Obama: ISIS do të shkatërrohet, sulme ajrore edhe mbi Siri

President Obama duke shkruajturPresidenti SHBA-ve, Barack Obama ka treguar strategjinë e tij për të luftuar ISIS, të cilën organizatë ai e ka cilësuar si një organizatë terroriste, e cila nuk ka të bëjë as me islamin. Obama ka thënë se luftën kundër ISIS do ta bëj me anë të një koalicioni të gjerë me shtetet e tjera
President Barack Obama pritet që shumë shpejt të urdhëroi sulme ajrore kundër Sirisë si dhe në pjesë të ndryshme të Irakut dhe këtë do ta bëj për të shkatërruar të ashtuquajturin Shtet Islamik, të cilën në mënyrë qyqare prenë kokat e dy gazetarëve amerikanë.
Kjo strategji u prezantua në orën 4 të mëngjesit sipas orës evropiane ku presidenti ju adresua qyetarëve amerikanë në përvjetorin 13 të sulmeve të 11 shtatorit.
Strategjia e Obamas për të luftuar shtetin islamik, të quajtur ISIS dhe ISIL, është i projektuar për të ndihmuar irakianët për të marrë territoret e pushtuara nga këto grupe dhe për të forcuar fiqnjët e tyre në Siri që po ashtu janë kundër ISI.
“Do ti shkatërrojmë dhe do ti shkatërrojmë ISIS. Do të sulmojmë edhe bazat e tyre ajrore në Siri. Opozita siriane po ashtu do të ndihmohet”, ka thënë presidenti.
Obama ka autorizuar dërgimin e 25 milion dollarëve dhe para shtesë për të armatosur trupat ushtarake në Irak përfshirë këtu edhe qeverinë rajonale të kurdëve.
Po ashtu ai ka folur edhe për rreziqet që paraqet grupi terrorist ISIS.
Obama ka thënë se ata do të ushtrojnë dhe do të pajisin me armë rebelët sirianë – të cilët luftojnë qeverinë e Bashar al – Assadit e po ashtu edhe shtetin islamik – do të kërkohen para nga kongresi për ti financuar dhe ata ta bëjnë këtë gjë.
Tutje, presidenti ka thënë se ai bashkë me aleatët kemi luftuar për këto 13 vjet terrorizmin nëpër vende të ndryshme.
Kemi eliminuar Osama Bin Ladenin dhe disa komandant të tyre. Kemi eliminuar edhe Sadam Hussein.
Duke folur për ISIS-in, Obama ka thënë se ata nuk kanë të bëjnë asgjë me shtetin islamik sepse ata vrasin dhe masakrojnë më shumë mysliman.
“ISIS është një organizatë terroriste. Ata vrasin fëmijë, burra të paarmatosur që i presin në qafë dhe gra”, ka thënë ai.
Tutje, Obama ka thënë SHBA dhe aleatët do t’i luftojnë këto grupe pasi që shumica e kësaj trupe janë edhe nga shtetet e tjera dhe se ata mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të bëjnë sulme vrasëse nëpër vende të ndryshme të botës.
“Amerika do të udhëhiqet me një koalicion i gjerë për të shkatërruar me themel këtë organizatë”, ka thënë ai.
Strategjia e SHBA – ve për të luftuar ISIS do të jetë një forcë që ata do ta ngritin brenda Irakut duke forcuar ushtrinë irakiane dhe atë kurde dhe kështu të luftojnë kundër ISIS.
“Ne do të luftojnë që edhe muslimanët suni të çlirohen nga këta terrorist”, ka thënë presidenti amerikan.
Ai ka përmendur edhe një sërë strategjish të tjera, duke përfshirë edhe ndihmën financiare për zonat e prekura nga lufta dhe që kërcënohen me masakrim nga forcat e ISIS.
Presidenti ka thënë se kjo kampanjë nuk do të rrezikojë ushtarët amerikanë pasi që ata më shumë do të sulmojnë nga ajri duke asistuar për forcat ushtarake që janë në fronte për të luftuar këto forca.