– Ndodhi rreth 70 vjet më parë. – Nga Simon Vrusho Berat.

“MËSUES NË KL. TË PARË – VETË ME KL. TË PARË…”

– Ndodhi rreth 70 vjet më parë. –

Në prill të 39-ës, Nazmi Starova, 8 vjeç, ishte nxënës i klasës së parë tek shkolla e përzier fillore ”TREGU”, shkollë në qendër të qytetit. Edhe lagjia ku banonte Nazmiu, Mangalemi, ishte vetë zemra e qytetit të Beratit. I ati, Xhaferi, nuk e dërgon më në shkollë, se luftë, rrëmujë, kështu që Çlirimi e gjen Nazmin 14-vjeçar të lirë, por vetëm me një klasë, kl. e parë, madje dhe atë jo të plotë, pa deftesën e saj, se që nga 7 prilli i ’39-ës nuk e pa më derën a portën e shkollës

1945-48, për tre vjet Nazmiu lë shkollën dhe punon si kamerier tek një mik i babait.

I mbetur me 7 muaj shkollë të kl. së parë, pra me dy muaj mangët, Nazmiun e gjen 1948-ta, 17-vjeçar, kur e mobilizojnë për në hekurudhën Durrës-Tiranë, në Rrashbull, 2 muaj.
Sipas nivelit, klasave të kryera, komisionet i regjistrojnë në shkollë nate. Nazmiun, ndonëse pa mbaruar të parën mirë, komisioni e regjistron në klasën e dytë, por që në orët e para duket që Nazmiu është dukshëm më përpara… E tejkalon rrethin e njohurive të kl. së dytë. E mbajtën aty vetëm dy ditë… Pas dy ditësh e ngjisin në klasën e tretë… Edhe aty e mbajtën vetëm një ditë… e ngjisin, ditën e katërt, në klasën e katërt… Pra, për dy muaj iu quajt e mbaruar edhe kl. I,II, III, IV.
Kur kthehet në shtëpi, i thonë babait se djalin ta kanë emëruar mësues në Remanicë, fshat afër Beratit, por tepër larg për gatishmërinë e Nazmiut…

-Unë, -tregon 86-vjeçari Nazmi Starova, – fillova të qajë.. Kisha ngarkesë psikologjike… po qaja si fëmijë, ndonëse 17 vjeç…
-Mos qaj, më tha babai.- Mësuesi nuk qan, nxënësi qan, po ti nuk je nxënës. Tek ti ka besim pushteti, ka besim qeveria. Ti bëre hekurudhën, bëre tunelin… turp të qash!

-E mblodha veten. Vajta. Me kostum. Serioz, si të isha drejtor, jo mësues. Kisha jo pak, 20 nxënës, të gjithë në klasë të parë. Më dëgjonin. Kur një ditë erdhi inspektimi, kontrolli, 3 veta. Bënë provime, dola mirë, nxënësit ishin në rregull, sipa programit.

-Çfarë shkolle ke bërë? – më pyetën.

-4 klasë që në hekurudhë, por si kohë të plotë kam vetëm 7 muaj të kl.së parë, pra me mangut dy muaj… Dhe këto 7 muaj nga klasa e parë e 39-ës dhe 2 muaj nga 48-ta… Kur u tregova historinë e shkollës sime, ata qeshën, por për punën e kryer, për rezultatet që panë, më falënderuan.