KUSH ISHIN ARNAUTASHËT ?

KUSH ISHIN ARNAUTASHËT ?

“Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. E megjithatë, ata janë popull kryesor, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetëre të re të Evropës. Por, ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë. Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeqë dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë
fati.” (Johan Tunman, 1774, Leipzig, “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”).

Ishim të panjohur sepse nuk donin të na njihnin. Ata që na sundonin na ç`kombëtarizonin, na ndërronin fenë me çdo lloj metode; dhe ne mbeteshim të panjohur për të tjerët. Tunman e dinte këtë dhe donte që botës së civilizuar t`ia rikujtonte se në mesin e tyre ishin edhe shqiparët.
Shikoje dhe lexoje z. Tunman, viti 1774 (!) ende pa u formuar serbët si serbë.

Sot bota e di se ne ku jemi dhe si jemi, por na dalin të rinjtë që mundohen në “emër të shkencës së të pavërtetës historike” të na i rrumcullojnë rrënjët dhe të na paraqesin pak a shumë si
jashtëtokësorë (E. T) të ardhur diku në fillimin e lulëzimit të Perandorisë Osmane,
apo jo ?
Kush ishin arnautashët? Serbët shkruajnë “Pas Betejës së Kosovës (1389), serbët e këtushëm u shpërndanë. Një numër i madh i tyre përfunduan në Shqipëri ku filloi vala e madhe e islamizimit të tyre. Të bijtë dhe nipërit e atyre serbëve të cilët kishin luftuar në Kosovë gjithmonë paskan ruajtur kujtimin e tyre për gjyshërit e dikurshëm”, – shpjegon historiani
Gjuretiq, duke shtuar se mbi 80 përqind të shiptarëve të sotëm, nga burimet relevante historike, janë me origjinë serbe dhe janë po ata serbë të islamizuar pas Betejës së Kosovës.

Por islamizimi më i madh i serbëve, sipas burimeve të tyre qenka rritur shumë në shek. XVII dhe në fillim të shek. XVIItë sepse serbë si arnautashë ata paskan pasur më shumë të drejta ose sipas
burimeve të tjera, shumë serbë e paskan pranuar islamizimin si një domosdoshmëri të dreqit, duke pritur gjithmonë që një ditë do të kthehen në rrjedhën e të parëve të tyre. Shumë gjenerata të para, të konvertuara në islam, paskan ruajtur gjuhën dhe festat e tyre fetare.

Ndoshta jam gabim; mos janë shqiptarët e shkretë që e pësuan këtë fatkeqësi or shqiptar ?
Por, vazhdohet më tutje në shkrimet e tyre (e që janë me mijëra) albanizimi i serbëve të islamizuar u bë tek ata serbë që nuk iu ndiente më për ndjenjën kombëtare dhe u martuan me vajza të komuniteteve fisnore shqiptare (?). Për një kohë të gjatë historike, ata të konvertuarit
u quajtën arnautashë nga serbët ortododoksë. Por për çudi, ata arnautashët nuk e paskan ndier vehten as si turq, e as si shqiptarë; por ato sot nuk po e ndjekan vehten më as si serbë. Deri
në fundin e shekullit të 19-të, arnautashë të shumtë i mbanin mbiemrat e tyre të vjetër. Në Drenicë paskan qenë Dokiqët,Veliqët, Marushiqët, Zoniqët, Raçiqët, Geciqët etj., të cilët ishin me origjinë serbe. Situatë e njëjtë ishte edhe në Pejë dhe rrethinën e saj, ku jetonin shumë serbë të
islamizuar dhe albanizuar: Stepanoviqët, Bojkoviqët, Dekiqët, Lekiqët, Stojkoviqët etj.

A nuk është kjo vjedhje e pafytyrë e historisë?

Duke kaluar nëpër Kosovë e Metohi, S. Gopçeviq, paska qëndruar gjatë në Prizren. Të dhënat që paska mbledhur, paskan treguar një shkallë të lartë të islamizimit të serbëve të Prizrenit; kurse Gjakova shënohet si vend i 4.100 familjeve nga të cilat 161 të serbëve kristianë (shkijet e Rajës; shqiptarët ortodoksë, f.xh.), 130 të shqiptarëve katolikë e të tjerët shqiptarë të islamizuar.

Në Prishtinë paskan jetuar 3.510 familje, nga të cilat 350 të serbëve të krishterë, 2600 (!) të serbëve mohamedanë, 260 familje turqish, 70 tëhebrejëve dhe vetëm 70 të shqiptarëve dhe të tjerëve (?) Bogdanoviqi (“Knjiga o Kosovu”, Dimitrije Bogdanoviq, 1985) spjegon se populli serb ishte viktimë e jo vetëm një stihijeje por e njëplani për zhdukjen fizike të tij.

Kurse Samargjiqi, në vitin 1989, shkruan “Arbanasit” që në shek. XVI–të ishin ekspanziv dhe se turqit ishinata që i lejuan mbi serbët që “si gozhda e ndryshkur të mbijnë mbi
dheun e tyre të lashtë (të Serbisë?)”

Autorët e vjetër serbë i përshkruanin shqiptarët si “zullumqarë”, “bisha të tërbuara” (Ristiq,1864) si dhe “arbanasët e egër” të cilët ishin “thjesht barinj të egër” (Sreqkoviq, 1888).
Thjesht shkruhej ashtu, siç iu shkonte atyre për shtati. Herë shkruhej për ne që ishim si “bisha”, “barinj të egër” që nukdinim të bëjmë shtet, kur ishte në pyetje ndarja e tokave, e herë shkruhej
për ne se ishim arnautashë, serbë të islamizuar dhe të albanizuar, kur iu duhej përvetësimi ynë karshi botës.
E dumbaba, rrinte si karagjoz dhe vetëm vërente, se çdo gjë shkonte mirë sipas “planit”. Bota nuk na lypte, serbët na bënin jashtëtokësorë (alienë), e turku heshtte.
Po na këshillojnë që të kërkojmë rrënjët tona diku nga Anadolli dhe me pashallarët turq (që shumica prej tyre ishin tanët, mjerisht) të fillojmë shpurdhjen e historisë sonë.
Një burrë i mençur i Europës ka thënë se vetëm atëhere kur shqiptarët e shkruajnë vetë historinë, atëhere ajo është historia e tyre.
Të vazhdojmë me arnautashët e serbëve.

Së pari një pyetje tjetër . Pse turku nuk na thirri ashtu si quheshim, por na tha se jemi arnautë? Pse kurrë nuk doli t’i shpjegonte botës se këtë rracë që po e shtypi me shekuj, edhe këta e kanë origjinën e tyre? E kishte të vështirë? Jo, thjesht nuk donte.
Po me çfarë dokumentesh dhe faktesh historike, serbët e morën guximin që të përvetësojnë një popull dhe t`i hidhet hi syve të botës se këtu paska pasur vetëm serbë?

E ne dhe historia jonë datojmë që nga pellazgët, ilirët, arbërit dheshqiptarët, por vazhdojmë të heshtim dhe të pranojmë atë që shkruajnë serbët, apo jo ?

Nuk jemi fejtonistë por letrat e shkruara janë të lexueshme, ato edhe komentohen. A nuk është e vërtetë se me shpartallimin e perandorisë osmane, trojet shqiptare u nxorën në pazar nga vetë perandoria për t’i joshur apetitet sllavo-ortodokse të Moskës, Beogradit e Athinës.
Prej më shumë se 100 mijë km², Shqipëria londineze ngeli vetëm merreth 28 mijë km², sepse të tjerat u aneksuan nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, me ndihmën e Rusisë dhe me pamundësinë e mbrojtjes nga shtetet përendimore. Edhe kjo pak Shqipëri, përveç përpjekjeve dhe gjakut të derdhur , është një dhuratë e bërë për popullin shqiptar nga na e disa shteteve mike evro-perëndimore dhe SHBA-ve.
Keni të drejtë kur thoni: “Demokracitë e dobëta në Kosovë dhe Shqipëri gjithnjë e më shumë po joshen nga Turqia, derisa vëzhguesit shqiptarë të orientuar nga Perëndimi, të shqetësuar shikojnë
strategjinë neoosmane të Ankarasë”. Keni të drejtë gjithashtu kur thoni: “Deri vonë në shekullin XIX, shumica e shqiptarëve nga administrate osmane konsideroheshin ose “turq” (d.m.th. myslimanë), ose “grekë” (ortodoksë) dhe “latinë” (katolikë). Shumica, sipas Schmitt, edhe ndiheshin të tillë. Jo, jo të gjithë, nuk ndiheshin të gjithë të tillë.

“Alfabeti me shkronja latine u miratua kundër rezistencës së ashpër të klerit mysliman shqiptar”, shkruhet ; por jo vetëm për këtë, por edhe për të vazhduar aty ku kishim mbetur. Apo jo?
Ne e dimë edhe këtë që ju thoni: “Përhapja e ideve kombëtare shqiptare ishte një ndërmarrje tejet e vështirë, madje rreth vitit 1900 Perandoria Osmane ndaloi përdorimin shkrimor të shqipes. (por ajo s`e kishte lejuar kurrë? f.xh) Gjuha shqipe, sipas pikëpamjes osmane, mund të dëmtonte besnikërinë e shqiptarëve ndaj Perandorisë”. Pastaj vazhdohet se: Të ndarë e të përçarë (1912), shqiptarët u shndërruan në top loje të fuqive ballkanike dhe evropiane; aventurierë të llojllojshëm
synonin fronin shqiptar, politikanë shqiptarë me mendësi anadollake nuk dinin ç’duan për popullin e tyre. Ne e dijmë se edhe sot jemi në të njëjtën pozitë. Por edhe kjo do të
tejkalohet.
Por “shqiptarë, osmanë, mercenarë, orientalë, perëndimorë, të paorganizuar, kaotikë, të degjeneruar nga komunizmi i Enver Hoxhës dhe të shtypur nga Jugosllavia e Titos, historia shqiptare është plot drama dhe absurde (shkruante Enver Robelli ). Jo nuk është krejt e vërtetë. Kemi drama që pa fajin tonë janë luajtur mbi kurrizin tone, por nuk jemi kaotikë dhe absurdë.

Të jemi realë, ne nuk jemi arnautashë ose serbë të islamizuar

Fahri Xharra, Gjakovë