Para ligjit te gjithë “peshqit” duhet te jene të barabart.”Peshkaqenet” ne Shqiperi livadhisin te lire!
Prej kohësh në shqipëri flitet për ndalimin e “peshqëve” të mëdhenjë ,por kjo ka mbetur në kuadrin e fjalëve ,dhe jo të veprave .Politikanët prej kohësh I bien tamburasë ,duke kërkuar që të dënohen “peshqit” e mëdhenjë. Por kush janë “peshqit” e mëdhenjë ?! As njëri nuk po delë para drejtësisë është parë që para drejtësisë delë ndonjë “peshkë” I vogël që pas tharjes së shtresave të ujit ,mbetet në zallë dhe më pas kapet nga drejtësia, duke dale para drejtësisë .Të gjithë politikanët akuzojnë njëri tjetrin për korrupsion ,ku në të vërtet ata janë vetë të korruptuar .Tonelata të mëdha droge kapen si ajo kohëve të fundit ,por korrobacet mbahen në paraburgim ,në një kohë që politikanët shprehen se këtë e kanë prurë peshqit e mëdhenjë,por në realitet nuk po delë as një “peshkë” i madhe qe fshihet pas te vegjelv,por vetëm akuzat me njëri tjetrin janë bërë bajate!!! .Eshte për tu theksuar se dhe ndo një ambasador ka përveshur mëngët ,duke treguar muskujt se shumë shpejtë “peshqit” e mëdhenjë do të dalin para drejtësisë por edhe muskujt e ambasadorëve nuk qënkan të fortë. Shumë politikanë flasin për kurrupsion ,por as njëri nuk ka shkuar në organet e drejtësisë që të bëjë denoncimet përkatëse !..Shumë deputet flasin por nuk denoncojnë!
Këta te fundit kanë gjetur parlamentin ,jo për të kërkuar që të dalin para gjyqit të kurroptuarët ,por I bienë tovolinave e duke bllokuar foltoren duke bërë zhurmë dhe më pas largohen. Vallë kjo është zgjidhja ku në një kohë populli po kalon një krizë ekonomike të madhe. Ata syt I kanë tek politikanët ,që të bëjnë dicka për ta ,por politikanët bërtasin më të madhe jo se ju vjenë keq për popullin por për të mbrojtur pronat e tyre .Është për tu theksuar se politikanët arrijnë deri aty se një pjesë kërkon të hapen Negociatat ,një pjesë nuk duan ,kujt I shërben kjo edhe Europa po befasohet me shqiptarët ,nga këto veprime kaq të ulta .Një përdorus droge [hashash ] kapet duke pire një cigar me ashash dënohet me një denim maksimal ,kurse në Shqipëri vijnë maunet me kokain dhe gjerë tani asnjë të dënuar ?Zoërinjë politikan shqiptarë ka ardhur koha që të mendoheni mirë se populli po vuan. Këto sjellje tuaja gradualishtë po plakin Shqipërin ,shumë të rinjë kanë marë udhët e Europës ,pasi këtu shikojnë që ska as një prespektive .E gjithë ajka intelektuale është larguar nga vendi ,për një jetë më të mirë. Kjo dhe shumë probleme të tjera po ndikojnë negativishtë për vendin tonë. Politikanët të çdo ngjyre politike urgjentishtë për interesat e vendit të bashkohen dhe të dalin me një konkluzion per cbllokimin e kesaj situate alarmante..
Opinion nga : Dilaver Xhelili Berat Albania.
