LIBRI NJERËZ TË MIRË – Në gjurmët e mirësisë / Nga: Namik Selmani

LIBRI NJERËZ TË MIRË – Në gjurmët e mirësisë / Nga: Namik Selmani

Për të njohur mirësinë njeriu thirri në ndihmë mençurinë. Është e vërtetë se Mirësia në kombe të ndryshëm, në kohëra të ndryshme ka patur e ka pasaportën e vet, por në të gjithë kohërat janë disa kute (masa) që e tregojnë atë në dritë të diellit. Thuamë me kë rri të të them se cili je, thotë diku populli. Bëje të mirën dhe hidhe në det, po s’ ditën e di zoti vetë, thotë diku një jetër
Miqësia është si shifra e floririt që në çdo kohë të dërgon në sinorë të lakmuar për jetën që nuk e ke prekur. Kemi një media që klith se në Shqipëri ka shumë të keqe, ka shumë drogë. Mbase edhe kështu mund të jetë. Flasim për arsimin dhe na tregojnë sa e sa mëkate që kanë nxënësit që nuk mësojnë, mësuesët që nuk e duan profesionin si mision dhe si pasion. Flasim për një shtet që pak investon për kulturën e lënë nga brezat. Dikush para 500, 600 mijëra vitesh e ka ngritur një kala e ti më së thjeshti duhet që ta ruash, t’i vësh një pllakë që të lexojnë brezat. Sa pak përballë së shumtës që të kanë lënë brezat! E nëse nuk bëhet, këtu nuk ka mirësi. Për besë nuk ka mirësi. Për një shtet që nuk gjykon kanibalët e popullit ku është ajo administratë. Flasim për drejtësinë dhe sa e sa mëkate shohim tek avokatët, tek gjykatësit, te prokurorët. Vrapojnë drejt tyre kamera të shumta për t’i filmuar në atë që quhet Pazar të hallexhinjve. Me të është marrë feja në të gjithë besimet. Dikush thotë se mirësinë mund ta shohësh dhe tap rekësh në botën tjetër ndaj edhe krijoi njeriu Parajsën ose Xhenetin islam
Mirësia. Do të donim që të citonim sot një nobeliste të Paqes së vitin 2012 që quhet Aung San Suu Kyi Në traditën e fjalimeve që mbahen në raste të tilla po marr një fragment të saj: “Qoftë edhe një prekje e vogël mirësie mund të lehtësojë një shpirt të rënduar dhe të lodhur. Mirësia mund të ndryshojë jetën e njerëzve. Si përfundim, qëllimi ynë duhet të jetë ai i krijimit të një bote në të cilën nuk do të ketë më të shpërngulur, refugjatë, të pastrehë dhe të pashpresë, një botë ku çdo cep i saj të jetë një vend i shenjtë, në të cilin banorët e planetit të kenë mundësinë të jetojnë në liri dhe në paqë. Çdonjëri prej nesh është i aftë që të kontribuojë për një botë të tillë. Le të kapim duart e njëri-tjetrit dhe të përpiqemi të krijojmë një botë të paqtë, në të cilën të flemë në paqe dhe të çohemi në lumturi?

Mund ta jepja mirësinë si filozofi në disa tavolina ose në disa tribuna shkronjore si janë auditoret. Në udhë jete shohim mirësinë që gati është e padukshme. Diku në një poezi për Diogjenin kam shkruar se që prej 300 vitesh duam të prekim mirësinë dhe ende ajo i ngjan një lloj FARE. .
Një komb si yni mbase e ka shumë të domosdoshme këtë “ilaç” të domosdoshëm social në një kohë që na mungojnë shumë gjëra. Mbi të gjitha, na mungon besimi për të nesërmen që quhet ndryshe besë. Na mungon bashkëpunimi. Na ka hyrë brenda qelizave dëshpërimi.
Mirësia e vazhdueshme mund të arrijë shumë. Ashtu si dielli e shkrin akullin, mirësia bën që keqkuptimi, mosbesimi dhe armiqësia të avullojnë. Ka prova të pakundërshtueshme se sa më i lartë niveli i vetëvlerësimit, aq më shumë gjasa ka që njeriu të trajtojë të tjerët me respekt, mirësi dhe bujari. Transparenca, ndershmëria, kujdestaria e mirë, madje edhe humori, funksionojnë në biznes, në të gjithë kohët. Mbani mend, nuk ka një gjë të tillë, si një akt i vogël mirësie. Secili akt mirësie shkakton një dallgë, e cila nuk ka një fund logjik. Ai që të ka bërë një akt mirësie, do të jetë më i gatshëm të të bëjë një tjetër, se sa ai që e keni detyruar. Dashuria dhe mirësia nuk shkojnë kurrë dëm. Ato gjithmonë bëjnë diferencën. Bekojnë atë që i merr dhe bekojnë edhe ty, lexues i këtyre radhëve. Mirësia është gjuha që të shurdhërit mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shohin. Mirësia është më e rëndësishme se sa mencuria, dhe pranimi i kësaj është fillimi i mençurisë.
Mirësia njerëzore nuk ka dobësuar asnjëherë forcën apo zbutur strukturën e një populli të lirë. Një komb nuk ka pse të jetë mizor, për të qenë i fortë. Tre gjëra në jetën e njeriut janë të rëndësishme. E para është të jesh e mirë. E dyta të jesh e mirë. Dhe e treta është të jesh e mirë. Një buzëqeshje e ngrohtë është gjuha universale e mirësisë. Gjithmonë të jeni pak më të mirë se sa është e nevojshme. Ai që di si të tregojë dhe pranojë mirësinë, do të jetë një mik më i mirë se çdo zotërim. Ruaje mirë brenda vetes atë thesar, mirësinë. Mëso si ta japësh pa hezitim, si të humbasësh pa pendesë, si të fitosh pa qenë i keq. Flitet në xhami . Flitet para altarit. E kanë përdorur politikanët në tribuna fb në salla mitingjesh. Po dhe një libër nuk është keq që të bëhet. Këta që do të nijhni janë njerëz të mire, edhe pse dita nuk i dërgon në të njëjtin vend, në të njëjtin llogore.
Njërëz që nuk bëhen askurrë njerëz-daulle. Një daulle që bëhët me lëkurë keci, viçi që ta ketë sa më të fortë zërin e goditjes së tupanxhiut të lodërtarit apo të dajrexhiut. Të gjithë jemi të mirë në thelb. Dikur një psikolog në kohën e komunizmit thoshte se brenda nesh rrinë në të njëjtën kohë edhe engjëlli, edhe djalli.

Duke përgatitur këtë libër më erdhi në ndihmë urtësia e mikut tim gjilanas Selami Toskës. Unë do të them se ai ka dhe mentarinë e një kombi që ka vuajtur shumë, po edhe farën e Mirësisë nuk e humbi në breza. Të gjithë në Gjilan e njohin si një lloj antikonformisti. Më falni, se po e them evopiançe. Po e them shqiptarçe. Që nuk e lë në kandarin e politikës së keqe karakterin e tij punëdashës kulturëdashës, pse jo dhe tipike shqiptare të mirë para vorbullave ku shpesh na vë jeta. Dhe fare mirë njerëz të tillë janë e nesermja jonë.
Është Riti i Farës që më vjen në këtë hulli. Të gjithë bujqit e mirë me duart kallombushur, këmbëzbathur, të rrahur në ballë nga bora, ngrica, era, kudo, në botë pas vjeljes mbajnë farën më të mirë më të fortë më jetëgjatë, më të shëndetshme. Një farë shalqiri, domatesh, kastravecash, specash, lulesh. Disa filizë drurësh hardhiu, kumbulle. Këtë e bëjnë blektorët që therin nga tufa atë grup bagëtishë që e kanë kryer funsionin. A nuk duhet me e pasë këtë farë mirësie edhe me këngët e popullit, me fjalët e bukura të popullit, me disa zakone që na kanë ikur në ca humnera të pafundme???
Jo, qënka një Pus I vëretë kjo luftë e Mirësisë së Munguar me ditën që prekim që do të na bëjë nesër më fytyrëskuqur se sa jemi në të vërtetë.
E pra a nuk duhet të jemi kaq të saktë që në shoqërinë që jetojmë të ruajmë këtë FARË të begatë. Selamiu që di të drejtojë dhe rrugën e hekurit të shkrirë në Gjilan e në Evropë na befason me thjeshtësinë e gjetjes
“Njerëz të mirë ka gjthkah, po janë në një specie në zhdukje.”,- thotë ai. Të hapim një portë të vogël për Mirësinë e munguar. Kësaj radhe ta kemi një Portë shkronjash.