NË VEND TË OPINIONEVE ! Nga Petrit Aliaj Itali.

NË VEND TË OPINIONEVE ! !

Për këdo që ka qejf të polemizojë e të shfryjë, se si e njeh dhe sa e njeh historinë e popullit të tij,apo të ndigjoj histori e opinione nga më të ndryshmet,sigurisht që është i lirë të argumentojë apo të shesi sa të dojë dhe si të dojë teoritë e veta . Fatkeqësisht ,ne shqipëtarët e kemi më të lehtë ti referohemi një copë letre të shkruajtur nga gjeneralë,Gjermanë.Italianë.Serb,Turk.Grek.Francez.Rus.e turli pseudo historianë shqiptarë të cilëve nuk ju intereson historia,gjuha, ,kultura dhe traditat e një kombi të copëtuar në 5 pjesë, Një komb i cili është rrullosur(pushtuar),sepse ishte paqedashës dhe është faktor paqeje në rajon. Një komb të pa respektuar të cilët duan ta tërheqin nga hundët me versionet e tyre se jemi pa histori, të një kombi i cili nuk mund të egzistojë në se nuk ka historinë e tij dhe gjuhën ..
.Një komb që historinë e pret që t’ja u shkruajnë të tjerët .të na lavdërojnë e të na ngatërrojnë ………. ah! E përse jemi të zot ? Jemi të pa zot, e të pa aftë për tu bashkuar.

Thonë që; gjuha shqipe nuk është autoktone, Dhe për fat të keq është Europa e Bashkuar që nuk na i njeh atë ,dërsa ne po bëjmë përpjekje të hyjmë në Europë (sikur jemi jashtë asaj).Të hyjmë në B.E me dy shtete që flasin shqip në shekuj ,sepse nuk na duan që të hyjmë si një shtet i vetëm.
Kishën tonë autoqefale na i mohojnë, aq sa në krye të saj drejton një ish kolonel Grek..me thesin e parave të investimeve për qeverinë greke,mbasi Shqipëria nuk ka priftërinj që të vihen në krye të saj.Edhe këtu askujt(dallkaukëve)l
nuk u intereson që ne të kemi kishën tonë autoqefale,ashtu siç na i lanë rilindasit tanë me F.Nolin në krye të saj.
Lloj, lloj,përpjekjesh bëhen të na mbyllin gojën .shkollat ,selfin detar,etj. .Provo të kalosh kufirin Serb me libra shqip ,sidomos me Abetaret tona se çfarë pasojash ke .
Guxo të hapësh një shkollë shqipe në Itali e të provosh se sa mund të duhet ti shkosh gjërave deri në fund, sepse nuk ke asnjë mbështeje.asnjë marëveshje në mes shtetesh,asnjë fond e askush nuk të ndihmon.

Kishim një shtet diktatorial e tani kemi dy shtete diktatoriale,demokratiko -anarkiste me “shqiptarë” por të ndarë nga një “mur i padukshëm” ndërmjet dy pushteteve me pushta e servilë të parave të pista.
Kujt i intereson që të mbetemi kështu .Kujt i intereson që Çamëria të mos egzistoj.
Kujt i intereson që,Lugina e Preshevës të mbetet vetëm një luginë bosh ,pa shqiptarë e tokat e saj ti blejnë Serbët etj.
Fatmirësisht ja arritëm të kemi dy shtete, me dy qeveri e dy presidenta, por me dy flamuj .një gjuhë ,një histori ,tradita të njejta dhe gjithmonë autokton në trojet tona .
Atëhere ,përse duhet të vazhdojmë të jemi të ndarë.
Të pa aftë e të heshtur edhe kur në Iliridë,patriotët tanë në qëndër të Shkupit ngrejnë flamurin Shqiptar.
Të pa aftë për të ndërtuar një shtet Federal.Për të rikonstruktuar një Kushtetutë .
Të pa aftë për të pasur një AKADEMI TË SHKENCAVE .
Të pa aftë që të përballemi me pseudo historianë,analistë e opinionistë të cilët lindin si kërpurdhat mbas shiut e, si pa dashje kërkojnë të na heqin disa figura kombëtare të cilët,mirë a po keq janë pjesë e historisë së kombit tonë shqipëtar.
Skëndërbeu ishte Serb! Skëndërbeu ishte Turk ! Thonë që nuk ishte shqiptar! Vojsava ishte Serbe ! Teuta ishte Kroate! etj me fjalët ishte, e është,vazhdojnë të mbushin kronikat televizive dhe faqet e gazetave tona nga Prishtina në Tiranë.
cfarë nuk thonë …!
Thonë që edhe Enver Hoxha ishte Grek!(nuk ishte shqiptar)Ishte agjent . Edhe Ali Pashë Tepelena ishte Turk ,Grek (nuk ishte shqiptar!) etj..
Thonë se edhe Lufta Nac-çlirimtare ishte një luftë civile në mes të shqiptarëve! E thonë kalemxhijtë e portofoleve ,ndërsa ne heshtim,edhe pse në shumë dokumenta të kancelarive në Europë e Botë, janë të shkruara se çfarë i kanë punuar këtij populli…
Dhe të tjerë(gjithmonë qoftexhijtë e historisë)thonë se; Shqipërinë nuk e shiti mbreti Zog tek Italia ,Ai vetëm firmosi që ajo të bëhej provincë e saj (pra të mos ekzistonte shteti Shqipëri)e të tjera teori nga teoricientë të paguar. Ka edhe nga ata të cilët populli i konsideron si jashtë qitje të tij që shprehen se ; Shqiptarët nuk duhej të luftonin për çlirim,por të pregatitnin buqetat me lule për këdo që shkelte e plaçkiste trojet tona. Pra simbas tyre,nuk ishte e nevojëshme të luftoheshin okupatorët “turistë”!
Këta teoricientë, pseudo historianë marrin guximin të na shpjegojnë se: Nazistët Gjermanë shkuan të luftojnë në Greqi ,e në teritorin Shqiptar ata kaluan si “turistë” me aparate fotografike me emërtime, tankse topa.etj etj..Dhe ne Shqiptarët, nuk duhet ti
luftonim ata .Po ,pse,luftohen turistët ??
Të tjerë shkruajnë se ne,nuk luftuam edhe pse ishin Grekët ata që zbuan çamët dhe “çliruan” “tokat” e mëmës së tyre , duke na i këmbyer varret e luftëtarëve grekë me varret e popullsisë autoktone shqiptare në Jug të Shqipërisë….
A KEMI FESTË TË ÇLIRIMIT ?
KUSH NA ÇLIROI NGA NAZI FASHISTËT ?
KUR ËSHTË DITA E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË ?

GËZUAR DITA E 29 NËNTORIT !
RESPEKT PËR TË RËNËT NË LUFTË ..
Historia lë të shkruhet e të flasë për kombin shqiptar me të gjitha ….
Petrit Aliaj.