Ndue Lala, njeriu i vitit në Kurbin.. Nga Ahmet Zani

 
Ndue Lala është nga Mali i Bardhe i Kurbinit. Historia e familjes Lala ( Qypi), mbetet e dhimbshme.  Por, rrënjët e këtij fisi, janë të mbushura me atdhetarizëm.

Bijtë dhe bijat e tij janë të njohur si luftëtarë që në kohën e Heroit tonë Kombatër, Skënderbeut.  Një nga betejat e famshme, por e dhimbshme, mbetet ajo e Bushneshit.

Aty, ku u flijuan  komandanti,  Gjergj Nikoll Ndreu dhe Pjeter Lalal. Ky i fundit,  babai i Ndues,  i cili me përkushtim i është kushtuar familjes dhe fisit, Qypi.

Ndue Lala tregon se luftëtarë të, Heroit tonë Kombëtar,  janë dhe tre nga të parët e tij.  Si,  Martin dhe Gegë Qypi, të cilët kanë luftuar krah Gjergj Kastriotit.

Ndërsa Gjini,  është “dragoi”,  që ka thyer krahun e fortë të Skenderbeut. Një fakt ky, që është hedhur si detaj në filmin “Skënderbeu”, por nuk dihej personi real. Ndue Lala prej 26 vitesh është nënshtetas amerikan. Por kurrë nuk ka harruar të parët e tij. Ndaj,  prej tre vitesh, ai ka gërmuar në historinë e pinjollëve të tij.

Kjo, duke sjellë histori e gojëdhëna nga të parët,  që janë shembull i patriotizmit. Për më tepër kjo,  në vitin e Skenderbeut. Histori, dhe të atyre trimave,  që janë përleshur me barbarizmin e sistemit komunist. Janë plot 11 nga fisi i tij, që kanë rezistuar në betejën e famshme të Bushneshit.

Ndër ta babai, Pjetër Lala, që Ndue Lala nuk e ka njohur, pasi e ka lënë vetëm 16 muajsh.

Gjergj Nikollë Ndue dhe Pjetër Lala në betejën e Bushneshit u ekzekutuan nga forcat e sigurimit të shtetit.

Sikur të mos i mjaftonte vrasja barbare, dy trupat e vitimave janë shëtitur në Milot dhe Mamurras.

Kjo,  për të treguar se kush guxon, të kundërshtojë regjimin komunist, kështu do ta pësojë.

Me pas, dy trupat e heronjëve janë hedhur pikërisht nën një urë në afërsi të qytetit të Vorës. Ish- presidenti, Bujar Nishani, ka dekoruar 11 martirët e familjes,  Qypi ( Lala).

Ndaj dhe Ndue Lala ka treguar tërë historinë e të parëve të tij. Madje, për këtë histori të dhimbshme, është mundësuar edhe një dokumentar televiziv.

Ndërkohë, Unioni i Gazetarëve,  dega Kurbin dhe Kruje ka  ndhënë një çertifikatë mirënjohjeje, si Njeriu i Vitit, për  z.Ndue Pjeter Lala.

Kjo, me motivacion,  “Për kontributin në zbardhjen e vlerave historike të fisit  Qypi, që nga nga koha e Skenderbeut”.

2 Attachments