Kushe fshihet pas ketij veprimi racist?? Nga Dhimiter Rrera SHBA.

Eshtë rrahur e keqetrajtuar  pak dite me pare , para banesës së tij në lagjen Aerodrom të Shkupit, Branko Sinadinovski.

Deri tani nuk dihen arsyet dhe autorët, përveç se ngjarja ka ndodhur në pikën e ditës. Dihet se zotri Branko Sonadinovski eshte nder  orthodoksit  shqiptare te tjetersuar ne maqedon neprmjet dhunes dhe presionit pas perpjekjeve qindravjecare te sllaveve per te zhdukur ekzistencen e faktorit shqiptar, autokton ne trojet e ishe jugosllavise. Disa vite me pare z Branko u deklarua si shqiptar duke bere qe te kundershtohej madje dhe te sulmohej nga disa ekstremiste sllavo -maqedon per deklarimin e kesaj te vertete … Pas nje zhurme te madhe ne media dhe ne rethet maqedone u duke se gjithcka u normalizua ,por veprimi i disa diteve me pare kunder tije, le te kuptohet se ekstremistet sllavo aqedon nuk do te ndalojne se shantazhuari e vepruari kunder cdo elementi shqiptar qe do te shfaqet per te deklaruar prejardhjen e vete pavaresisht se cilit besimi i perket.

Sipas te dhenave paraprake behet me dije se kan qene dy persona ende te pa identifikuar te cilet kan sulmuar dhe keqetrajtuar profesorin Sinadinovski per shkaqe ende te “paqarta” . Si gjithnje gjate kesaj periudhe te gjate tranzicioni ne shtetin multinacional te ashtuquajtur Maqedoni, policia apo thene shqip, ruajtesit e rendit dhe qetesise te cilet paguhen me taksat e qytetareve te atij shteti, nuk jane ‘gjendur” ne vendin e ngjarjes ! Burime te ndryshme informative bejne me dije se : Nga policia as nuk e kanë konfirmuar as edhe demantuar rastin në fjalë.

Prof. Dr. BRANISLLAV SINADINOVSKI është ligjëruesi universitar me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni, së fundmi doli publikisht dhe deklaroi prejardhjen e tij etnike. Ai është themelues i Bashkësisë fetare të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni.

Sinadinovski është autor i disa librave.

Pas mesimit te kesaj ngjarjeje te rende e cila cenon bashkejetesen e dy prej komuniteteve me te medha ne te ashtuquajturin shtet Maqedone atij Shqiptar dhe “Maqedone” kane reaguar shume organizata dhe shoqata te komuniteteve shqiptare ne mbare diaspore. Nje prej tyre eshte edhe AKADEMIA SHQIPTARE AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE – NJU JORK e cila ne reagimin e vete eshte shprehurme keto fjale :

BANDAT KRIMINALE NË SHKUP E KANË SULMUAR FIZIKISHT AKADEMIKUN BRANISLLAV SINADINOVSKI, ANËTAR I AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE ARTEVE – NJU JORK

Ky është sulmi i dytë ndaj këtij diplomati, studiuesi dhe veprimtari të shquar, themelues i Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni, si dhe anëtar i Këshillit Shqiptar të Ambasadorëve për Paqe.

Kërkojmë nga organet e rendit, t’i zbulojnë, kapin dhe dënojnë urgjentisht porositësit dhe kryerësit e këtij akti kriminal!

Shkup, 5 mars 2018.

Kesaj thirje i bashkohet edhe stafi i Iliriatvarizona me drejtor Ndue Frroku dhe drejtues i programacionit Dhimiter Rrera.