, ia kam bërë të njohura mendimet e mia për ngjarjet në Mirditë, në gushtin e vitit 1949 dhe më pas. Kam pasur rastin të kaloj disa vite në Mirditë, para se të burgosesha dhe si i burgosur politik, në kampin e Spaçit. Kësisoj, kam ca njohuri për jetën e mirditorëve dhe për shpirtin e tyre fisnik. Kam qenë i detyruar në këto vite “tranzicioni demokratik”, të thellohem më shumë në studimin e atij vendi, të atyre njerëzve e të atyre ngjarjeve, nëpërmjet dokumenteve arkivore, gazetave dhe dëshmitarëve okularë, për shkak të reagimit që pata për shkrimin me titullin “Ditët që tronditën Mirditën”, botuar në gazetën “Republika”, të datave 21 e 22 gusht 2005. Në atë shkrim, jam përpjekur të them të vërtetën për vrasjen e sekretarit dhe deputetit komunist, Bardhok Biba, si dhe për tragjedinë që ndodhi më pas mbi mirditorët e pafajshëm. Ndër të tjera, unë shkrova atje, se me të marrë lajmin e vrasjes së atij, Enver Hoxha dërgoi me urgjencë në Mirditë dy gjeneralë (siç e thotë edhe një këngë e ndaluar mirditore): Mehmet Shehun, si ministër i Punëve të Brendshme dhe Gjin Markun, si bir i asaj treve dhe njohës i saj. Këta dhe mvartësit e tyre përgatitën listat e zeza si dhe atë skenar që nuk e kishte përjetuar kurrë Mirdita, as prej pushtuesve të huaj. Mirëpo, ndryshe nga z.Agim Doçi, që e dënon veprimin e babait të vet, e bija e Gjin Markut, që mban emrin e vajzës së Stalinit, Svjetllana, ngriti padi gjyqësore ndaj meje, për “fyerje të kujtimit të të vdekurit”. Siç dihet, Svjetllana e Stalinit i ka dënuar krimet e të jatit, duke botuar edhe një libër në SHBA, kurse adashja e saj bëri të kundërtën, duke dalë në mbrojtje të veprimtarisë kriminale të Gjinit, i cili ka qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në masakrën e Mirditës. Prandaj m’u desh të takoj ndonjë dëshmitar okular të asaj ngjarjeje, si A. Çokun nga Mirdita. Shkova edhe në Bibliotekën Kombëtare, ku gjeta gazetat “Zëri i Popullit” dhe “Bashkimi” të datës 10 gusht 1949, ku në faqen e parë të tyre botohet fotografia e Mehmet Shehut dhe Gjin Markut, që mbajnë mbi supe arkivolin e shokut të vrarë. Po aty botohet edhe fjalimi i Gjin Markut mbi varrin e tij, ku betohet për hakmarrje, duke paralajmëruar atë që do të ndodhte më pas: varjen e katër fshatarëve dhe pushkatimin e dhjetë të tjerëve, krejtësisht të pafajshëm. Në atë shkrim kam dhënë edhe emrat e atyre. Në Arkivin Qendror të Shtetit, gjeta dokumente të tjera të pjesëmarrjes në krime nga ana e Gjin Markut, i cili ka qenë komandant i Divizionit të 6-të, të UNÇSH në Kosovë, kur ndodhi “Masakra e Tivarit”; ndërkohë që komandant i Divizionit të 5-të ishte Rrahman Parllaku dhe komisar Ramiz Alia. Të gjithë këta, por edhe të tjerë, janë bashkëfajtorë në atë masakër që u krye mbi vëllezërit tanë kosovarë nga serbo-malazezët të lidhur me komunistët tanë. Nga dokumentet arkivore mësova edhe se po në atë kohë, në mars-prill 1945 kur ndodhi ajo masakër e tmerrshme, Gjin Marku bënte dashuri me korrieren e ushtrisë jugosllave, serbo-malazezen Natali Virjeviç, e cila mbante edhe gradën e togeres së OZN-as. Me atë më vonë u martua dhe lindi katër fëmijë. Por si stalinist dhe i lidhur me sllavët, ai vajzës së madhe i vuri emrin e vajzës së Stalinit. Nuk është nevoja të zgjatem këtu për Gjin Markun, por shpreh habinë se si nuk e paska ditur z.Leon Molla se edhe ky ka qenë pjesëtar në ato krime komuniste të vitit 1949, që tronditën Mirditën. Përse nuk e ka përmendur fare Gjin Markun ai, por e ka mbuluar me heshtje? A mund të rishkruhet kështu historia? Edhe shifrat që jepen nga z. Leon Molla, për numrin e të burgosurve dhe të të internuarve janë të pabazuara në asnjë dokument, por të dhëna “partizançe”, me hamendje. Ne nuk duhet të bëjmë ashtu siç bëri gjatë kohës së luftës një, komandant partizan injorant në Jug, i cili duke folur para popullit tha ndër të tjera se “gjatë luftës nacionalçlirimtare janë vrarë “me miljuna partizanë”! Dhe kur një tjetër, pak më i zgjuar se ai, deshi ta korrigjonte, ai iu përgjegj: “e ç’rëndësi ka, me milëra apo me miljuna”? Duket të jemi seriozë e të besueshëm në ato që themi e që shkruajmë, që të mos bëhemi qesharakë përpara kundërshtarëve tanë.