KUNDER NJE PUBLIKIMI, KU NJE FARE IVANI I BEN “SHAH – MAT”, KRYEMINISTRIT TIM!!

KUNDER NJE PUBLIKIMI, KU NJE FARE IVANI I BEN “SHAH – MAT”, KRYEMINISTRIT TIM!!

Ne akuzat dhe kunderakuzat sllavo maqedone per rolin e Shqiperise perballe krizes ne shtetin e Maqedonise, nuk gjejme elemente te paktitikuar, perkundrazi, me nje kokefortesi bizantine, edhe pse faktori nderkombetar perendimor i terheqin veshin Ivanovit, ai vazhdon ne rrugen e destabilizimit te shtetit.
Dy fjale i kam edhe me disa analiste, te cilet veprime te tilla antishqiptare, ne nje situate te ndezur, perpiqen ti trajtojne me motive te lidhura me politiken e brendeshme te dites ne shtetin shqiptar.
Mosni more vellezer, mos baltosni gjithcka vetem e vetem pse nuk u pelqen fytyra e Edi Rames.
Edi Rama nuk eshte as Shqiperia e as Kombi, por sot eshte Kryeministri i Shqiperise.
Mos e trajtoni ceshtjen shqiptare me syze te politikave te dites.
O miqte e mire te mire, ku eshte “sha – mati” i ketij fare Ivani antishqiptar, qe i ka bere Kryeministrit te shtetit tim?
Vetem pse i ka bere nje leter disa shteteve dhe institucioneve nderkombetare perendimore dhe paska bere “shah – mat”?!
Po a nuk e kuptoni qe, per marrezine e tij me doza te theksuara nacionaliste dhe antishqiptare, per thellimin e krizes ne Maqedoni, ky fare Ivani kerkon te laje duart para ithtareve te vet qe po e vene ne kryq?
Po pse cfare presim ne shqiptaret nge diplomacia Ruse dhe ajo maqedone, qe te perkrahin ceshtjen e shqiptareve ne Maqedoni?!
Po pse cfare presim tjeter ne shqiptaret nga Ivanovi dhe Gruevski, qe te pranojne me dashje qe shkelen per 15 vite me dhune policore kerkesat e Marreveshjes se Ohrit dhe tani te ankohen per disa minidetaje te kesaj marreveshje qe po i kerkojne shqiptaret sot?!
Po pse cfare te keqe ka qe partite shqiptare u konsultuan dhe keshilluan ne Tirane?!
A e njeh ky fare Ivani Kushtetuten e Shqiperise, te cilen perfshi dhe nenin “8”, e ka pranuar tere bota perendimore?!
Persderi sa diplomacia ruse flet per nje “Shqiperi te Madhe”, atehere do te thote se ka nje territor ne Ballkan qe perfshin trojet shqiptare brenda kesaj Shqiperie?
Atehere, cfare te keqe shikojme ne shqiptaret ketu, a nuk eshte kjo historia jone?!
Pse nuk shikojme ne menyre kritike faktin qe, Partia Besa ka dale ne favor te percarjes dhe eshte bere pale me Ivanin me shoke ne pretendimet e tyre?!
Pra ky fare Billalli paska “te drejte” dhe te gjithe te tjeret qe po fitojne betejat me ultranacionalizmnin maqedon qenkan te gabuar?!
Pse duhet te marrim ne te mireqena dhe te ngreme ne art qendrimin e poshter te nje fare Ivani, vetem e vetem se paska akuzuar rende Shqiperine dhe vecanerisht Kryeministrin e saj?!
Po dhe nese e akuzon Shqiperine nje i marrosur qe po e zhyt shtetin e tij drejt nje lufte civile, atehere cfare presim ne tjeter, mos presim levdata prej tij?!
Ne planin e brendshem Edi Rama mund te kete plote gjynahe ne drejtimin e shtetit, por ne kete rast per motive politike, ne nuk kemi aresye te gezojme per nje “shah – mat” imagjinar te nje fare Ivani, qe mund ti beje kryeministrit te shtetit tim.
Ne duhet te ndihemi mire, kur per here te pare shqiptaret gjejne nje gjuhe te perbashket politike, pa dallim kufijsh.
Eshte ajo gjuhe qe na ka munguar dekada te tera.
Ne duhet te ndihemi mire qe shteti shqiptar mundesoi kushtet logjistike per kreret politik shqiptar te Maqedonise, qe ata vendosen per nje Platforme te Perbashket, qe kushtezon dhe per here te pare dhe i ve fre revanshit agresiv sllavo maqedon.
Do ta vazhdoja gjate kete analize te shkurter, por gjykoj, qe ne kendveshtrimin e politikes kombetare, ne duhet te jemi ne unitet mendimi, per te fituar hap pas hapi betejat me armiqte tane shekullore, qe dhe sot ne shekullin e kibernetikes po na cajne derrasa me mendesi bizantine.
Ne kete rast te mos vleresojme shtrengimin e trurit, por te degjojme dhimbjen e zemres tone, e cila eshte e ndare dhe coptuar akoma ne 5 shtete dhe ne 8 pjese.
Faleminderit.
Sulejmnan Abazi, Tirane me 07/03/2017