NUK DO TË LODHEM KURRË. Skender Laze Trebeshina.

NUK DO TË LODHEM KURRË

Ti më premtove, se do të vije patjetër,
dhe unë të prita plot gaz e shend.
Ngaqë s’erdhe, po të shkruaj këtë letër
dhe do të ta nis me ndonjë një shpend.

Të t’rrëfej, ç’ka s’të thash me gojë
sa shumë të desha, të të rrëfej.
Me ca rrahje zemre, letra do t’vijojë,
dhe me ca pika loti, më tej…

Por ti mos u trishto për lotët e valët,
që k’të letër e kanë lagur krejt,
Se, lotët mike, i derdhin të gjallët
dhe kjo do të thotë se jam ende në jetë.

Sa të jem në jetë, dhe përtej saj
s’do lodhem kurrë duke të pritur .
Universit për ty, do t’i bie skaj më skaj
nëse ende tek unë, s’do të kesh mbërritur.

Sytë më ngelën drejt qiellit, lart.
Pres të kthehet shpendi lajmëtar,
të lexoj “ të dua”, atë fjalën e artë
me shpirt e thënë, me zemër e shkruar!