NËNA… Vargje nga poeti Veron Hoxhaj.

NËNA
Me shpirtin e lidhur mbi zinxhira,
Kërcasin nofullat mbi acar,
Me mjergullën ne sytë e verbuar,
Ku vet Nënë mbi bor pse po vuan.?

Ne gjirin e saj në një zhake,
Te shkoqurat i ruante për hall,
Dollapi,nuk kish as thërime,
O zot fëmijët çdo hanë.?

Me borën rrëcoke, rrëcoke,
Sa vinte dhe mbyllesh mbi pllajë,
Te kuisura nga larg uqërish dëgjoheshin,
Po Nëna mendonte evlanë.

Me kokën e ulur vazhdonte,
Me këmbën në çizmen e çarë,
Mbi kodër me sy pa qytetin,
Si shqipja shkoj në dyqan.

Shikonte banakët e mbushur,
Po dora s’ja kishte paranë,
Psonisi sa lek kishte xhepi,
Dhe nisi rrugën për fshat.

Po rruga kish humbur nga bora,
Fëmijët e prisnin në fshat,
Mundohesh rrugëtonte e gjora
Po dita po kthehesh në natë.

Fëmijë nuk pritën po dolën,
Thërrisnin o Nënë duke qarë,
Tufani sa vinte dhe shtojësh
Nëna mbi bor hiqesh zvarrë.

Gjunjët me nuk punonin,
Dhe bora se linte mënjan,
Një zë nga fhellësia e largët,
Me Zotin Evlati bashkuar.

Ushqimet i futi poshtë xhokes,
Te mos qulleshiin fëmijët ti hanë,
Zëri sa vinte afrohesh,
Jam këtu bir po mos qaj.

Fëmijët u futën ne gjirin e Nënës,
Si klloçka që ngrohte evlanë,
Qe Nëna ilaçi i zemrës,
Më vetëm fëmijët se lan.

Veron Hoxhaj