Lëmsh. Nga Vaso Papaj

Lëmsh

Lëmsh – kurrë problemet tona nuk do t’treten.
Ngjajnë ndryshe me të botës e në vend mbeten.
Lëmsh o lëmsh, po e humbim të tërë fillin.
Lëmsh u bëka,po e deshëm shumë 1 prillin!

Lëmsh – po të jetë për ne, pafund kemi gabime
E nga këto, jo pak, kemi pasur dhe pësime.
Lëmsh – na bënë dhe helmet që na zunë ndër vite.
Lëmsh – në errësirë, lëmsh – në rreze drite.

Lëmsh – më godasin dhe shpesh vetëm ndjehem.
Edhe kur gabimet e të tjerëve, veç tek unë vërehen.
Lëmsh, lëmsh, tërë jetë fshijnë rrugët ëndrrat e mia.
Lëmsh – vetëm një çast gëzime, kur të zë dalldia.

Lëmsh – si përherë, kudo gënjeshtra shesim.
Shajmë, na shajnë e pafund prapë në vend mbesim.
Lëmsh – jemi bërë të na zënë me vezë, me domate.
Lëmsh – thjesht, se gënjeshtrës ia besuam tonat fate.

Lëmsh, lëmsh është dita që kam humbur.
Lëmsh është edhe nata, që mezi m’është shkulur.
Vetëm jeta me ty, s’bëhet lëmsh, është tjetër histori.
Këtij lëmshi ia ke gjetur fillin: ke derdhur dashuri.