KUR ZBARKOI NGA AMERIKA MALËSHOVA E BERATIT… Simon Vrusho

Nën hijen dhe hijeshinë e Tomorit, 4 km nga rruga Berat-Skrapar, 17 km nga Berati, ka qenë një fshat, Malëshova e Beratit, 500-600 m mbi nivelin e detit, me 3 kisha, me një emër të ndrruar më 1933 nga qeveria shqiptare, e quajtën fshatin Karafil (ngaqë rriste shumë karafila), po ky emër nuk ngjiti, u mboll, po nuk mbiu dot, emër i firmosur nga kryeminstri Mehdi Frashëri dhe ministri Karl Gurakuqi, fshat me 4 lagje dhe me 40 mbiemra:

Vruho, Gjika, Papa, Reveli, Dhima, Gjoka, Kanini, Alabaku, Vako, Vito, Sfeci, Risto, Kokoneshi, Shkurti, Dyzeti, Nizami, Dido, Samarxhiu, Gori, Banko, Ndini, Xhuxho, Toto, Nushi, Nika, Taqo, Caushi, Çkore, Laluçi, Hyso, Lala, Fejzo, Capo, Qederi, Leksi, Bushi, etj.

Fshat thuajse 2 shekullor, por u shua për 20 vjet, 1945-65, ngaqë nuk i shkonte puna e bujkut, as zanati i bariut…

Fshat zanatçinjsh, me muratorë, maragonozë, kallajxhinj që, sa nuhatën dhe takuan kurbetin, u bënë të tërë kurbetçinj, morën rrugën e Amerikës, nga një për shtëpi, nga një për familje, vetëm njëri shkoi në Misir, Egjipt, Jani VRUHO… Shkuan kurbetçnj, u kthyen tregtarë… Bënë qendrën e Beratit: hotele, dyqane, punishte manifakture… 10 vjet në kurbet, i kthenin në investime me vlerë, shtëpi 2-3 katëshe, arsimim, zhvillim, mirëqënie…

Një Reveli nga Malëshova ngriti të parin centarl elektrik në Berat në vitin 1936… Dy malëshovitë Tas Vërtopi e Llukan Gjika ngritën dy holelet më piktoreske në qendër të Beratit… Njëri i quajtur GRAND HOTEL COLOMBO, tjetri Hoteli i Tasit, Tas VËRTOPIT… Dhe 15 dyqane në qendër, të derdhur në beton…
Anëtarë të shoqërisë “VATRA” në Amerikë, letërkëmbim me bashkëmalëshovitin e madh VRUHO, krijuan në Boston një degë të VATRËS, të quajtur “LISI I BUTË”, në kujtim të lisit monumental, Lisi i Butë, simbol i fshatit, simbol që ngrihej madhështor në hyrje të tij…

Mbështetën Nolin, Kongresin e Lushnjës, Kryengritjen e Fierit…

Malëshova. Më i ndjeri, Jani Vruho, pas tij, Tas Vërtopi (Gjika)…

Në foto:

Qendra e Beratit në vitet ’30-të, e vulosur nga ndërtimet malëshovite…

Fotografia e Simon Vrusho
Fotografia e Simon Vrusho