Masat për mbrojtjen e refugjatëve nga moti i keq. Aurora Gozhina Athine. Grece

refugjatet7Masat për mbrojtjen e refugjatëve nga moti i keq
Masat për mbrojtjen e refugjatëve dhe emigrantëve për shkak të motit të keq ka marrë Ministria e Politikës së Emigracionit. Megjithatë pjesa më e madhe e refugjatëve përkohësisht në sheshin e Victorias nuk duan të transferohen në strukturat përkatëse në mënyrë që të largohen sa më shpejtë drejt Evropës Qendrore.
Në takimin e sotëm në Departamentin e Politikave të Emigrimit u vendos që në qoftë se të dy objektet e akomodimit në Eleonas dhe në Eleniko do të jenë të mbipopulluara, atëherë në ditët e motit të keq do të jetë e hapur për refugjatët dhe emigrantët dhoma të ngrohta në Qarkun Komunal Club Miqesia 4 të Athinës në Kolono, të cilat mund të strehojnë 150 deri 200 persona.
Gjithashtu, janë duke u siguruar 200 kupona për refugjatët dhe emigrantët për të qëndruar në hotelet e Athinës, në bashkëpunim me organizatën humanitare Caritas, nën kujdesin e UNHCR.
Transferimi nga sheshi Viktoria
Për transportimin e refugjatëve nga sheshi Viktoria nëse është e nevojshme do të përdoret, përveç autobusave urbanë dhe një miniautobus me 35 vende, ka parashikuar policia greke.
Këtë mëngjes, dy autobusë urbanë në sheshin Viktoria filluan trasferimin e refugjatëve dhe emigrantëve në qendën e hapur për strehim në Eleonas.
Sipas kryetarit të Forumit Grek të Refugjatëve, Jonus Mohammadi, shumë prej refugjatëve ndalojnë disa orë në sheshin Viktoria derisa sigurojnë bileta për transportin në kufi.
Nga qendra e Athinës nuk duan të largohen ata refugjatë të cilët iu përkasin kombësive që nuk mund të kalojë nga Idhomeni në Shkup, pasi kërkojnë trafikantët për të ndihmuar ata të bëjnë udhëtimin e lakmuar për në Europën Qëndrore.
Akuza nga kërcënimet
Siç ankohet Mohammadi, ditët e mëparshme, ndërmjetësit kulturorë të Forumit kanë marrë kërcënime ndaj jetës së tyre nga trafikantët, sepse informojnë njerëzit në sheshin Viktoria për në qëndrat e strehimit që janë vënë në dispozicion, gjë e cila nuk iu leverdis trafikantëve për të ushtruar “biznesin” e tyre.