NJË SEMINAR ME SHUMË VLERA PËR MËSUESIT E GJUHËS SHQIPE,NË KROACI, SLLOVENI E ITALI.

NJË SEMINAR ME SHUMË VLERA PËR MËSUESIT E GJUHËS SHQIPE,NË KROACI, SLLOVENI E ITALI.
Me ftesë të Ministrisë së Diasporës së Kosovës e në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit e Sportit të Shqipërisë u mundësua realizimi i seminarit dy ditor në Pula të Kroacisë,me mësues të shkollave Shqipe, dt,29/30 Tetor 2016.
Qëllimi i këtij seminari ishte organizimi dhe institucionalizimi i mësimit plotësues në këto vende nëpërmjet dërgesave me libra ,revista e organizime takimesh duke mbështetur financiarisht atë si edhe realizimin e eskursioneve për fëmijë e konkurset e dijes në këto vënde ku funksionojnë shkollat Shqipe.
Bashkëpunimi rajonal ndërmjet mësuesvë Shqiptarë të këtyre tri vëndeve, pasqyroi nevojën e ngritjes profesionale në njohjen e metodave praktike të mësimdhënies e vështirësitë që dalin në punën me grupe.
Arritja dhe realizimi i këtij takimi me një program të shkurtër dëftues për nga temat që u trajtuan,krijoi tek mesuesit jo vetëm kënaqësinë e të qënit të pranishëm.por për më shumë,ndjejnë nga afër mbështetjen e institucioneve të arsimit të Kosovës dhe të Shqiperise për sa i përket trajnimeve e kualifikimeve si ky në fjalë.
Në mënyrë të veçantë u vu theksi në njohjen e këtyre kualifikimeve nga sistemi arsimor Kroat, Italian e Slloven.
Në seminar morën pjesë nga Italia mësueset Violeta Dervishi,(Milano); Erida Çela Perlala presidente e shoqatës Sportive (A.S.D/ Padova)e anëtare e k.drejtues të FNAI. Mësueset Tana Laçi e Serenella Musaraj (Lecco) e nga Brescia;Petrit Aliaj, aktivist i organizatës vullnetare(ODV)” InterAction”
shkolla-kroaciNdërsa nga shkolla shqipe në Treviso merrnin pjesë z,Beqir Çikaqi e Bajram Desku ;Bassano/Grappa z,Ragip Thaqi e Avdi Beqiri , nga Montebello z,Faik Tafolli e zj,Edlira Shehu.
Shtoj se mjaft nga mësuesit e shkollave Shqipe në Fermo,Senegallia,Rovereto etj,nuk ishin të pranishëm në këtë seminar për mungesë të vlerësimit jo të duhur për ti njoftuar në kohë ata (mësuesit )nga personat e ngarkuar .Vlen për tu permendur edhe mungesa e përfaqësuseve të shkollës Shqipe “Skanderbeg”në Parma e asaj në Asti/Pistoja .
-Gjthçka e në veçanti për mësuesit e shkollave Shqipe në Itali ,theksoj se përveç aspektit të tyre vullnetar e human nuk kanë asnjë lloj mbështetje, qoftë kjo morale apo finanziare nga Shqipëria apo njerzit tanë që merren me biznese këtu në Itali .
.Ndërsa e kundërta ndodh në Kroaci e Slloveni ku komunitet Shqiptare atje janë të mirë organizuar e të mbështetur nga komuna në sajë të programerve që ata detajojnë për shkollat . Përkatësisht në Kroaci ka një këshill kombëtar të mësuesve ,e ndërsa në Slloveni vepron“Lidhja e Mësueve” me të cilët patëm nderin të takoheshim e të mësonim përpjekjet e tyre në drejtim të shkollimit të fëmijëve Shqiptarë e të ndihmesës që jepnin biznesmenët Shqiptarë në këto vënde .
-Senzibilizimi i prindërve, nxënësve dhe shoqatave në këto vende për nevojën dhe rëndësinë e shtimit të nxënësve ,frekuentimin në mësim si dhe moskuptimit e kërkesave të mësusesve për tu ndihmuar nga prindërit e në veçanti nga shoqatat,lidhjet ,bashkësitë e organizatat shqiptare për bashkëpunim organizim e sensibilizim në realizim të këtij misioni sa të vështirë e aq të domosdoshëm në mbrojtje të gjuhës sonë nga asimilimi .
Përsosja e metodave të rritjes së rolit të mësuesit në mbrojtjen e dinjitetit te tij, u pa si përparësi e punës vetmohuese e atdhetare e vullnetare të tyre.
seminari-kroaciPandashmërisht u cilësua se me rritjen e kërkesave të shkollave e pandashmërisht atë të presionit mbi qeveritë tona për të kanalizuar e ndihmuar në zgjidhjen e të drejtës për të mësuar gjuhën amtare kushdo Shqiptar në vend të huaj.
Interesimi e bashkëpunimi në realizimin e këtij seminari,ishte edhe pjesmarrja në të e përfaqësuses nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (sektori i diasporës ) i zonjës ,Anila Ferizaj me të cilën shkëmbyem vlerësimet tona në drejtim të realizimit të këtij takimi e sidomos bashkërendimit në evidentimin e mësuesve në diasporë e mërgatë ..Evidentim i cili do të kryhet në bazë të një formulari që Ministria e Arsimit e Sportit ka vënë në dispozicion për këtë qëllim.
Më këtë rast përshëndes të gjithë drejtuesit e aktivistëtë e bashkësisë Shqiptare në Pula për pritjen ,kushtet,organizimin dhe krijimin e një atmosfere tepër vëllazërore të cilën e përjetuam në mbrëmjen e mrekullueshme në sallën e Hotel Restorant” Pula”
Në këtë mbrëmje brilante deri vonë në mesnatë, soprano e mirënjohur Shkodrane, Benardina Mjeda me zërin e saj melodios e duke luajtur në tastierë Pula (Kroaci).
na dhuroi buqetat e këngëve më të bukura Shkodrane e serenatat e mrekullueshme Korçare .

Petrit Aliaj.
30/10/2016