Publiku eshte ai qe ushqen “renjet” e mia ,prandaj atij ja dedikoj gjithcka. Dhimiter Rrera

Intervistoi Dhimiter Rrera SS850517Me keto fjale e ka nisur refimin e tije per tv Iliria muzikanti istrumentisti dhe kengetari Lezhian Edmond Nikolla .I ndodhur per disa koncerte ne SHBA si ne Florida dhe New York, pak dite me pare Edmond Nikolla ishte mysafir edhe ne Phoenix Arizona ku realizoi disa koncerte me pjesmarje te gjere te komunitetit dhe bashkekombasve tane .
Fjal pake dhe me nje buzeqeshje te perhereshme ne fytyre Edmond Nikolla tashme me nje karriere 30 vjecare ne fushen e muzikes dhe interpretimit pranoi qe te tregonte dicka nga jeta dhe veprimtaria e tije muzikore dhe per Tv Iliria gjat diteve qe qendroi ne kryeqendren e shtetit te Arizones Phoenix. Mondi sic e therasin shkurte koleget dhe te njohurit e tije eshte i lindur nga nje familje me tradita ne artin e muzikes dhe skenes . Ai eshte djali i madhe i Artistit te njohur dhe pjesemarsit te shume Festivaleve folklorik shqiptar Mark Nikolla .
Edmondi i lindur ne qytetin e Lezhes u rite me tingujt e instrumenteve te muzikes popullore te krahines te cilat babai i tije i kishte si “ushqim” te perditshem duke aritur qe ti perfeksiononte dhe ti bente pjese te orkestrave . Ciftelia dhe Sharkia ishin dy istrumenta qe ne familjen Nikolla gjendeshin te varura ne mure dhe nderkoh te pranishme ne cdo feste apo mbremje duke bere qe me tingujt e tyre dhe interpretimit prej Artistit te skenes Mark Nikolla te ndikonin dhe ne djemte e tije duke hyre ne rrugen e bukur te artit popullor dhe muzikes . Permendim ketu dhe Eduartin i cili ashtu si dhe babai i tije dhe vellai te jete pjestari i trete i vijimesise muzikore dhe istrumentale ne familjen Marku.Foto Edmonti me vellezrit

Foto Edmondi
Mondi nisi te merej me muzike qe ne moshe fare te vogel duke u aktivizuar nga babai i tije ne disa evendimente te festivaleve apo koncerteve per femije. Ai me pase mesimet fillore i mori ne shkollen tete vjecare te muzikes “Preng Jakova” ne Shkoder duke vijuar me pase dhe ne Liceun Artistik Tirane .Kariera e tije nis qe ne moshen 6 vjecare dhe tashme ka kapur tre dekada duke u perfeksionuar gjithnje e me shume e duke u bere i dashur e i kerkuar nga publiku me interpretimet dhe kenget e tije . Edmondi tashme vec interpretimeve te perditshme ka realizuar dhe disa videoklipe me kenge e motive te mezikes popullore ku me te realizuarat ashtu sic shprehet dhe ai vete jane : Nese ti pyet per mua ,Merja kanges me shoqni dhe Luj per hater tem, me te cilen mori pjese dhe ne evendimentin Hite Verore 2014.
I pyetur se : Cperfaqeson Muzika per Mondin? Ai u pergjigj se : Muzika ka lindur tek une qe ne femijeri pasi rjedh nga nje familje muzikantesh. Mbaj mente shum here ne vogeli shpesh ne vend qe te “qaja”(ne momente merzie) merja Cifteline dhe luaja ndonje pjese me te duke ndryshuar gjithcka ne gjendjen time emocionale .
Cilat jane projektet e tua per te ardhmen?
Une nuk jam i fokusuar qe te arije maja te larta ne fushen e muzikes, por dua te jeme gjithmon prane publikut dhe adhuruesve te kenges dhe muzikes time, pasi sic edhe thash me larte une jam dhe istrumentiste dhe muzikant jo vetem kengetar.E theksoj prane publikut, pasi ai i ushqen ambicjet e mia ne fushen e artit.
Ceshte familja per Mondin? Pasi shume muzikant dhe artiste shprehen nga njiher qe eshte penges ne krijimtari?
Une do te pergjigjesha per kete se : Familja per mua eshte e shenjte dhe frymezim per aritje ne art. Jam i martuar dhe kam nje djale i cili i jep kuptim dhe kurajo jetes dhe veprimtarise sime .
Sa ka ndikuar krahina apo Lezha ku keni lindur dhe banoni per ju ne fushen e muzikes ?
Krahina ku une jetoj duke perfshire dhe qytetin tim te dazhur Lezhen ,kane ndikuar shume pasi eshte nje krahine me tradita te shumta ne fushen e artit ,muzikes dhe kryesishte te istrumentave popullore . Aty I kendohet jetes , trimave dhe bemave te ndryshme ,pra istrumentet muzikore jane te pranishem ne cdo “qelize” te jetes se asaj krahine.
Pas disa koncerteve te realizuara ketu ne shtetin e Arizones ,c”mendim keni per publikun dhe bashkeatedhetaret ?
Publiku ketu ishte i mbrekullueshem dhe muzik dashes .Vura re se pjesemaresit ishin nga te gjitha krahinat shqipfolese dhe per kete me vjen mire dhe ndihem i vleresuar .. Mendoj se publiku ngeli i kenaqur duke me bere mua qe te kem me shume obligim karshi tyre . I falenderoj dhe nderkoh i uroj gjithe te mirat. Gezuar festat e fundvitit dhe nderkoh urime per 2015. Gjithashtu falenderoj dhe stafin e televizionit Iliria i cili ishte i pranishem me filmimet ne te gjitha aktivitetet e zhvilluara ketu ne Phoenix Arizona .