MË PRIT.. Vargje nga LULZIM BREZNICA

MË PRIT

Më prit edhe një ditë më shumë
Mbase ëndrrat kanë trazuar shpirt
Do të vijë si puhizë qetas në gjumë
A ndonjë xixë mbi këmishë të hirt’.

Dhe aq butë e me ngashërime
Ta largojë lotin e ngrirë në qepall’
T’i mbys puthjet në afsh me dëshirime
Derisa,njëherë e mirë ta shuaj kët’ mall.

LULZIM BREZNICA