Nese nuk integrohemi me njeri-tjetrin nuk kemi per tu integruar kurrë në Evropë. Opinion nga Elena Kocaqi.

Shqipëria tu japi SHTETESINE Dardanëve dhe te gjithë Shqiptarëve.

Shqipëria duhet tu jap shtetësine të gjithe shqiptarëve, duke filluar urgjent dhe pa shumë procedura burokratike nga shqiptarët e Dardanisë, që e kanë edhe me te domosdoshme për levizjen e lirë. Eshtë detyrim i shtetit amë qe te kujdeset për shqiptarët kudo që ata janë dhe kjo shtetësi duhet tu japi vetëm të drejta per ta dhe jo detyrime, me qellim qe ne ti ndihmojmë ata. Te njëtën gjë kanë bërë edhe shtetet e tjera, rasti Rumani- Moldavi, Bullgari-Maqedoni, sic ua ka dhënë Serbia, serbëve të Dardanise etj. BE nuk ka plane afat shkurtër që të pranoj rajonin dhe sidomos shqiptarët, keshtu qe se pari shqiptarët duhet te japin dorën te ndihmojnë njeri- tjetrin dhe hapi i dyte do të ishte heqja e doganave për qarkullimin e lire te mallrave. Shqiptarët nuk mund ta blejnë BE, as me det dhe as me tokë, se e vetmja gjë qe kanë nevojë nga ajo eshte lëvizja e lire, që mund te sigurohet edhe me shtetesinë shqiptare. Nuk mund te shantazhohet Shqipëria te fali detin, se do te hapi negociatat se edhe Turqia ka mbi 50 vjet qe ka nënshkruar asocimin dhe ende nuk është antare. As Dardania nuk mund të shantazhohet te fal territorin për viza, kur hallin e ka Mali i Zi, se ja ka vënë kusht BE, siç ja ka vënë Shqipërise. Kufiri do demarkuar se kjo është normale por në bazë të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar dhe jo mbi bazën e shantazheve. Mali i Zi po shfrytezon rastin që të bëj realitet ëndrrën 130 vjecare, te aneksimit te atij rajoni qe nuk ja mori dot as osmanëve dhe as serbëve dhe po e merr nga vet shqiptarët, ne shkelje flagrante te ligjit ndërkombëtar. Pra ka ardhur koha qe klasa politike në Shqipëri dhe Dardani, te shikoj interest e shqiptarëve. Te bashkuar dhe të forte na i ka nevojën BE dhe kemi për tu integruar shumë shpejt por të ndare, të përcarë dhe të dobët nuk i nevojitemi askujt. Kemi burime natyrore sa nuk ka asnjë komb në Ballkan dhe Evropë dhe po ti vëmë në pune ato dhe te bashkëpunojmë me njeri-tjetrin, nuk ja kemi nevojen askujt. Lerini endrrat me sy hapur Evropa eshte ketu ku jemi, kemi plotë por nuk dime ti gëzojmë, përdorim dhe mbajmë këto që kemi. Nese nuk integrohemi me njeri-tjetrin nuk kemi per tu integruar kurrë në Evropë.