Nje Veshtrim mbi historin e rajonit te Beratit… Nga Dilaver Xhelili.

Kryeqendra: Berati.

Berati është një ndër qytetet e rrallë, i cili i takon agimit të njerëzimit.
Një kohë, kur ujrat rridhnin të pakontrolluara dhe shkatërruese, në këtë zonë u krijua një masiv shkëmbi, i zbuluar nga natyra në sajë të këtij lumi, i cili duket të jetë vënë posaçërisht për të mirëpritur një qytet ku jeta filloi të organizohej për më shumë se 2400 vite.
Ky qytet, rezultat i fantazisë së rafinuar, tërhoqi poetët të shkruajnë dhe piktorët të pikturojnë.
Qytetet si Berati kanë një gjenezë jo të thjeshtë. Periudha e para-qytetërimit zgjati gati dymijë vjet. Zbulimi në muret e kështjellës, i dy çekanëve prej guri dhe mbetjeve metalike (përbërë prej bakri dhe bronzi), që i përkasin fillimit të periudhës së bronzit (dymijë vjet para Krishtit) e provojnë këtë. Zbulimet e mëvonshme të shumë pjesëve prej qeramike, tregojnë shtimin e ngulimeve të bëra në këtë qendër, derisa në shekullin e IV para Krishtit vendi u transformua në një kështjellë në kodër djathtas lumit Osum, e cila shënoi origjinën e qytetit. Kështjella me bazamente ilire, u ruajt në shekuj dhe në shekujt VI, XIII, XV e XIX u modifikua. Si e tillë ajo nuk është vëtëm një ndër kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv gurësh, i cili ofron një varietet stilesh e kontributesh të epakave të ndryshme, si asaj Ilire, Romane, Bizantine, Shqiptare e Otomane.
Gjithmonë së njejtës periudhë (shekulli IV para Krishtit) i përket edhe një tjetër kështjellë ajo e Goricës, e pozicionuar në kodrën përballë, duke krijuar një fortifikim të dyfishtë në të dy anët që zbresin drejt lumit. Rezultat i këtij fortifikimi nuk ka qenë vetëm mundësia për të dominuar zonën, por edhe për efekt dekorativ për pamjen: Kodrat ngjajnë si mbretër me kurorat mbi koke, të fomuara nga kështjellat e bardha.
 Por, përveçse ka një larmi kulturash , Berati ka një pasuri arkitekturore të jashtëzakonshme. Kjo është arma më e fuqishme e qytetit për t’u vizituar. Berati mendohet se është i pari dhe i vetmi qytet shqiptar që ka “gërvishtur” arkitekturën deri në kockë. Harmonia e qytetit është e veçantë, arti i ndërtimit ecën njësh me terrenin sikur të kishin lindur ashtu që në fillesat e universit. Për të qene me të qartë dhe për ta kuptuar më mirë origjinën dhe të kaluarën e qytetit duhet që të njohim paksa historinë e tij. Berati është një ndër qytetet e rrallë, i cili i takon agimit të njerëzimit.

 Mangalemi dhe Gorica

Mangalemi dhe Gorica, janë dy lagje të qytetit të Beratit që dallohen për harmoninë me terrenin në të cilën janë ndërtuar, duke shfrytëzuar mjeshtërisht gjuhën arkitektonike. Këto lagje së bashku me kështjellën, akoma të banuar, përbëjnë tre komplekset më karakteristike të qytetit.
Kompleksi i lagjes « Mangalem » është gur i çmuar në artin e ndërtimeve, në të cilën kompozimi harmonik i shtëpive ka arritur një nivel të lartë. Ka formën e një piramide elegante që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. Ky kompozim, kaq i madh në volum aq sa delikat në kompozimin e saj, karakterizohet nga një transparencë  për shkak të numrit të madh të dritareve, nga e cila merr emrin «qyteti i një mbi një  dritareve». Vizitorit i tërheqin vëmendjen rrugicat, të cilat edhe pse janë të «fshehura» kanë një bukuri të jashtëzakonshme. Shumë intime, me errësirën e tyre këto rrugica duket sikur sfumojnë godinat e lagjes. Rrugica si këto nuk mund të harrohen me lehtësi.

Gorica

Gorica është lagjja përballë Mangalemit që nuk prshkohet kurrë  prej rezeve te diellit gjatë dimrit. Lagjet e tjera të qytetit janë në pjesën e djathtë të lumit Osum, ose përeth kodrave, konfiguracion, i cili i jep qytetit pamjen e një amfiteatri.

Kuçova

 Kuçova është një qytet industrial i ndërtuar mbi një tokë naftëmbajtëse. Ajo shtrihet midis zonës naftëmbajtëse dhe kodrave të qytetit. Kuçova quhet dhe ndryshe “Qyteti i Gjelbërt”, për shkak të pemëve, siç janë pishat, palmat dhe shumë të tjera, të cilët janë mbjellë me qëllimin që të filtrojnë ajrin e ndotur nga përpunimi i naftës. Qyteti i Kuçovës nuk njihet vetëm për naftën, por edhe për vlerat muzeale që ai ka prej kohes se   ilirëve.

Kjo trevë ka qënë vendbanimi i hershëm ilir i fisit desaret. Nga gërmimet e 
bëra në periferi të qytetit të Kuçovës (Në komunën Perondi ku ndodhet sot Kisha 
e vjetër e Shën Nikollës) del se kjo trevë ka qënë një vendbanim i lashtë me një 
kulturë të zhvilluar, gjë që vërtetohet nga mënyra e ndërtimit të shtëpive dhe e 
shëtitores për banorët e saj. Kjo shëtitore ka përmasat e një bulevardi të 
vërtetë (10m gjerësi dhe 50m gjatësi) të shtruar me kalldrëm e me gurë të 
gdhendur bukur. Po kështu në kodrën e Omurit në verilindje të qytetit, janë 
gjetur punime mbrojtëse ilire e mbi të gjitha një pishtar (i ekspozuar në muzeun 
e Beratit), i cili shërbente për të sinjalizuar rrezikun armik nga njëra kala në 
tjetrën si dhe në të gjithë zonën. Nga gërmimet e bëra në vitet ‘40 – ‘50 të 
shekullit të kaluar u nxorrën në sipërfaqe amfora, shpata e mburoja të kohës 
ilire. Në kohët e Mesjetës është shfrytëzuar për interesa jetike të 
banorëve vendas edhe nafta e dalë në sipërfaqe me vetërrjedhje. Në fund të
viteve 1700 – fillimi i viteve 1800, banorë kuçovarë si fiset e vjetra të
Brisqeve apo të Skurove e më vonë të Kurtëve, kanë shitur naftë bruto për
myzeqarët, të cilët e përdornin për bucelat e rrotave të qerreve si vaj
grasatues e më pas për djegie.
Në vitet e Luftës së Parë Botërore, në
periferi të Kuçovës (aty ku sot janë varrezat e qytetit) u vendos një repart
ushtarak austriak. Në vitin 1916, një inxhinier gjeolog, pjesëtar i këtij
efektivi vuri re se uji i përroit që rridhte nga kodra e Omurit vinte me naftë.
Pasi e shëtiti më këmbë vendin ai arriti në përfundimin se Kuçova ishte një vend
me pasuri të mëdha nafte. Këtë fakt ai e bëri publik në vitin 1918. Që nga viti
1918 e deri në vitin 1924, në Kuçovë erdhën shumë shoqëri kërkuese nafte si AIPA
(Azienda Italiana Petroli Albania), një shoqëri Anglo-Persiane, Shoqëria
Amerikane e Naftës si dhe shoqëri franceze etj. Në vitin 1928 në vendin
që sot quhet “Dikatër” u shpua e dha naftë pusi i parë në Shqipëri. Që nga ky
moment Kuçova u hodh në hartat gjeologjike të botës si vendburim nafte dhe më
vonë edhe në hartat politike dhe ushtarake. Që nga viti 1928 e deri në vitin
1943, vendburimi i Kuçovës u shfrytëzua nga shoqëria italiane AIPA. Kjo shoqëri
bëri marrëveshje me qeverinë e Mbretit Zog I, që nëse prodhimi i naftës në vit
do t’i kalonte 50 000 tonët, kjo shoqëri do të ngrinte në Kuçovë një rafineri.
Por ndonëse prodhimi i kaloi 170 000 tonët, rafineria nuk u ngrit, përkundrazi
nafta e nxjerrë nisej për t’u përpunuar në Itali. Në historinë e Shqipërisë,
Kuçova përmendet edhe si qyteti ku është organizuar greva e parë e punëtorëve në
vitin 1936.

Ura- vajgurore 

Rrënojat e këmbëve të urës së ndërtuar me stilin e asaj të Gorices gjenden si dëshmitare të ekzistencës së hershme të banoreve të parë që hodhën themelet e qytezës së mëvonshme. Qyteti i sotëm e ka origjinën nga shpërngulja e banoreve të fshatrave përreth gati 100 vjet me parë. Ndërtimi i urave në periudha të ndryshme të historisë në brigjet e lumit ka qenë vazhdimësia e jetës së qytetit, e njohur me emra të ndryshëm, si “Ura e Hasan Beut” etj, por emri ekzistues vjen nga një urë në çimento e hekur, që besohet të jetë ndërtuar nga italianët që e përdoren për kalimin e tubave të naftës që nga Kucova ne drejtim të Vlores, banorët e quajnë Ura e Vjetër. Sot është një qytet i vogël provincial, me jetën e tij normale, nyje kalimi mes Beratit e Kuçovës.Qyteti shtrihet qe nga kodrat poshte malit te Shpiragut e deri ne anet e Osumit. Relievi është i perzier, mbizotëron ai kodrinor  dhe fushor  ne bregun tjetër te lumit Osum

Popullsia është e përbërë nga një përzierje mes vendasve që janë në krahun kodrinor të qytetit, me mbiemra kryesisht me origjinë ortodokse dhe pjesës tjetër të viteve 1960 e në vazhdim, të ardhur nga fshatrat sipër Beratit,

Qyteza eshtë e njohur  për shfrytezimin e gurit gerqerore.  Aktivitete kryesore janë nxjerrja e perpunimi i gurit dhe nënprodukteve te tij, tregtia, transporti ,disa kompani te industrise se lehte etj. Nuk ka zhvillim proporcional me burimet natyrore dhe potencialin human qe disponon. Burimet kryesore te jeteses janë punesimi ne kompanite private lokale, ndihma ekonomike sociale dhe te ardhurat nga emigracioni. Infrastruktura rrugore ka pesuar një permiresim ne vitin 2015 ne pjesen e rruges Lushnje – Berat , por jo ne rruget e brendeshme  te qytetit te cilat vazhdojne te vuajne mungesen e mirembajtjes dhe investimeve.

Poliçan

Qyteti është ndërtuar në vitet ’60 nga qeveria komuniste, qëllimi i së cilës ishte të krijonte një qytet industrial për prodhimin e armëve dhe municioneve.  Lindja  e  qytetit  të  Poliçanit  ka  mbetur  e fiksuar  në  kujtesën  e  banorëve  vendas,  si qyteti që zbuti pasojat e krizës ekonomike të zonës  dhe  ushtroj  ndikim  të  ndjeshëm  në përmirësimin e gjendjes materiale dhe rritjen e nivelit të jetesës së saj. Poliçani  ka qene një  fshat  i  vogël  për t’u  transformuar  më  vonë  në  një  qytet industrial. Në vitin 1961-1966 u kthye në një kantier  ndërtimi,  me  objektiv  ngritjen  e Uzinës  Mekanike  për  prodhime  ushtarake, që  më  vonë  do  të  formonte  Kombinatin Mekanik Ushtarak i  cili ndodhet  në pjesën jugore të qytetit. Me  fillimin  e  prodhimeve  ushtarake, thithjen  e  një  fuqie  punëtore  të konsiderueshme nga disa rrethe të vendit, në vitin  1966-1967  u konsolidua  qyteti  i Poliçanit  me  një  bazë  të fuqishme  të industrisë mekanike dhe asaj ushtarake.

Qyteti ndodhet në lartësinë 519 mbi nivelin e detit, por prania e lumit Osum i jep qytetit një klimë të tipit mesdhetar, me të katra stinët.

Natyra e Poliçanit është e larmishme dhe komplekse, ajo përbëhet nga fushat, luginat, kodrat e deri tek majat më të larta e të thepisura të mbuluara nga dëbora në 5-6 muaj të vitit. Relievi i Poliçanit shtrihet nga lartësitë rreth 200 m mbi nivelin e detit në luginën e Osumit deri në 2417 m në majën  e malit te Tomorit “Çuka Partizane”.

SKRAPARI

Sipas dëshmive arkeologjike ,jeta qytetare në territoret e fisit ilir të Desaretise ka pasur nje zhvillim të madh.
Pjesë e këtij territori mendohet te kete qene dhe qyteti ilir I Zelenckes. Ky qytet konsiderohet nga arkeologët si ai që i dha emrin Çorovodës aktuale.
Kjo lidhje është e bazuar në objektet e shumta të gjetura,si dhe ne numërin e madh te toponimeve.Qyteti i Zelenckes ishte ndërtuar në dy anëte lumit Osum,
të lidhura së bashku nga Ura e Sharoves,kolonat e te cilave ruhen akoma edhe sot, 1.5 m të larta. Mbi keto u ndërtua pastaj dhe ura ekzistuese.
Vetëm në shekullin e VI pas Krishtit gjatë periudhës së pushtimeve barbare, ky qytet është përmendur, por tani me një emër tjetër: Cernovode (Uje I zi),
Çorovoda sot. Jeta në këtë kohë u organizua në kështjellën mbi qytet.. Disa prej kështjellave më të famshme në historinë e territorit të Skraparit janë:
Kalaja e Lavdarit, Dhoresit, Bregu i Koronit ne Bargullas dhe ajo e Prishtës.Kalaja e Skraparit është ndërtuar në majë të Kodrës së Ceroves e cila është
neanen e  kundërt të qytetit, dhe është e ndarë nga rjedha  e lumit Osum. Një tregues tjetër i, vazhdimësise se jetës në Mesjetë në Skrapar, është ndërtimi i Hamameve.
Tipike te zonës janë banjot Turke ne fshatin Slatinje , 5 km në jug-perëndim të Çorovodës. Studiuesit mendojnë se këto banja janë unike, jo vetëm ne Skrapar,
por në të gjithëvendin. Gjithashtu prania e një rrjeti rrugor ndër-rajonal konfirmohet nga prania e urave të shumta, të cilat karakterizohen nga
konstruksione solide teknike te ndertuara me gure dhe harqe.Për shkak të rëndësisë së tyre strategjike përmendim uren e Kasabashit dhe ate te Sharoves.
Ato mendohet të kenë qenë ndërtuar rreth shekujve të XVI -XVII.Ndërtimi i këtyre urave ka lehtësuar komunikimin me provincat fqinje.
Element te rendesishem per kulturen ne treven e Skraparit perben edhe veshja popullore.Ne kete veshje dallohen tipare te hershme te cilat
I shohim me shume tek guna. Nje tjeter element I kesaj veshje ka qene mengorja,kemisha ,takia,qeleshja,qylafi,fustanella,xhokja,tirqit,
opingat prej lekure kafshesh. Keto jane disa nder elementet kryesore te veshjes se burrave nga Skrapari.Nersa ne veshjen popullore te grave te Skraparit
jane element te tille si jeleku,tumanet,fustani,kemisha,shamia,perparsja dhe corapet qe perbejne nje larmi te kostumeve popullore .

Dilaver Xhelili