Një psherëtimë për.. lumturinë. Muzeu i Arteve të Bukura në Boston. Nga Namik Selmani

Një psherëtimë për.. lumturinë
Duke vizituar Muzeun e Arteve të Bukura në Boston
Nga Namik Selmani

Në të vërtetë sikur nuk shkojnë të dyja këto simbole të jetës njerëzore, të emocionit të përditshmërisë që të vijnë edhe pa i ftuar edhe pa trokitur në zemrën në sytë e tu që karvanojnë në të tjera vise , në të tjera vende dhe kultura. Por kur e sheh nga afer (madje që nga pamja e jashtme) Muzeun e Arteve të Bukura të Bostonit e sheh se ke prekur një pjesë të madhështisë njerëzore, të lumturisë që të jep çasti i bukur dhe i bekuar.. Të asaj lumturie që nuk është tek bukuria, shkëlqimi dhe lumturia që të jep blerja e një makine të re , të një shtëpie të re, të një dhurate, por tek ajo majë ku arrin forca e njeriut kur ai bën artin e jetëgjatësisë dhe të jep frymën e një kombi, të një kohe që ka ikur në kalendar, po ka mbetur e gdhendur aty te ARTI. Dhe duhet në çast që të mbash frymën nga ajo që sheh që ndjen, por edhe ta ruash pak për atë që ti nuk e ke parë akoma.
Fundshtatori bostonian na dha të papriturën e bukur që rrallë jetohet në jetë. Po vizitonim Muzeun e Arteve të Bukura të Bostonit, të Bostonit ku pak më larg tij ishte Universiteti i Harvardit ndër më të mirë në botë. Po edhe ky Muzeum ka mjaft kurora në jetën e tij në rrugëtimi e tij historik jo vetëm Bostonian, por edhe më gjërë .
Muzeu i Arteve të Bukura në Boston, Massaçusetts, është Muzeu i katërt më i madh në Shtetet e Bashkuara. Ai përmban më shumë se 450000 vepra arti, duke e bërë atë një nga koleksionet më të plota në Amerikë. Në të vijnë më më shumë se një milion vizitorë në vit. Është muzeu i 55-të më i vizituar në botë që nga 2014.
Muzeu u themelua në 1870 dhe u vendos në vendin e tij të tanishëm në 1909. Muzeu është i lidhur me Shkollën e Artit të Muzeut të Arteve të Bukura. Ishte një nga ato ditë të veçanta që nuk mungojnë asnjë herë në jetën sociale politike kulturore të Amerikës ku do të veçonin Ditën e Falenderimeve, Ditën e Nënave, Ditën e Festës së Amerikës. Ajo ishte Dita e Muzeumeve dhe mijëra njerëz të moshave të ndryshme ngjiteshin e zbrisnin shkallët e mjediset tërë dritë të këtij Muzeu gjigand. E në një ditë të tillë kur brezat kuvendojnë me historinë me artin, ia vlente që të zgjidhej pikërisht ky muze për t’u vizituar.

Në të paktën 3-5 orë që vazhdonte vizita (sa pak për një muze të tillë!) të shpalosej para teje arti i pikturës, i skulpturës, i dezainjit, fotografisë, aplikacionit, gdhendjes, thurjes, ngjyrës
Të dilnin 3000 vjet art që nga antikiteti deri në ditët tona. Të dilte arti afrikan, kinez, françez, italian, amerikan, spanjoll arab, egjiptian, grek, etrusk, i fisit Maja të Meksikës. Të dilnin veprat e Rilindasve, të antikitetit, ato moderne, impresionizmit. Në katin e parë , ashtu si bëhet në muze të tilla me një profesionalizëm të jashtë zakonshëm, një librari e madhe të afronte botime për Muzeun, për autorët që përfaqësosheshin aty, relike e tj. Në secilën pasaportë objekti të paraqitur ishin vitet, autorët disa fabula dhe informacione për historikun e tyre. Pa dyshim në çdo galeri kishte dhe cicërone mjaft të përgatitura për detaje nga më të hollësishmet.
Në të shihje violinën e prodhuar nga duart e të famshmit STRADIVARI, pikturat e shquara të El Grekos, Rembrandin.. Në të ka 53 galeri që mund të quhen Muzeume më vete e që ekspozojnë artin nga epoka para Kolumbisë deri në shekullin e 20-të. Niveli i dytë është, ndoshta, pjesa më e pasur tërheqës. Një galeri e tërë i është dedikuar John Singer Sargent-it, duke përfshirë pikturën e tij portreti The Daughters of Eduard Darley Boit.
E vendosur në veriun e muzeut, koleksioni i artit evropian përfshin shekujt nga Mesjeta deri në shekullin e 20-të. Pikat kryesore të ekspozitës evropiane janë padyshim impresionistët dhe post-impresionistët, kryeveprat e Degas, Gauguin, Renoir dhe Van Gog, si një koleksion mbresëlënës i Monets (një nga më të mëdhenjtë jashtë Parisit).
Hap pas hapi në shumë galeri në shumë stenda të shoqëronte mistika e jetës, mjaft piktura, skulptura që kishin temën e fesë, të amëshimit, të historisë së krishtërimit, te budizmit. E ti duhet të ndalje pak më gjatë tek to për të kapur fabulën.
Koleksioni i artit aziatik përfshin eksponatet në dhomën e qetë të tempullit budist. Në pjesën juglindore të muzeut, koleksioni i arteve të lashta të MFA mbulon gjithashtu një spektër të madh gjeografik, duke përfshirë edhe dhomën e mumjes në galeritë egjiptiane.
Lindja e Artë për Artin Bashkëkohor është plot me surpriza. Dashuria e klientëve të muzeut është Blaçk River, një fasule fantastike e furrës së kapakëve të shisheve të hedhura nga ana e artistit ganez El Anatsui.

Brenda kohës së vizitës shihje në të njëjtën kohë emocionin e dashurisë, të lindjes, të dasmës, të gëzimit, të dhimbjes, të luftës, fitores, të luksit dhe të varfërisë, të durimit dhe këmbënguljes deri në kufinjtë e të pamundurës.
Në planin e administrimit të muzeut të binte në sy përkyerja e një shërbimi.. Me mijëra vizitorë ecnin të heshtur duke respektuar njëri-tjetrin, të gjitha rregullat e vendosura në të. Që nga viti 1870 deri në vitin 2009 ai ka qenë në një godinë tjetër dhe në këtë vit pra gati 110 vjet më parë u vendos në këtë godinë. Një mrekulli më vete në arkitekturë ky objekt.
Aty ishte në mënyrë të përkryer ndriçimi, siguria, rregulli.
Duke ecur në mjediset e sallat e këtij Muzeu më erdhi në mendje dhe Muzeu i Luvrit në Paris . Bostoni kishte në një farë mënyre një “Luvër” i dytë amerikan në Boston. Mes rregullave të Muzeut ishte një që , studentët e artit  duhet të hynin në të pa biletë dhe ishte vërtet një gjetje. Një ulje për pensionistët.. Dhe të mos harrojmë se bileta për vizitë në të ishte mezatarisht 20-25 dollarë. Ndërkohë  m’u kujtua edhe një gjetje origjinale që kishin bërë administratorët e muzut të parë privat të Bostonit e të Amerikës, të Izabela Garnerit kishte eleminuar nga detyrimi i pagesës së biletes të gjithë vajzat e gratë e Amerikës dhe të botës që quheshin Izabela. Muzeu ishte edhe një institucion edukimi për nxënësit e vegjël të cilet aty bënin skica, zhvillonin mësime për artin.

…..Kur dolëm nga muzeu ishte diell. Një diell që ia kishte zënë vendin një shiu të fortë , të rrebeshtë që kishte rënë një ditë më parë dhe që të jepte përshtypjen se nuk do të mbaronte. Jo, nuk ishte dielli që na hynte në sy. Një diell tjetër kishim lënë pas në atë muzeum të vërtetë brenda një kryemuzeumi sic eshte Muzeu i Arteve të Bukura të Bostonit. Një foto para ndërtesës së tij duhej bërë. Duhej kujtuar data, dielli, emocioni, klithma e gëzimit brenda vetes që të vjen rrallë në jetë ndërkohë që të tjerë njerëz që nga dhjetra foshnja (meqë ishte ditë e shtunë, mbase dhe prindërit i kishin marrë me vete) po ngjisnin shkallët e tij. Po, duhet të vinim sërish te ky muze se ai nuk mund të shikohej me dy, tre orë ose dhe me 5 orë . Të paktën disa sekonda të rrije mbi seçilin objekt, duhet të doje më shumë kohë .
Aty e lamë Muzeun Gjigand të Artit në një kuvendim të afërt e të largët . Kishte 150 vjet që kishte hapur dyert e pambyllur në vitet që do të vinin.
Po e lidhja një çast me krijimin e Parkut Publik të Bostonit ndër të parët në Amerikë, me një arkitekturë të rrallë. Po kujktoja varezat e tij ku para pak muajsh ulëm kokën me nderim para varrit të poetit amerikan Longfelloit që përjetësoi me artin e shkronjës heroin tonë Kombëtar Skënderbeun me poemën e tij. Janë Muzeume që i bëjnë nder jo vetëm një qyteti si: Bostoni, Amerikës, por dhe mbarë botës
…E ndaj nuk është turp që të psherëtish nga lumturia kur zbret shkallët e tij. Jo, nuk është turp se arti që bën njeriu jeton më gjatë se ti, se lumturia jote, se një ose disa breza njerëzorë .
Boston, 23 shtator 2017