Poezi nga: Rame Smajlaj. Kokën lartë se jam Shqiponjë

Poezi nga Rame SmajlajRama smajlaj

Kokën lartë se jam Shqiponjë

Kokën lartë Shqiponjë
Nga arbëria jam
Malësore më thërrasin
Trimërinë e Gentit e kam.

Princeshë e yjeve
Valbonës rritur mbi shkrepa
Sytë e mi janë shigjeta
Hedhin shtizën e ruajnë helmeta.

Kam çendis flamurin tim
Me dorën e atdheut nënë
Jam rritur nepër fusha zane
Me rrënjët e mia pellazge.

Flatrat e mia i kam nga mali
Një puhi më ledhatoftë
Dhe hkëlqim rrezesh prej dielli
Zoti i madh ty të bekoftë.

Kurorë lulesh kam në kokë
Me stolisi mirë Teuta
Vepra ime është një jetë
Si vargje kur thurë poeti.

Jam shejtore e bukursë
Do shndërriti malesh mbi gur
Me plis të bardhë si bora
Bajram Curri ma ka dhuruar.

Kehl,Gjermani,26.o5.2016,,,,Ramé Smajlaj