Latif Demolli nga boksieri i suksesshëm gjyqtar ndërkombëtar i botës!

Latif Demolli  nga boksieri i suksesshëm  gjyqtar ndërkombëtar i botës!

Asllan Dibrani

Shkruan Asllan Dibrani

Të shkruash për  njerëz të mëdhenj , je  i nderuar dhe i privilegjuar, nga se ke  të përballësh me njeriun  qe ka  bagazh të madh  nga e cila  shumë  lehtë mund të  formulohet një portret i tij dhe reportazhi në pika vizuale . Por ta portretesh dhe ta përmbledhësh aktivitetin,veprimtarinë  dhe një mori suksesesh  është vështirë siç kemi te bëjmë me Latif Demoillin ,sportistin,aktivistin,lobistin  dhe mjeshtrin e madh  të ndarjes së  drejtësisë në boks ,gjyqtarin  me licence ndërkombëtare.  dhe  veprimtarin e madh  për çështjen kombëtare.As Latif Demolli

Latif Demolli u lind me 15.03.1960 në fshatin  Gllogovicë “Malësia  e Gollakut . Të njëjtin vit shpërngulet me familje në Prishtinë,ku kreu shkollën fillore dhe  gjimnazin “Xhevdet Doda”.Ai ndoqi edhe 2 vite,Fakultetin Juridik  dhe e ndërpreu për shkak të shërbimit ushtarak. Latif Demolli si fëmijë ishte i zhdërvjelltë. Ai u dallonte ma  i shkathet se moshatarët e vet.  Me boks fillo të ushtroj  si 14 vjeçar. Fillimisht në vitin 1974, si junior në” K.B-Prishtina”. Në atë kohë ishte  edhe tek   (K.B.”Radniqki”),që e udhëhiqte  trajneri Branko Dragishiq. Ky me  zellëshmërinë  e tij u bë një emër  ne sportin kosovar dhe ma gjerë.  Nga ky klub         vazhdoj  ushtrimet  ne ekipin e trajnerit legjendar Lah Nimani. Sukseset e Latif Demollit si junior ishin të mëdha. Ai  fitoi 4 –here titullin kampion i Kosovës në peshën 63kg. Në vitin 1977 në konkurrencën e juniorëve shpallet nën  kampion i ish –Jugosllavisë në  peshën për 63 kg  në Beograd. Në  vitin 1978 bëhet anëtar i “Reprezentacionit të ish-Jugosllavisë” së bashku me Sami Buzollin boksojnë në qytetin Eger te Hungarisë. Konkurrenca ishte e fuqishme ky  u kandidua për pjesëmarrje në” Kampionatin Botëror” për të rinj. Në vitin 1980 kryen shërbimin ushtarak të asaj kohe,kjo e dëmtoi pak në karrierë ku stagnoi por sportin  i kishte ne shpirt vazhdoj ne karrierën e re  . Pasi u kthye nga shërbimi ushtarak u kthehet stërvitjeve prapë në vitin 1980 në ekipin e parë të “Klubin e Boksit Radniqki” Prishtina. Ai bëhet pjesë e rëndësishme e këtij  klubit ne kategorinë e mesme dhe gjysmë të rëndë ku ishte zëvendësues i Nazif Gashit dhe Xheko Muhoviqit. Bokson kur kishte nevojë për klubin si në Nish,Prokuplje,Borove,Prishtinë etj ,në vitet 1980-1983. Këto tri vite kanë qenë pjesa, bazë e Klubit të Boksit Prishtina”dhe ishte ekipi i brezit të artë. Klubi i  boksit ”Prishtina” u stolis me 5 tituj të artë  në ish Jugosllavi.

Boksieri Latif Demolli ma në forme  vazhdoi  drejt sukseseve te reja  me pjesëmarrje edhe në turnet ndërkombëtare si në Pllovdiv (Bullgari),Eger (Hungari) për përfaqësuesen e ish-Jugosllavisë së  bashku me legjendën e boksit Sami Buzollin. Me iniciativën e kryesisë së Klubit Prishtina ,Demolli propozohet për gjyqtare federativ të boksit në Kragujevc. Në mesin e tyre ishin edhe ish boksierët,Bajram Hashani,Xheko Muhoviq,Rrustem Konjuhi etj,por licencohen vetëm Demolli dhe Konjuhi. Në atë kohë Latif Demolli ishte referi më i ri në ish Jugosllavi dhe  në moshën 24 vjeçare  referon  në këtë disiplinë sporti në ish Jugosllavi. Në vitin 1988 i nënshtrohet provimit për gjyqtar ndërkombëtar, ku edhe aty  licencohet me titullin “Mjeshtër  i referimit  ne ringjet e boksit si gjyqtar  ndërkombëtar me sukses të lartë.

Periudha  e viteve  1991-1999 Kosovën  e gjeti   nën presione psikike ,fizike dhe moral,në politikë, por edhe në sport nga regjimi i Milloshviqit!

Pas vitit 1990 në Kosovë regjimi i Serbisë fillon të bej presion në institucionet e Kosovës dhe të largoi shqiptarët nga vendet e punës nga fabrika  ,uzina  dhe po ashtu edhe nga Palestrat sportive , klubet etj.As Latif Palester

Pamje  e Latif Demollit në palestra të sportit  ndërkombëtare, i nderuar dhe shumë  i respektuar nga  bashkëpunëtoret  e tij!

Demolli i pajisur me një  frymë kombëtare nga te parët e vet qe brez pas brezi ishin kundërshtar të pushtuesve, ra në sy  tek regjimi me piunat e vet shqiptarë,me çka u ballafaquar edhe  në  forma   frontale nga e cila nuk mundi të duroj dhe emigroj në Bullgari. Aty e gjeti veten  edhe në fushën e  biznesit, pa ju nda  edhe sportit, më qe ishte një kuadër  mjaft  i famshëm për moshën e re që kishte.

-Ai edhe nga  Bullgaria ndihmon në pavarësimin e boksit ku sporti ka qene i pamundur,dhe herë pas here vinte  në   Kosovë të ndaje drejtësinë si gjyqtare i boksit. Në këtë kohë garat u mbajtshin në Palestra të shkollave fillore,ne livadhe,ne ringje të improvizuara  dhe  vende të vështira me qellim qe  mbahej gjallë  edhe sporti  shqiptar i pa varur nga Beogradi. Ndërmjet  viteve 1999 dhe 2000 kur Kosova   hyri në fazën  e çlirimit  nga Serbia,me iniciativën e Latif Demollit formohet,shoqata e gjyqtareve të boksit në  Kosovë. Udhëheq te gjitha turnet vendore dhe ndërkombëtare si  në  Shqipëri-(Tirane,Durrës,Shkodër,Pogradec) Maqedoni –(Shkup,Kumanovë,Gostivar),Mal i Zi –(Podgorice,Cetinje,Berane) Bosne e Hercegovin –(Sarajeve,Mostar,Tuzell,Zenice) Kroaci –(Zagreb,Pulle,Rjekë) Hungari – (Budapest,Debrecen,Keckemed etj.

Poloni (Varshavë,Katovicë,Krakov,Lodg,Rybnik etj.) Çeki- (Ostava,Ustilaben,Moravska Trebova etj.)

Latif Demolli është i vetmi gjyqtar shqiptar historikisht me licencë Botërore!Latif Gjyqtar

Ne vitin 2012 Federata e boksit te Kosovës pranohet me të drejta të plota në Federatën Botërorë të boksit AIBA. Po ashtu Latif Demolli jep provimet dhe licencohet si gjyqtar Botëror me licencë R/J AIBA. Latif Demolli është i vetmi gjyqtar shqiptar historikisht me licencë botërorë AIBA të boksit, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet shqiptare.

Pamje e  Latif Demollit ne  Ringun e Boksit në Palestrën  e   sportive duke  referuar përkatësisht ngritjen e dorës së  fituesit .

Nga viti 2012-2016 Gjyqtari me licence botërore AIBA z.Latif Demolli ndanë drejtësinë në shumë turne ndërkombëtare qe janë në kalendarin e garave zyrtare botërore  dhe Kampionate Evropiane si në : Kampionati Evropian për femra në Poloni, Kampionati Evropian për junior në Hungari, Kampionati Evropian për femra në Hungari. Turnet ndërkombëtare botërore AIBA dhe Evropiane EUBC  si në Çeki,Itali,Turqi,Kroaci,Sllovaki,Bullgari,Maqedoni,Mali i Zi,Poloni,Bosne e Hercegovin etj. Pjesëmarrës si menaxher i ekipit të Kosovës në Kampionatin Botëror në  Kazakistan,Azerbejgjan,Bullgari,Tajwan etj.

Ai shkoj edhe me tutje bë  Menaxher në Kampionatin Evropian në Itali, Poloni,Hungari,Bullgari etj. Latif Demolli është dëshmuar si gjyqtari më i mirë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Këtë e  dëshmojnë  dhe mirënjohjet,trofetë e shumta në Kosovë dhe rajon. Nga Federata e boksit të Kosovës është shpallur si gjyqtari me i mirë vitin 2014:

Mirënjohje, diploma dhe dekorime!Latif dekorLat certif

Me  një  serë mirënjohjesh, diplomash dhe dekorimesh zotin Demolli  u shpërblyer  gjatë të gjitha  viteve  që nga viti  2001,2002,2003,2004,2005,2007,2008,2009,2010,2012,2013,2014,2015. Po ashtu u shpall edhe punëtori me i mirë në Federatën e Boksit të Kosovës për vitin 2006.

Në vazhdën e karrierës së tij , edhe Komuna e Prishtinës Drejtorati për sport, Latif Demollin e shpall si gjyqtarin me të mirë të vitit 2009,2012,2013. Latif Demolli jo vetëm qe është gjyqtar AIBA i boksit por është dhe sekretar teknik dhe kryetar i komisionit të garave në Federatën e boksit të Kosovës. Në bazë të gjithë kësaj veprimtarie ,qe rezultojë   Latif Demolli  sot gëzon një autoritet dhe  respekt në shoqërinë shqiptare ,por edhe ma gjerë. Zoti Latif Demolli me të dëgjuar se  do të mbahen   takime kulturore në Dabishec  që  graviton edhe  fshati i lindës së tij,u prononcua që të  jetë   pjesëmarrës dhe përfaqësuese i Boksit që do të mbahen 4 meçe   me rastin  e këtij takimi me datën 13-14 Gusht 2016.