Ortodoksit shqiptare jane shqiptare asgje tjeter, ashtu si Myslimanet e Katoliket !

Marin Mema Nga MARIN MEMA
Nuk do te doja histeri kunder komunitetit Ortodoks, kush kerkon histeri duke I quajtur tradhetare, duke I quajtur greke a nuk di çfare, nuk di se rilindja kombetare bazat I pati pikerisht tek ata shume burra e gra qe dhane jeten per kete komb e qe vinin nga Ortodoksit shqiptare…
Gjithmone kane perfaqesuar nje komunitet qe ka luftuar dhe eshte vrare e prere … mesues te helmuar, te masakruar, te dhunuar e qe prape nuk u terhoqen….
Kurre mos ngaterroni nje pakenaqesi te momentit (ciladoqofte) me historine e ketij komuniteti sepse kane lyer me jete ngjyrat e ketij kombi…kurre mos permblidhni nje komunitet me nje figure qe mund te jete katapultuar vetem e vetem per te ndare e sherrosur shqiptaret…
Siç thoshte Sami Frasheri… “E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i rrjedhshëm)”
Ndaj ata qe s’na duan e qe marrin fytyra te shumellojshme shqiptare ose jo, tradhetare te fshehur ne pozicione te ndryshme gjithmone do te perpiqen te krijojne çarje siç bene dje me Ortodokset (arvanitasit ) ne greqi apo me ata ne Maqedoni …do te kerkojne gjithmone qe te thyejne ndjenjen kombetare duke futur uçkla e gjithçka tjeter qe ka per synim te ndaje shqiptaret ne baza fetare…
Petro Luarasi, Fan Noli, Thimi Mitko, Pandeli Sotiri, Qiriazet, Spiro Bellkameni, Papa Llambro Ballamaçi, At Stath Melani, Papa Kristo Negovani, Kostandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Asdreni, Urani Rumbo, Spiridon Ilo, Dhimiter Zografi, Mihal Grameno, Naum Veqilharxhi, Anastas Kullurioti, e sa e sa te tjere…. Jane shpirti i shqiptarise, jane shpirti i nje komuniteti qe e ka shkruar emrin e tij fort ne historine e ketij kombi e prire nga nje shprehje e madhe e qe mbetet e patretur nga Petro Nini Luarasi “Vramëni, po mblidhmani gjakun se do tu duhet fëmijëve tuaj të shkruajné gjuhën shqipe”
Nuk ka grek, serb a çfaredoqofte qe te mundet te shuaje historine e ketij komuniteti sado qe te hedhin shashka te pergatitura per te arritur pikerisht ate histeri qe çon uje tek mulliri i tradhetareve dhe atyre qe punojne ne dem te interesave te kombit… Kjo skeme eshte e qarte dhe behet qartazi per te ndare e nxitur çarje e perçarje…Por kjo nuk duhet te ndodhe kurre sa kohe te jemi bashke !! Kisha serbe, greke , a cfaredoqofte, Turq, malazeze te mbajne duart dhe orekset larg ! Ortodoksit shqiptare jane shqiptare asgje tjeter, ashtu si Myslimanet e Katoliket !
E me pas te mos harrojme Myslimane , Katolike , Ortodokse e Bektashinj se te jemi bashke ka rendesi me te madhe, te jemi nje… te jemi SHQIPTARE, ashtu siç kane rrenjet stergjysherit tane e ashtu siç do ti kene edhe femijet tane… SHQIPTARE !!!!

  • Agim Haxhija

    Je mese frymezues kombetare ta kam zili punen e shkelqyer Rrespekt