Në Jagoll, aty ku djali nga Skrapari përhapi shkronjat shqipe.  Nga Sulo Gozhina

Në Uskanën Ilire, në Jagoll, tek mësuesit e Ernest Koliqit
Jagolli dhe 6 fshatrat e tij, në vargmalin “Ujmirë” që bënë historinë ndërshekuj
Në Jagoll, aty ku djali nga Skrapari përhapi shkronjat shqipe.

JAGOLL – Një fllad i leht që ofronte më shumë nga freskija e që shkonte në harmoni me një pamje mahnitëse sa të shihnin sytë, në pllajën e një mali që ndryshe nga emërat e maleve të tjerë që kemi mësuar, e kishte emrin mali “Ujmirë”. Pikërishtë aty shtriheshin 6 fshatrat që si përçudinë e tyre, rrethonin fshatin Jagoll, rreth të cilëve silleshin edhe historit ndërshekuj mes të cilve edhe Sultanesha e fshati Qafë. Por, çudit këtu nuk kishin të sosur po ashtu edhe mbrekullit, gjithë fshatrat e zonës dukeshin si të ndërtuar mes  pyjeve plot lisa, ah e pisha që shtriheshin deri poshtë në fushat e gjelbëruara, ndërsa jo shumë largë kurora e “Ujmirë” me dëborë edhe pse pranvera kishte startuar plotësisht, tregonte se mali është në të vërtet mal. A thua se perndija kishte punuar vetëm për banorët e kësaj zone e fshatrave të saj, dukuri kjo e vendosjes vend e më vend, mes kodratve të bukura, fushës e pyjet të gjelberuara si dhe në të dy anët e lumin që përshkonte disa prej tyre. Lumi që mbushej prej përrenjëve që rridhnin nga grykat e malit duke marë me vete gurdullisjen e ujit, si në një sinfoni që gërshetohej me këngën e bylbylit e cila nuk mungoj në atë mëngjes që u gëdhim në Jagoll. Janë këta fshatra të lidhur sup më sup me njëri-tjëtrin që kanë ndërtuar jetën e historin shekullore në trojet e të parve, aty ku dhe prehen Ilirt e më tej. Kishim ardhur në këtë mbrekulli natyrore, mes banorve kreshnik e të paepur ndërshekuj me një mision të vaçant, për të parë nga afër shkollën dhe për të mësuar më shumë rreth aktiviteti që kreu për rreth njëgjysëmshekulli në mësimdhënie, mësuesi Petref Therepeli nga treva e Skraparit, por edhe për të çuar një buqet me lule në varrin ku dhe prehen eshtrat e mësuesit që ja kushtoj jetën diturisë së fëmiëjve në fshatin Jagoll….

Në Jagoll, aty ku djali nga Skrapari përhapi shkronjat shqipe.
Pranë shkollë të misionarët të dijesë, mes banorve në një cermoni që përloti pjesmarësit:
Edhe pse flitej shqip sa dhe është jeta shqiptare, edhe pse tek tuk edhe shkruhej, para dhe pas kongresit të Manastrit gjuha shqipe. Qeveria ku Ministër i Arsimit, ishte Ernest Koliqi në vitin 1941 dërgoj, misionarët e parë të përhapjesë së gjuhës shqipe, në vistet e trojet shqipëtare, në Kosovë, në Çamëri e në Ustikën e lasht, Kërçovë e në viset e tjeta të shqipërisë etnike. Për të nderuar njërin prej këtyre qindra mësuesve misionar kemi ardhur gjerë këtu në Jagoll, pikërisht për mësuesin e këtij fshati që dhe vetë mësuesi Petref Therepeli vite nga viset e largta të shqipes nga Skrapari i malit Tomorr. Për të ardhur gjerë këtu është bërë shkas një ftesë nga kolegu im Hajri Nuhu, njëherësh edhe kryetari i shoqatës “Tomorri” . Udhëtimi për më shumë se 7 orë nga Skrapari me ndalesat e kafesë rrugës,  nuk na lodhi, pasi flisnim edhe për misionin, por edhe  nuk kishim pse lodheshim ku brenda grupit të ftesës kishim mjekun e talentuar, kirurgun e kartjelogjisë Prof. Hajli Alushani, ish ministër i shëndetësisë, mësuesit dhe autor monografish, Abdulla Bregu e Gëzim Alia, kameramanin e gazetarin Zylyftar Hoxha etj. Në hyrje të fshatit Jagoll na pritën një grup banorësh të fshatit e të zonës mes të cilëve edhe Xhaka Muharrem Fejzo, Nazif Selimi, Prof. Qamis Fejzo, Prof. Ahmet Mora etj, ish nxënsit e mësuesit Petref Therepeli. Drejtori shkollës “Naim Frashëri”, në Jagoll, Ismet Selim bëri një rezyme historike për fshatin, zonën dhe për mësues Petref Therepelin, më pas së bashku i’u drejtuam varrezave që ishin në hyrje të fshatit. Në shënjë soleme nderuam me një minut heshje në një cermonin që përloti pjesmarësit gjatë vendosjes të buqetes me lule dhe një miniarkivol të mbushur nga dheu i Balnës, lagje e fshatit Thereple ku dhe kishte lindur mësuesi mërgimtar,. Këtë simbol të dhimbjes, dashurisë e respektit e kishin sjell me vete bashkëfsahtarët e tij mes të ciëlve monografisti Avdulla Bregu. Mësëmiri në rreshtat lirike të cituara enkas për mësuesin Therepeli tregohet ndjenja e atdhedashurisë e vindit ku ke lindur e je rritur, por dhe e traditës së ndërsjellët që kanë shqipëtarët kudo që jetojn në trojet e të parëve të tyre. Citimi : Sot të vijmë me tufa lulesh / Me mallin rendur në këngë / Dheut të blanës i përgjunjesh / Ku të pret babë e nënë / Është i njëllojt kudo dheu / S’ka si ai ku pshtete kokën / Dheu i Jagollit përdëlleu / Dheun e Blanës që ta sollëm / Ndjen, siç janë të një kombi / U bënë njësh si të vetëm / Pastaj shumë foli loti …/ Tek tregonte të vërtetën / Blanë dhe Jagoll janë larg / Po aq sa janë edhe afër… Janë të dy popuj pellazgë. / Janë Ilir rracë e pastër.

Mësuesit e Ernest Koliqit: Në ato ditë të errëta të kombit tonë kur lufta kishte trokitur në derë dhe nga të gjithë fqinjët tanë ndjenim vetëm sulme, jo vetëm për pushtimin por dhe për eleminimin e gjuhës shqipe, madje as që bëhej fjalë për hapjen e shkollave shqipe. Në këto kushte qeveria e asaj kohe (1941), me Ministër Arsimi Ernest Koliqin, vendosi që të dërgoj në këto troje mësuesit e parë që do të kontribobin në përhapjen e shqipes së shkruar në të gjitha viset shqipëtare. Një nga këtë pishtar të diturisë ishte dhe Mësues Petref Therepeli që sapo mbriti në fshatin Jagoll u stehua në ndërtesën e Medresesë pranë xhamisë që ende është në qëndër të fshatit, aty mësuesi kishte një klasë për mësimdhënie dhe një dhomë të vogël për të fjetur që shpesh herë mësuesi e përdorte edhe për të ngrohur pranë sobës apo tharë rrobat e nxënsve kur vini të lagur. Hapja e shkollës ishte një gëzim i madh për të gjith fshatin zonën e më gjerë pasi ishte hera e parë që në këto vise vinte një mësues për të përhapur diturin shqipe. Prefesor Qamil Fejza (ish nxëns i atyre viteve), tregon për gazetën se në fillim u rregjistruan 90 nxënës nga të cilit 70 djem dhe 20 vajza. Por ajo që ka lënë mbresa e kujtime të pashlyeshme në mendjen e tyre  është se të gjith nxënsit atë ditë kanë veshur kostumet kombëtare të pregatitura enkas për ditën e pare të shkollës dhe pas një feste të mbrekullueshme ku valvitej edhe flamuri i Sknderbeut, mes qindra e mijrave banor të mbledhur enkas në sheshin para medresesë u rreshtuan nxënsit dhe pasi u bë apeli i tyre u futën në dy kalsa mes duartrokitjeve dhe lotëve të gëzimit. Një viti me vonë duke parë ecurin e shkollës dhe vijushëmrin e nxensve mësues Petrefi kërkoj zgjerimin e ambjenteve shkollore gjë e cila u prit me gëzimë jo vetëm nga banorët por dhe nga autoritetet e asaj kohe. Një punë të vaçant mësuesi që u fitoj zëmrat jo vetëm nxënsve të tij të dashur, por edhe banorve, ishte dhe ajo e fillimit të luftës kundër anafabetizmit. Shumë shpejt mësuesi do të krijonte grupet e moshave të rritur për t’u mësuar shkrim e këndim, gjë e cila u pritë mirë nga banorët që filluan ta quanin mësuesin si pjestarin e shtëpisë së tyre. Në një studim të bërë nga mësuese Bukurie Abazi që në shkollën “Naim Frashëri”, të fshatit Jagoll, për vitet 1941-1944, pohon se vetëm në zonën tonë (Jagoll më 6 fsahtrat e tij), kanë përfunduar kurset kundër anafalbetizmit 250 fëmijë që kishin kaluar moshën e shkollës e mbi 600 të rritur, ndërsa kurset kundër anafalbetizmit kanë vijuar, por tashëm të ndar në grup moshash si dhe pajiseshin e tyre me dekumentat përkatëse, deftesa. Për mësuesin e tyre si dhe e quajnë banorët e kësaj treve në bisedat tona, puna e tij nuk kishte të ndalur sapo mbaronte mësimin me nxënsit pas një pushimi të shkurtër e zinte punën sërishtë me grupet e mbasdites dhe duket se darka i mbetej për t’u pregatitur për të nesermen. Kjo punë nuk kishte të ndalur për mësuesin që edhe të djelat i kalonte mes banorve në gëzime dhe hidhërime  apo nga hera edhe me orë suplementare. Nga duarët e këtij mësuesi kanë dal qindra Profesor në shumë degë si Inxhinier, Mësues, Mjek, Gazetar, Akademist si dhe kanë fituar dhjetra olimpjada në Matematikë, Fizikë e Kimi etj.

Kërçova e Uskanës Ilire : Të shoqëruar nga drejtori i muzeut të Komunës, Kërçovë, Ylmi Veliu, së bashku me grupin e të ftuarve, ngjitëm shkallët për të dallarët në kodër, pikërishtë aty ku spikasnin rrënjët Iliri, duket se të parët tanë për të mbrojtur banorët e tyre ngrini kështjellat në kodrat dominuese jo vetëm për fushat por edhe për sigurin, ku piksynimi ishite mbikëqyerja rruge të kalimit. Nga mali Bukoç deri në bregun e Ohrit janë shtrirë Penestët me kryeqytet Uskanën dhe kjo është kalaja e Uskanës tregon me dorë kodrën  për rreth historiani Ylmi Veliu që vë buzën në gas duke kuptuar se këtë citim e ka bërë sa herë ka pasur vizitor e që i shoqëron ai vet. Kalaja që ende kishte të murosura nëndhe, jo vetëm themelet e saj por thujase gjith muret e kështjellës mijra metër katror, që cicëroni e mikut jonë Veliu, fajin për eksplerimin, gërmimesh e ka pasur regjimi i para 1990.. Uskana, qendër e fisit të Penestëve e shekujve të III-IV, si dhe spjegoi profesor Veliu, është neglizhuar në gërmime kjo vetëm për të mos zbuluar rrënjët Ilire e me tej, kjo ka dhe një arsye më shumë, pra është e qellimshme për të humbur rrënjët e të parëve tanë që kohët e fundit i kemi gjetur edhe në fshatin Jagoll. Një problem i till është thuajse në të gjith Maqedonin, që ndoshta tani do të ndryshoj, shpresojmë përfundon Profesor Ylmiu citimin e tij. Gjithsesi pamja që të shtrihet para syve tregonte qytetin e Kërçovës, dhjetra fshatra nga lindja në përndim e nga jugu në veri. Lumi burimet e të cilit i kishte nga mali Ujmirë pasi përshkonte   fshatra kalonte pranë qytetit madje ndante dhe një pjesë të tij dhe vijonte për t’u ndalur me derdhje në detin Egje. Pak më herët pam nga afër edhe muzeun e luftës të trevës së Kërçovës, luftën për liri ku spikasnin edhe partizanët nga vistet e tjera të shqipëris si nga Mallakastra etj.

Në zyrën e komunarit, Fatmir Dehari – Zyra e Deharit e mbushur me flamuj shqipëtar si dhe me flamur e simbolet e UÇK-së tregonte një vend që ka luftuar në shekuj për liri, gjë e cila kjo e fundit do të vinte vetëm pas një thuajse 100 vite. Është dashur shumë punë mundë, djerës, por edhe luftë shekullore për të arritur këtu ku jemi sot, pohon me një bizqeshje shumë dashamirëse kryetari komunës Kërçovë , Fatmir Dehari që tashëm drejton këtë komunë shqipëtare, pas gati 80 vjetësh. Komuna jonë përbëhet nga mbi 60 % shqipëtare pohon Dehari, por shumica e tyre tashëm për arsye ekonomike kan emigruar, ndërsa kemi një harmoni mes komuniteteve që tregon virtutin që kemi ne shqipëtarët, atë të harmonis fetare, miqësore e vllazërore mes maqedonasve dhe shqipëtarve që përbëjë shumicën. Uskana Ilire thuaj se ka ngelur ende e pa zbuluar dhe qëndron nënë dheun e saj, dukë varrosur me  mijëra vitet e historisë qëmban mbi supe dhe kjo për faj të maqedonasve. Por, për të mos u marë shumë me politikë pasi gjërat këtu kanë ndryshuar dhe kanë marë një rrjedh tjetër, e themi me bindje se shqipëtarët tashëm kanë riçelur rrugën e historisë. Breza të tërë dhe gjenerata të reja në Arsim i kanë kaluar kufijet e dijes, po ti kalosh një retrospektive të kaluarës nga studimet e Profesorve dhe Akademikve, tashëm nuk bëhet më luftë për dije, por për të kapur majat e shkencës në çdo fush të ekonomisë, arsimit, kulturës e historisë. Dikur rreth 80 vjet me parë këtu vinin mësues nga trevat e tjera shqipëtare si dhe është rasti i mësues Petref Therepelit që ka ardhur 80 vjet më parë nga treva e Skraparit, ndërsa tani është ndryshe problem, tashëm mbushen plot auditoret e dijes edhe në universitetet e Tiranës, të shkupit e thuaj të gjith botës. Për arsimin punojmë çdo ditë duke vënë nga një gur në kalan tonë të dijes. Në këto 4 vjet kemi bërë shumë për këtë komunitet dhe vijojm punën tonë. Historia e kësaj treve ka shumë për tu vlerësuar, një vlerësim që mbart historin e saj shekullore për bijët e saj të rënë në beteja për liri, është dhe monumenti “Nënë Shqiptare” në Zajaz. Është kjo nënë që lindi këta djemë që ranë për këtë tokë dhe kjo nënë që lindi djem të cilët ndërtuan, ruajtën e kultivuan brez pas brezi Atdhedashurin, për banorët që vijojn të jetoj në trojet e të parë tanë.  Për të treguar çka përmenda një shembull i qëndresës heroike e popullit tonë ndaj pushtuesve serbomadh është dhe qëndresa heroike e Sulltana e Qafës për të cilën në mëse një shekull histori ka shkruar e vazhdon të shkruaj për këtë heroin që diti të mbrpj dinjitetin shqipëtar kundër pushtuesve. E post këtyre një punë e mirë po bëhet në komunitetin tonë në ndërtimin e orjentimin e shoqërisë sonë drejtë bashkimit europjan, përfundon citimin e tij Dehari, i cili vijon edhe me një rezyme të krejt komunës së Kërçovës me rrethinat e saj mes të cilëve dhe fshati Jagoll ku dhe ishte misioni jonë në këtë rast.

Më herët – Ndalesën e parë e bëmë në Strugë, kishim kaluar më parë pa problem nga të dy anën kufirin shtetërore, atë tonin Shqipëtarë e këtë tonin po shqipëtar, por që pa përmendur padrejtësit shekullore shqipëtare, tashëm këto troje etnike tonat në shtetin Maqedonia e Veriut, zbritëm në një rrugë me pak dallime dhe duke lënë në të djathët qytetin dhe liqenin e Strugës e të Ohrit, i’u drejtuam rrugës së Shkupit që për fatin e mirë kishte filluar të ndërtohej dhe me të gjitha gjasat edhe të vendasve, autostradë deri në kufirin ndërshtetëror. Për më shumë se 40 minuta në një rrugë mes kodrave dhe maleve, por e mbuluar me pyje nga të dyja anët , athua se kishte munguar dora e njeriut, jo si tek ne që sapo të shikosh një list të kujtohet sopata. Në qytetin e Kërçovës tipik shqipëtar jo vetëm nga ndërtimet, por dhe nga mentaliteti dhe lëvizjet e zhdërvjellta e zërat e larët në rrugë e kudo që bisetohej. Në hotel me karta të indentitetit, arritje kjo mes dy shteteve, por edhe e shqipëtarve në të dy anët e kufirit thuajse imangjinar.

Nga Jagolli i Uskanës,  Kërçovë