Policët nga Maqedonia dikush i vuri në “thertore”, grupi i armatosur ka folur serbisht, shumë dilema?!

Sipas © ZHURNAL.mkPolicet e vrar maqedonasshtepi 2Shtepi 1Shtepi te renuara

Shkup, 11 maj
-Një pjestar i policisë maqedonase ka deklaruar për portalinwww.revulucioner.mk se se një nga kolegët polic i plagosur në Kumanovë ka thënë se grupi i armatosur ka qenë tepër i stërvitur mirë ushtarakisht dhe trajnuar në beteja lufte që mund te vërehet edhe në lëvizjet e tyre.
Ata kanë folur në shumë gjuhë, në gjuhën serbe, ruse, shqipe dhe mendoj se njëri nga ata ka folur edhe në gjuhën françeze, që nëkupton skenar me incident të porositur me një pagesë të madhë të parave.

Aksioni i fundit i MPB-së në paralagjen e qytetit të Kumanovës është aksioni më i paqartë në botë. Bilansi i viktimave është 8 policë të vrarë dhe mbi 30 policë tjerë janë të plagosur ku sipas MBP-së ka ndodhur në përleshjen e armatosur mes njësitive speciale policore dhe një grupi të armatosur.
Beteja luftarake mes palëve ka zgjatur me shumë se 30 orë të plota në një vendëbanim urban ku jetojnë më shumë se 20 mijë shqiptar civil. Dyshimet ndaj aksionit të policisë për gjoja inskenim, sa më shumë që zgjatë, aq edhe më shumë rriten.
E para përleshjet e armatosura mes grupit të panjohur dhe policisë së shtetit kanë shkaktuar viktima katastrofale në rradhët e njësiteve speciale(8 polic janë vrarë). Kur gjithë maqineria e shtetit(njësitet elitare të policisë, për intervenim të shpejt dhe “TIGRAT”) janë vënë në dispozicion për të shkatruar një grup të panjohur dhe humbin jetën 8 policë, ndërsa në fund grupi i armatosur dorëzohet vë në pikëpyetje se kush janë antarët e këtij grupi. Mos vallë janë mercenar shqiptar, rusë, serbë me një fjalë profesionist të tipit të filmave “RAMBO” që po të keshin armatim do të vritshin gjithë policinë e shtetit.
E dyta, po të ishte një grup i armatosur prej mbi 50 vetave dhe është shumë e paqartë, të vendosen në një mjedisë urban në Kumanovë dhe mos i vëren policia dhe shërbimet sekrete, madje as popullata. E mos të flasim për armatimin, pasi të luftosh 30 orë me policinë e shtetit të nevojiten 3 kamionë armë municion. A thua si ka hyrë aq lehtë ky armatim në këto shtëpi që mund të furnizohet një brigadë ushtarake.
E treta, shërbimet sekrete të Maqedonisë, Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim cfarë informacione operative të besueshme I kanë dhënë ministres Jankullovska e cila e ka komanduar aksionin e policisë në Kumanovë. Sot zëdhënësi Kotevski tha se grupi ka qenë më i rrezikshmi në Ballkan. Atëher del se shërbimet sekrete nuk i kanë dhënë informacion të drejtë Jankullovskës për rrezikun e madh që mund të ketë policia në betejën me grupin e panjohur. Por në këtë rast dikush i ka vënë në “thertore” policët e Maqedonisë. Pasi nëse ka qenë rreziku aq i lartëm atëher duhet të evakuohet popullata dhe gjithë maqineria policore dhe ushtarake të vihet nën shërbim. Kuptohet nëse duhet vetëm me granatime të helikoptërevë do të digjeshin shtëpit dhe grupi i armatosur.Por vdekja e 8 policëve dëshmon se shërbimi sekret i Maqedonisë ka dështuar.
E katërta, Ministria e Punëve të Brendshme po del me video-xhirim skandaloz ku shihen vetëm 5-6 persona në mesin e tyre disa me uniform të UCK-së e disa me veshje civile. Por askush nuk e din saktë se a janë këta persona civil të montuar nga shteti, apo janë civil banorë të lagjes së Trimave në Kumanovë. Ministrja Jankullovska nuk del me listë konkrete të emrave se kush janë këta persona a janë nga Maqedonia apo nga ndonjë shtetë i huaj. MPB nuk del me video-xhirim të qartë se kur e ka bërë arrestimin e tyre.
E pesta, dje u publikua lajmi se janë dorëzuar pjestarët e grupit të armatosur, mirëpo sot zëdhënësi Kotevski deklaron se pjesa më e madhe kanë qenë pjestar të Brigadës së Karadakut të Kumanovës gjatë vitit 2001. Është e paqartë se mu para 14 viteve në luftën e Maqedonisë asnjë ushtar i UCK-së nuk u dorrëzua para forcave maqedonase të sigurisë, atë vetflijuan, por nuk u dorërzuan. Edhe ky është moment tepër i dyshimtë për rastin.
E gjashta, përgjegjësia e shtetit është e pakontestueshme në këtë rast. Pasi të vriten 8 policë, dhe shumë të tjerë të plagosën, ndërsa një pjesë të Kumanovës të bësh poligon lufte në mesin e popullatës civile është papërgjegjësi e kryeministrit, ministrit të brendshëm dhe shefit të policisë sekrete se me kohë nuk e ka penguar grumbullimin e grupit dhe armatimit për një brigadë ushtarake.
E shtata, plagët e policëve dëshmojnë se ata janë zënë në kurthë.
E teta,grupi nuk ka emër dhe mbiemër. Për dallim nga konflikti i vitit 2001, ish komandant Hoxha, Xhezair Shaqiri doli me emër dhe mbiemër. Kjo nuk ndodhi me grupin në fjalë, sikur të ishte. Por dikush lëshonte vetëm komunikata interneti pa emër dhe mbiemër.
E nënta, nuk dihet numri i viktimave civile. Pse fshihet kjo informatë. Popullata shqiptare nuk është e interesuar për luftë. Kush ju dha logjistikën këtij grupi të ashtuquajtur. Vallë pushteti apo ndonjë agjentur e huaj. Po pse nuk e zbuloi shërbimi sekret i Maqedonisë.
E dhjeta, një pjesë e mediave raportonin dy ditë më parë se në rajonin e Kumanovës ka grupe të armatosura, të cilët u demantuan nga qytetarët e Kumanovës, dhe nga një pjesë e mediave si dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Mirëpo dje ministrja Jankullovska pranoi se ka pasur të dhëna operative për grupin në fjalë Këta dhe shumë dilema të tjera do të mbeten mister në aksionin e fundit policor të Maqedonisë ku u vranë policë dhe civilë, ndërsa më shumë se 20 mijë banorë shqiptar përjetuan tmerrin e betejës së armatosur.

© ZHURNAL.mk