Rama, premton heqjen e kontrollit kufitar Kosovë – Shqipëri.

Edi Rama Qeveria e Shqipërisë synon që në vitin 2015 ta heqë plotësisht kontrollin në kufirin Shqipëri – Kosovë.Duke minimizuar ne maksimum barrierat doganore .
Kryeministri Edi Rama, në takimin me drejtues të Policisë së Shtetit shqiptar, është shprehur i vendosur për transformimin përfundimtar të kufirit mes të dy vendeve gjatë sezonit turistik. Rama premtoi se vitin e ardheshem 2015, të mos ketë asnjë pengesë dhe kontroll në lëvizjen e shtetasve dhe mjeteve midis Kosovës dhe Shqipëris, veçanërisht në sezonin turistik. “Kemi hedhur një hap të parë, por të pamjaftueshëm, për ta shndërruar kufirin që ndan Shqipërinë me Kosovën në një kufi inekzistent gjatë periudhës së sezonit turistik. Por, do të përgatitemi që vitin e ardhshëm kufiri të jetë i lirë dhe mjetet që qarkullojnë në atë kufi në funksion të sezonit turistik nga Kosova, të qarkullojnë pa asnjë kontroll, ka theksuar kryeministri ku dhe është shprehur i kënaqur edhe për rritjen e kesaj dege me rendesi jetike per te dy vendet .Me pas ai ka shtuar se “Me 14 për qind të fluksit të vizitorëve, numri total i vizitorëve të huaj jorezidentë tani është mbi 1 milionë e 200 mijë.