NGA PROJEKT-IDE NË REALITET,,, Nga Artur Vrekaj

NGA PROJEKT-IDE NË REALITETMini Stema
Qëndra Komunitare Shqiptare e Hartford,CT ka marrë dhuratë nga kompania e transportit Dattco një minibus ( Wheelchair Van), që do të dërgohet po si dhuratë nën kujdesin e Qëndrës për persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri.
Falë punës këmbëngulëse të presidentit të Qëndrës Artan Martinaj dhe Përfaqësuesit tonë në CT State House zotit Angel Arce, Albanian Community Center ka marrë tashmë mbështetjen e agjencive shtetërore të qeverisë vendore, si dhe të kompanive private për të përmbushur projekte të tilla komunitare në fushën humanitare.Mini Bus
Bazuar edhe në projektin humanitar për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara fizike në Trojet Shqiptare Albanian Community Center po punon për të dërguar në Kosovë edhe një sasi karrocash për personat me aftësi të kufizuara.
Kushdo që ka dëshirë të bëhet pjesë e këtij projekti humanitar , individ apo organizatë Shqiptare në SHBA lutemi të ndihmoni sipas mundësive tuaja edhe për karroca sportive të përdorura ( used basketball wheelchairs) për personat me aftësi të kufizuara për ti dërguar me këtë mjet transporti pranë degëve të PAK me të cilat Qëndra Shqiptare është në kontakt.
Mirënjohje për këdo që ka ndihmuar dhe do të ndihmojë më tej për ta përfunduar me sukses dërgesën e parë humanitare të Qëndrës sonë pranë degëve të PAK në trojet Shqiptare.