NASA bën ulje historike në Pluton,Misioni ka hapur debat ne mbare boten

NasaSonda      Pas 9 vitesh, sonda “New Horizons” e NASA-s ka arritur Plutonin, në kufijtë e sistemit tonë diellor, duke kaluar plot 12.500 km në sipërfaqen e planetit. Ngjarja historike në eksplorimin e hapësirës është përshëndetur nga një duartrokitje e gjatë në qendrën e kontrollit të NASA-s.

Arritja e Plutonit nga “New Horizons” është një moment i rëndësishëm në historinë e eksplorimit të hapësirës. Ajo shënon faktin se, tashmë nëntë planetët e sistemit diellor nga Merkuri deri te Plutoni, janë eksploruar të paktën një herë.
“Ne kemi përfunduar zbulimin fillestar të Sistemit Diellor, një përpjekje që filloi nën udhëheqjen e presidentit Kennedy më shumë se 50 vjet më parë dhe vazhdon ende në ditët e sotme nën presidentin Obama”,  tha shefi i misionit, Alan Stern.
“Është me të vërtetë historike ajo që SHBA ka bërë”, shtoi ai.