NE SHQIPTARET, BALLKANIN E TE ARDHMES E SHOHIM NDRYSHE! Sulejman Abazi NESHAJ.

NE SHQIPTARET, BALLKANIN E TE ARDHMES E SHOHIM NDRYSHE!

Jemi te perfshire ne nje diversitet te larte te mendimeve dhe qendrimeve tona, ku hallin me shume se sa me te tjeret, e kemi brenda vetes tone.
Jane disa qindra portalet mediatike, qe punojne enkazi per te na goditur nga brenda dhe per te na therrmuar ne unitetin tone kombetar.
Ketij agresioni psiko – politik ia shton me shume efektet marrezia politike, qe shpesh shfaqet tek politikanet shqiptare.
Coroditja ndihet hapur dhe qarte edhe ne rrjetet e gjera sociale, ku e drejta e shprehjes eshte e lire.
Gjithesesi, pavaresisht kualiteteve dhe nivelit te analizave dhe mendimeve, nje gje del e qarte: Shqiptaret e vleresojne shume situaten ne trojet etnike dhe jane te interesuar maksimalisht drejt riorganizimit ne planin kombetar.
Por kete trajtim te shkurter, e kam perseri nga deklarata e ministrit te Mbrojtjes te Serbise, i cili nuk kercenon vetem shqiptaret, por edhe shtete perreth.
Daullet bien per politikanet tane mendjengushte dhe te paafte, te cilet rast pas rasti, po i shkaktojne deme kombit.
Edhe pse duket sikur qeverite shqiptare ecin ne rruge “te orientuara”, problem mbeten vet politikanet, te zhytyr ne korrupsion moral, politik dhe financiar, duke dhunuar interesat kombetare per shkak te kriminalizimit te tyre.
Perball tyre, qendron nje popull dhe nje komb, qe mendon ndryshe nga ata.
Serbise i jane zene te gjitha rruget dhe do ta njohe Kosoven “si çeçua me nje kembe”.
Keshtu i themi ne nga Laberia.
Ne shqiptaret zgjidhjen e kemi ne dore, nese vjen nje kohe me probleme.
Bashkimi i Kosoves me Shqiperine ia djeg te gjitha planet djallezore Serbise. Do ti vije koha edhe kesaj. Vetem ne nje rast te tille mund te largohet KFOR nga Kosova.
Serbia po e ndjen se cdo te ndodhe ne te ardhmen e afert ne Ballkan, ne kete 10 vjecar qe jemi.
Mos u marrosni pas “ngjarjeve” brenda territoreve shqiptare qe nuk na thone dicka te re, por shikoni ate ndryshim te madh qe po ndodh drejt afrimit te unitetit mes tre qendrave me te medha politiko – administrative te shqiptareve, ne Tirane, Prishtine dhe ne Shkup.
Brenda ketij konteksti, te vleresojme edhe “shqelmat” e Serbise, duke mbajtur ne cdo kohe syte hapur ndaj saj. Ajo po kemengul me djallezi, qe nga kjo situate te marre cfare te marre dhe te perfitoj, por harron se te tjeret jane shume hapa para saj.
Edhe koha e qendrimit tolerant te BE-se ndaj Serbise me “mjalte ne sahan”, nje dite do te marre fund.
Ballkani do te kete tjeter konfigurim, dhe kesaj i frikesohet kjo Serbi, qe sot vringellin armet dhe ben terror psiko – ushtarak mbi kombin tone.
Demin ia ben vetes.
Shqiptaret e kane te percaktuar rrugen e tyre.
Edhe marrezite e politikes tone ne keto kohe, jane kalimtare. Keta lloj politikanesh, jane ca qen te rrahur, qe po i bejne mire “detyrat e shtepise”. Rendesi ka te kuptohet nga vijne dhe nga burojne keto “detyra”. Ka shume per te thene ne analizen shkencore gjeopolitike te perspektives, por besoj dhe kaq jane te mjaftueshme per te kuptuar qe:
Ne shqiptaret ne kete bote, vellezer kemi vetem shqiptaret dhe garancine tone me te madhe e shikojme tek paqja qe duhet te fitojme brenda KOMBIT, per te arritur dhe realizuar Unitetin Kombetar, ne nivelet me te larta, ne sherbim te aspirates drejt shtetit – komb.
Sulejman Abazi NESHAJ.
Tirane, me 05.01.2018.