Larg duart nga kanionet e Osumit. 9 Shkurt, 2018.Nga Dilaver Xhelili

Larg duart nga kanionet e Osumit
9 Shkurt, 2018

Nga Dilaver Xhelili

Edhe pse janë Monumente Natyrës, të cilët prej qindra vite kanë shfaqur bukuri të rralla, vjen një ditë ku dora e një grusht njerzësh kërkojnë të prishin këtë bukuri të natyrës. Kanionet e Skraparit janë kanionet më të mëdhenj lumor në Shqipëri.

Pamjet më mbresëlënëse të natyrës në këtë kanion e bëjnë atë një nga më tërheqësit në rajonin e Ballkanit. Kanioni më madhi në gjithë vendin Gjendet në seksionin Çorovodë – Hambull të luginës së Osumit dhe është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, 70-80 m i thellë, me shpatë vertikale, përfund të cilëve rrjedh “lozonjar” lumi i Osumit.

Kur udhëton në brendësi të tij mahnitesh nga bukuria befasuese, por edhe nga disa përshtypje të çuditshme dhe të pabesueshme që të krijohen: coprat e qiellit së bashku me pjesë të mureve vertikale të gëlqerorëve gri dhe të bimësisë së blertë pasqyrohen në pellgjet e shumta të lumit, duke krijuar kështu një përzjerje ngjyrash dhe formash të përmbysura.

Në disa sektorë të tij, shfaqen ujëvara të mëdha me bukuri befasuese, sidomos në ditët me diell, rrezet e të cilit zbërthehen nga piklat e ujit, duke formuar ylbere, që fillojnë nga qielli, vazhdojnë në shpatet e kanionit dhe më pas pasqyrohen në pellgjet e ujit dhe në shtratin e lumit. Në këto raste e ke të vështirë të vendosësh kufirin midis tokës dhe qiellit, të shfaqen ndjesi të tjera edhe më të fuqishme, që të ndjekin nga pas edhe kur del prej kanionit. Madje edhe kur je larg tij, ato të ftojnë të kthehesh dhe ta vizitosh përsëri atë. Nga fundi i muajit prill deri në mesin e muajit qershor, në këtë kanion, zhvillohet sezoni i sportit të rafting. Sportistë nga Italia, Anglia, Çekia, Gjermania dhe gjithë bota vijnë për të ushtruar në ujrat e tij, sportin e bukur të raftingut. Pamjet mbresëlënëse të natyrës në këtë kanion e bëjnë atë një nga më tërheqësit në rajonin e Ballkanit. Kanioni është krijuar prej forcave gërryese dhe tretëse të lumit Osum, të ushtruara në masën shkëmbore gëlqerore të strukturës antiklinale të Çorovodës, dhe është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale. Koha e formësimit të tij mendohet të jetë 2 deri në 3 milionë vite më parë.Këto janë ato bukuri zotërinjë qeveritarë që të thonë ndal dorës tuaj për të mos shkatërruar këto bukuri

Bukurit e veçanta që krijuan legjenda

Ka qenë pikërisht bukuria e veçantë dhe forma interesante e këtij kanioni që rreth tij të dilnin edhe legjenda, të cilat kanë udhëtuar gojë më gojë deri në ditën e sotme. Midis tyre tregohet legjenda e nuses dhe ajo e gjurmës të shenjtit Abaz Aliu. Legjenda e lidh shpellën e “Vrimës së Nuses”, të përmendur më lart, me fatin e një nuseje që po martohej pa dëshirën e saj, por që ishte e detyruar të zbatonte zakonin e vjetër. Krushqit po ktheheshin me nusen që kishin marrë në një fshat tjetër, kur arritën këtu nusja u thotë atyre se “po e çonin tek burri pa dëshirën e saj”, por krushqit nuk i dhanë përgjigje. Ndaj ajo e mendoi vet planin e ikjes. Duke iu lutur zotit, i drejtohet shkëmbit të kanionit: “Hapu, o shkëmb që të shpëtoj nga sikleti që më ka zënë”. Dhe shkëmbi e dëgjoi, menjëherë hapi një vrimë, zgavër. Nusja u hodh nga kali dhe u fsheh në këtë vrimë. Krushqit u kthyen në fshat pa të. Më vonë kjo vrimë nisi të vizitohej nga nuse të reja që kërkonin të bëheshin me fëmijë. Legjenda e dytë lidhet me format e çuditshme të krijuara nga karsti (tretja) e gëlqerorëve në ujë. Këto forma janë të ngjashme me gjurmën e një kali dhe të një shkopi. Ato gjenden pranë fshatit Dhores, rreth 5 km larg qytetit të Çorovodës. Legjenda i cilëson ato si gjurmët e shenjtit Abaz Aliu,

Turizmi

Kanioni i Osumit ka qene thuajse i pashfrytëzuar për qëllime turistike deri në fillimin e viteve ’90. Por qysh nga ajo kohe kanionin kane nisur ta vizitojnë turiste të huaj kryesisht italiane dhe franceze, të cilit e kanë kthyer në një rit të përvitshëm. Ata janë kryesisht të dhëne pas vozitjes me kanoe e kajak. Në kater-pese vitet e fundit numri i vizitoreve që shijojnë pamjet e mrekullueshme të kanionit është rritur ndjeshëm si të atyre vendas ashtu dhe turisteve të huaj. Kanioni mund te vizitohet në dy mënyra, nëpërmjet shtratit të lumit me kanoe, kajak apo gomone, ose në rruge tokësore me automjet apo në këmbe. Lundrimi mund të bëhet në çdo stine të vitit pasi lumi nuk është shumë i rrëmbyeshëm, por zakonisht amatoret e këtij sporti preferojnë periudhën nga pranvera deri në fundin e vjeshtës. Lundrimi rafting, kajaking dhe kanotazhi mund të bëhet duke i pasur vete këto mjete, në të kundërt një shërbim i tillë të ofrohet nga shoqata sportive e liçensuar për sportin rafting në Shqipëri Albania Rafting Group, në qytetin e Beratit, e cila nëpërmjet partnerëve të saj lokalë ofron veç të tjerash dhe hotel, kuzhine tradicionale të zonës si dhe një guide rafting nëpër kanion. Paketa bazë nga Berati deri në pjesën e sipërme të kanionit dhe rafting deri në urën e Corovodës, të ofrohet për 6 mije leke të reja. Ndërsa nga toka kanioni mund të vizitohet në çdo kohe dhe me shumë pak shpenzime. Kanioni është krejtësisht një vepër e natyrës.

Guida

Rruga automobilistike që lidh qytetin e Çorovodës me skajin e sipërm të kanionit të quajtur Hambull kalon thuajse ngjitur me bregun e kanionit. Ky aks rrugor nuk është i asfaltuar por mund të përshkohet me fuoristrade apo autoveture. Nga Çorovoda deri në Hambull mund të shkosh me linje furgoni . Gjate vizitës neper kanionin e Osumit mund të shijosh edhe pamjen përrallore të disa ujëvarave, të cilat bien në lume nga një lartësi e madhe, si ne Çerenisht, Zogas, Kalanjas, Dhores, Pigas e Blezencke. Gjatë kanionit mund të ndeshesh dhe disa shpella interesante. Një pamje të rralle të kanionit mund ta shijosh dhe nga e vetmja ure që ndodhet në te, në afërsi të fshatit Blezencke. Pikërisht aty është vendi me i ngushte i kanionit dhe arrihet lartësia me e madhe nga shtrati i lumit. Në afërsi të fshatit Dhores mund të vizitosh dhe vendin e shenjte për besimtaret bektashian te zonës, pasi sipas legjendës aty gjendet “Gjurma e Imam Aliut”. Ky vend i shenjte ndodhet në pjesën e sipërme të kanionit, ku në masivin shkëmbor, në të dyja anët e lumit, dallohen qarte gjurma e një njeriu, e një kali dhe gjurma e një bastuni. Sipas legjendës Imam Aliu e ka kaluar kanionin me një kërcim të kalit të tij. Si gjatë vozitjes neper lum ashtu dhe nëse ecën me këmbe ndesh burime me ujë të ftohtë, por nuk ka lokale, kështu që duhet të marrësh me vete edhe pak ushqim apo pije të ndryshme. Hotelet me te afërta me kanionin ndodhen në qytetin e Çorovodës. Çmimet ne to janë shumë të arsyeshme. Në restorantet e qytetit të ofrohet gatimi tradicional i zonës, mishi ne hell i shoqëruar me disa produkte bulmeti si dhe me rakinë me nam të Skraparit. Kanioni mund të përshkohet për afro treçerek ore me makine, tre ore në këmbe dhe pak me shumë se dy ore me kanoe apo kajak.

Fotografia e Dilaver Xhelili

Fotografia e Dilaver Xhelili
Fotografia e Dilaver Xhelili
Fotografia e Dilaver Xhelili
Fotografia e Dilaver Xhelili