Poezia Shqiptare në Festivalin e 3-të Internacional në Milano. Nga Petrit Aliaj

Me 12 e 13 maj 2018 në një nga sallat e muzeut të kulturave “Mudec” në Milano u organizua festivali i 3 të internacional i poezisë .Në këtë festival përgjatë dy ditëve u zhvilluan mjaft aktivitete në fushën muziko-letrare,performanca e takime autorësh të ndryshëm e ndër të tjera në panelin e rrallës kishim nderin të përfaqësoheshim nga zv/presidentja e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali,shkrimtarja dhe poetja Lumturi Plaku së bashku me sopranon Anila Hoxha Gjermeni,e shquar për zërin e saj të bukur në skena të ndryshme të Europës me ariet e operave;Traviata,Bohem ,Makbeth etj,e sigurisht edhe me ftesat,debutimet e vlerësimet e panumërta në Shqipëri e Kosovë. Gjithçka në meritë e me përkujdesjen e gazetares e mikes sonë;dott .Marsela Koçi si bashkëpuntore në projektin“qyteti i padukshëm”. —Sigurisht në këtë qytet ato që përshkruhen e shfaqen si të vërteta,ne i përjetojmë dita ditës me poezinë si ushqim i të menduarit konkret dhe ndërlidhës në krijimtaritë e përbashkëta.Është një cilësi e cila i mban brënda të gjithë,duke ecur në të njejtën rrugë të jetës sonë,me gëzimet,hidhërimin,dëshirat,urrejtjen,dashurinë dhe aftësinë e kapjes,pasqyrimin e sendeve e të dukurive në vetëdijen tonë ditë për ditë si vlera aftësie në gjetjen e një lloji komunikimi të shpejtë me njëri njëri tjetrin.
Ky qytet i padukshëm u mëshirua në festivalin e 3-të internacional të poezisë në Milano si një kombinim i shumë gjërave, thotë shkrimtari Italo Calvino(1923’1985) si të kujtesës,dëshirave, e shenjave të një gjuhe,janë vende të këmbimit, siç shpjegohet në të gjitha librat mbi historinë,ekonominë…. janë shkëmbime fjalësh, dëshira e kujtime..
Ne jemi, siç kemi qenë gjithmonë, poetikisht të pavarur,rebelë e të ndjeshëm ndaj gjithçkaje që na rrethon.Me këto fjalë të përshëndetjes së saj dott.Marsela Koçi vijon paraqitjen me autoren Lumturi Plaku e cila ka shkruajtur 13 libra me poezi, novela dhe tregime të shkurtra në gjuhën shqipe, përfshirë edhe dy në italisht.Paraqitja me librin e saj “I miss You(Më mungon)me përshkrimin e historisë së emigrimit të familjes së saj në vitin 1991, kur ajo së bashku me mijëra shqiptarë të tjerë,arritën në brigjet e Pulias nga qytetet,Durrës e Vlorë.
Në poezin e saj “Mars 1991” autorja lexon;”Në ato ditë të trishtuar,duke shtrënguar dhëmbët për të mos derdhur lot,nëna thërret,mbasi nuk mundi ta gjente djalin e saj,ndërmjet mijërave këmbëve që ecnin si hijet pa zemër,pa kokë me vrapin e tyre,duke u larguar e zbrasur vendin tim. Në ato ditë..shton autorja ;kuptova se vendi im po plakej nga ikja e të rinjve pa e ditur se ku,ndofta drejt lirisë së ëndërruar e të zgidhur nga vargojtë e zinxhirëve,e tashmë rendin në rrugët e botës, si një lumë i përmbytur. Në ato ditë vuajtjet e vendit tim të mbytur nga një jetë e tmerrshme që shkaktuan një hemorragji të madhe të Shqipërisë së varfër edhe qielli dukej i errësuar nga lotët që dilnin nga zemrat e nënave për fëmijët,për prindërit, motrat e vëllezërit që shkuan si edhe për ata që mbetën.
Midis vargjeve dhe tregimeve me episode të përvojes së Lumturisë,ndihej zëri melodioz i sopranos shqiptare Anila Gjermeni e cila e shoqëronte këtë performancë të mrekullueshme poetike me këngët;Ku e kam vajzën,Ku e kam djalin dhe Moj e bukura More.Krijimi i një gjëndje emocionale të veçantë në sallë ,përmes përqëndrimit, melodisë dhe poezisë duke rrëmbyer admirimet dhe duartrokitjet e publikut të shumtë. Me Anilën jemi njohur në Milano me rastin e organizimit të konferencës kundër ndarjes së Shqipërisë nga fuqitë e mëdha “100 vjet Shqipëri e Copëtuar” e në bisedë me të mësova se deputonte në teatrin ;”La Scala” teatrin e operas së Milanos, e diplomuar aty si edhe në Konservatorin e Tiranës .Një artiste e kompletuar.. Në përvijim të fjalës të saj dott.Marsela Koçi shpjegoi se;”me mbërritjen tonë në vend të huaj,shumë shpesh (pothuajse gjithmonë) e kemi ndjerë se jemi të vetmuar,të panjohur e mbi të gjitha të përgojuar si rezultat i paragjykimeve e të mos njohjes si dhe sa duhet të fenomenit shqiptar. Nga njëherë jemi edhe ne që nuk arrijmë të shikojmë më larg se vetja e jonë në raport me realitetin dhe komunitetin nga i cili kemi ardhur e përfaqësohemi duke stimuluar paftësi …pse jo edhe indiferentizëm”.
Ajo që shumë shpesh na ndihmon të bëhemi të njohur e të jemi krenarë,më së shumti është puna dhe kontributi që shumë kush nga ne arrin të japi në familjen e madhe të kulturës atë pasuri që e ka trashëguar nga vendi i tij, për ta ruajtur,pasuruar e për ta trashëguar . Me këtë rast nuk mund të lë pa përmendur kërkesën e drejtorit artistik Milton Fernandez për të kënduar së bashku këngën”Bella Ciao”,ndërsa këngën napolitane “O Vita Mia”,ai i kërkoi mikes sonë Anila Hoxha Gjermeni që ta këndonte atë,e cila me zërin e saj melodioz elektrizoi atmosferën e sigurisht edhe për atë ç’ka ajo përfaqësonte me dinjitet.
Pjesëmarrja në këtë festival poezie me paraqitjen e dy zonjave tona për para auditorit në Muzeun e Kulturave “Mudec”,arriti të hedhi urën e bashkëpunimit me këtë qëndër multidisiplinore të dëshmive të ndryshme nga kultura Boterore.
Petrit Aliaj.
Milano 13.05.2018.