PESËMBËDHJETË VITE JETË NË KËTË KONTENJER
NDALE ZOT MBI NE KËTË TMERR EDHE FERR .
NE PO TRETEMI , O PERËNDI
Ne po tretemi o Perëndi në kontenjerë në këtë mjerim fatkeqësi dhe padrejtësi, bashkë me gruan dhe fëmijë, këta dritë artë plotë dije dhe atdhedashuri, ne po tretemi o Perëndi në kontenjerë ku na hodhi këtu komunë, pesëmbëdhjetë vite e përmbi, ky vend tmerri -ferri për njerëzi, na dëgjon dhe na sheh mirë e dashura Perendi ndal mbi ne këtë krim dhe buzë tragjedi, mos na ler më në këtë kontenjerë, mos na ler në këtë fatkeqësi,shpesh kështu edhe pa bukë, nuk kemi tokë dhe shtëpi, këtu verës vapë edhe nxehtë në pafundësi , dimrit ftohët ku po ngrihemi bashkë me fëmijë, vrasësit tanë tashmë janë bërë hapur disa pushtetarë faqezi , që mbi ne bëjnë pa ndal mjerim , vuajtje dhe padrejtësi gjëmë , pikëllim , uri thellë në liri, gjer këtu na shpëtoi Zoti dhe njerëz shpirt mirë me bamirësi, shpërblej të gjithë o Perëndi.! Na larguan nga buzë tragjedi, na shpëtuan nga uri, po ku jeni ju komunë dhe qeveri ,? , po ku je ti mori drejtësi ? , pse ndaj nesh ju kaq mëri ? athua vallë pse kërkuan hapur bukë rikthim në punë edhe drejtësi, dhe shpaluam botërisht përmbi ne padrejtësi, ne po tretemi në liri, na sheh mirë o Perëndi , eh sa klithma edhe lutje ke dëgjuar qindra herë si nga unë dhe nga fëmijtë e mi, mëshirë solle Ti për ne njerëz të mirë me bamirësi për shpëtim të familjes sime, që po tretet në këtë kamp mjerimi nga smundje edhe nga uri, Zoti im sjell për të gjithë ne Ti shpëtim ,
bukë, punë mirëqenje edhe drejtësi, këtij kombi edhe atdheu shtoj pandal si të mira dhe begati, nëpër sofra dhe shtëpi, ndali , ndali Ti mbi ne gjithë këto padrejtësi, që na i bëjnë disa pushtetarë të zi,
duan të na vrasin me padrejtësi dhe uri, larg nga ne Ti këtë krim dhe barbari , se nuk jemi me nën pushtim as nën robëri, se për kështu nuk dhanë jetë edhe gjak mijëra të rënë për atdhe edhe liri, ndal mbi ne gjithë këto vuajtje dhe fatkeqësi, për komb atdhe jemi thesar dashuri, kërkojmë hapur shpëtim bukë, punë, drejtësi, këto thirrje janë të njëjtat në vazhdimësi, të gjitha këto i kanë dëgjuar që moti
si komunë edhe qeveri, por ndaj nesh vetëm sa shtuan heshtje ,urrejtje dhe mëri, s’ jemi në burgje as në robëri, por jetojmë në këta kontenjer hekur dhe llamarinë si në ferr të zi, nëpër kampe mjerimi ende tretemi bashkë me fëmijë, ah e shtrenjta, e dashura liri, rreze shprese për njerëzi, qaj për ne , qaj për fëmijë, lute Zotin për mëshirë dhe për drejtësi, eh sa rëndë është kur qanë liri ,qanë atdheu edhe kombi përsëri., ndal këtë tmerr ju mbi ne ,si komunë edhe qeveri, larg nga kampet tërë njerëzi, ju në llukse, ndërsa ne thellë në mjerim dhe varfëri, njerëz pa strehë, të pa shtëpi, të larguar edhe nga puna, të dënuar edhe në pamundësi, gati të mbytur nga buzë tragjedi, mos na vrisni në kamp të zi, ju me vuajtje , uri , heshtje dhe padrejtësi, se ndaj nesh keni përgjegjësi, mos kështu ju ndaj nesh me padrejtësi, se Një Zot ka kjo Gjithësi.
Autor : Ilmi Tahiri Podujevë

