Një fenomen i cuditshem ka ndodhur në Tunizi, ku një liqen është shfaqur papritur në mes të shkretëtirës në jug të vendit.
Pjesa me ujë është e vendosur rreth 25 kilometra nga qyteti i Gafsas, në një vend në të cilin mbizotëronte thatësira.
Liqeni i zbuluar nga disa barinj, u cilësua si nj mrekulli për banorët të cilët vuanin nga thatësira. Madje u rritën edhe pretendimet për kthimin e zonës në një vend turistik.
Më shumë se 600 persona bëjnë plazh sot në liqenin e ri. Deri tani nuk ka asnjë shpjegim zyrtar apo edhe shkencor për këtë fenomen. Por autoritetet vendase kanë lajmëruar popullsinë që të bëjë kujdes, pasi uji mund të jetë mbartës i sëmundjeve .