MITET E VJESHTES ~poezi ~ Nga Elham Pasha

MITET E VJESHTES ~poezi ~

Me qumesht resh po na lan fytyren ,
se veren rebele e celebroi Saharaja!
N’duert tona po na kullon yndyren,
q’shije, gjumdhense t’ na ket tranaja!

Prodhuesit e fjalve
shiten ne cdo dogan…(!)
Me majen e lapsit
trazojne dhe eshtra varri.
Si Lindja e Perndimi
na kane te njejtin ferman :
-Fushat te korren me dhembe
e,cirk te kthehet mali !…

Por dhe rete na qenkan te tymosura!
C’dimer,bre do t’vij mbas mushtit !?
Bjene gjethet e stines
si mitet e plagosura ;
-arkivole premtimesh…,
e dorashkat e grushtit !

Elham Pasha,Berat ,shtator 2017