Prandelli: Pogba, mesfushori më i mirë në botë

prandelliPërzgjedhësi i Italisë, Cesare Prandelli, e ka quajtur Paul Pogban si mesfushorin më të mirë në bote.

Futbollisti i Juventusit tashmë konsiderohet në nivelin e top-lojtarëve dhe që nga ardhja te Bianconerët (2012) ka fituar dy tituj të Serie A.

“Pogba është mesfushori më i mirë në botë. Ai mund të luajë në shumë role. Ai ka aftësi të jashtëzakonshme fizike dhe teknike”.

“Ai e di kur të shkojë në zonë dhe si t’i shkaktojë probleme kundërshtarit. Për më shumë, ka një karakter të fuqishëm”, ka theksuar Prandelli për L’Equipe.

Francezi ka joshur interesimin e të gjitha klubeve të mëdha në Evropë, të cilat janë të gatshme të paguajnë shuma të majme për të.