POPULLI YNË NUK MUND T’I NDRYSHOJË IDETË DHE DOGMAT E TYRE FETARE E POLITIKE PO QE SE NUK ËSHTË I DETYRUAR TË NDRYSHOJË KARAKTERIN DHE MORALIN E TIJ

Një shkrim i qëndisur me fije të vërteta – për tu lexuar disa herë radhazi…
Kjo kohë jo kritike është e vetmja kohë kur jo kundërshtimi i pikpamjeve antikombëtare mund të durohet. Dogmat fetare e politike qëndrojnë vetëm me kusht që të mungoj mungoj arsyeja dhe kritika nacionaliste. Idetë kombëtare zvogëlohen vetëm në kohën kritike të historisë kur idetë e vjetra nuk e kanë humbur ndikimin në këtë popull kaher të fjetur në mes kafes dhe pritjes.
Sepse shteti ynë është në duart e njerëzve të papërgjegjshëm të PDK,së. Njerëzit e papërgjegjshëm nuk mund të jenë unikal…, Meqë shtetit tonë jo vetëm i mungon gjithçka, po e quaj të shmtuar shfaqjen e tyre. Po mundohen popullit t’ia impononte një matje tjetër të kohës.

Depolitizimi është kukuvajka e shkretirave, ajo që sjellë urrejtjen, errësirën, e fillon fluturimin e saj në muzg. Është shenjë e keqe që tani po vërvitet përmbi kombin dhe flamurin shqiptar. Pavarësisht nga roli i priviligjuar i kukuvajkës nga besimtarët, nacionalimi sot është më pak i rëndësishëm për ta. Ai nuk përbënë më një program kombëtar, siç duhet të jetë. Nuk duhet shkencë e madhe, apo gojëtari e mbaruar për të provuar që në shumtën e rasteve, ajo përbënë një faktor ndërlikimi apo një katalizator për zhvillime të tjera përçarjeje.
Si dhe pse zënë vend idetë e rreme. Veprimi i arsyetimeve në masat është krejt i papërfillshëm. Ndikimi i pohimeve dhe i prestigjit, roli i bindjeve dhe udhëheqësve politik e fetar. Shtrembërimet që pësojnë idetë e rreme kur ato futen në masat e popullit…

Duke marrë para sysh ato që ne i përcaktojmë si pseudoreligjion, a shikojmë ne ndonjë ndryshim të rëndësishëm në tharjen e rrënjëve të fëmijëve tanë ndërmjetë atyre që kanë lindur në Perëndim dhe atyre janë zhvilluar në arabi e turqi? Vetëm duke e kuptuar se fuqia e nacionalizmit dhe joshja e vazhdueshme e identitetit kombëtar që i ka rrënjët në lashtësi, mund të arrijmë të shpjegojmë rigjallërimin e nacionalizmit etnik në kohën kur kushtet “objektive” mund të duken se e bëjnë atë anakronik. Pa një kuptim të tillë, do të mbetemi spektaorë të humbur të dramave politiko fetare të paparashikueshme. Ҫdo shqiptar i veçantë duhet të bëjë diçka në të mirën e kombit, sepse këtë ndjesi e kanë helmuar dhe vrarë.

Aq i dobët dhe i mbrapshtë është “shqiptari”, sa pa dyshim që për të vlenë më shumë t’u nënshtrohet besëstytënive, mjaft që të mos jenë vrastare, sesa të jetojë pa liri. Shqiptari ka gjithnjë nevojë për fre dhe megjithëse ishte qesharake që u bëheshim fli besëtytënive fetare, opa tempujve të errësirës, nuk është më e arsyeshme dhe dobishme të adhurojmë këto imazheve antikombëtare sesa të përqafojmë kulturën e gjuhën e tonë. Një fetar i arsyeshëm, i dhunshëm dhe i fuqishëm, do të ishte një e keqe po aq e kobëshme sa një superticioz gjakatar.

Nuk mjafton të thuhet: “Lum të varfrit shqiptar nga koka sepse atyre u takon mbretëria e Perëndisë” për të ndryshuar varfërinë mendore. Përndryshe, në njëmijë e pesëqindë vjetë të islamit kjo gjë do të mund të ishte zhdukur. Varfëria mendore tek shqiptarët vazhdon të rritet, “të bekuarit e Perëndisë” rriten vazhdimisht. Në fakt mbretëria e Perëndisë është kaq shumë i mbipopulluar me “të bekuar besimtar” saqë edhe atje lart në qiell do të ketë varfëri, njëlloj të ndarë; do të mbrrihet deri në atë pikë, saqë do të ketë shumë pak për të ndarë. Dhe të gjithë këta shqiptar të kësaj shoqërie aktualishtë në mbretërinë e Perëndisë do ta varfërojnë edhe Perëndinë vetë. Tashmë këta të katandisur në mjerim.

Pesëqindë vjet mësime e rite fetare… kanë ndërruar natyrën e varfërisë mendore tek shqiptarët herë me dhunë e herë pa të! Varfëria mendore e shpirtërore vazhdon të rritet me hapa gjigante. Sot mund të gjendet gjithçka i duhet shqiptarit, por në “Dardani e Ilirid nuk ka qenie shqiptare”. Ka shkolla e Universitete, por është zhdukur pedagogu nacionalistë. Ka ardhur një çekuilibrim i thellë në kokat e çdo shqiptari. Pasuria e këtij populli ekziston, por shqiptarët me tru të shtjerrur nuk ndihen të pasur kombëtarisht, përkundrazi, ndihen jashtëzakonisht të varfur shpirtërisht.

Apo se kemi vënë re këtë paradoks të çuditshëm: vetem kur jemi të pasur mendërisht, të kujtohemi për kontrastin në varfërinë tonë shpirtërore. Kur jemi të varfër në të jashtmen, nuk kujtohemi për varfërin tonë të brendëshme mendore, sepse në këtë rast nuk ka kontrast. Kur jemi të pasur në të brendshmen, menjëherë lind një vetëdije e madhe kombëtare. Nganjëherë besimtarët shqiptar shpesh të prapambetur janë konfuz në vetvete dhe nga konfuzioni lind një dëshirë e thellë: si mund të kthejmë kontaktin me veten tonë për ta dashur atdheun më shumë. Por kjo është çoroditje, kështu nuk ndodh në vendet tjera, sepse “shoqëria jonë” është vetëm konceptë negativ. Ka shqiptar të veçantë, asnjë shoqëri e huaj nuk e ka. Shoqëria e jonë sikur ka mbetur pa shpirt, prandaj në të nuk ke se çfarë të ndryshosh asgjë..!

Unë e kam parandjenjën se do të vijë një ditë e tillë kur te ne do të shfaqet shoqëria e harmonishme, e cila do të jetë shumë më e mirë, sesa të gjitha përfytyrimet për këtë shoqëri, të cilët ata kanë ngelur të njejtë gjatë qindra viteve.
Realiteti do të jetë shumë më i mirë…