Berat Albania.
Prindër që fëmijërinë e tyre e kanë të lidhur me Teatrin e Kukullave, kanë qënë sëbashku me fëmijët e tyre në një ekspozitë tejet të veçantë, ku personazhet e përalla sëbashku me disa skena përallash kanë ardhur dje për publikun në 45 vjetorin e krijimit të këtij teatri në qytetin e Beratit. Nga E Azizolli
Gjashtë artist nga qyteti muze krijuan 45 vite më parë institucionin kulturor të botës së fëmijëve, i cili jo vetëm që i mbijetoi ndryshimit të sistemeve, trazirave të vitit 1997, por sot fama e tij ka kaluar kufijtë. “Kukullat me maskota” është një prej teknikave më të veçanta të këtij teatri kukullash, i cili mbahet ende gjallë fal profesionalizimit dhe pasionit të regjizorit të teatrit Sulejman Kafexhiu.
Teatri i kukullave në qytetin e Beratit është ndër të paktët teatro në vend që i ka mbijetuar viteve, madje duke rritur shkallën e suksesit dhe duke u bërë i njohur ndërkombëtarisht, fal disa çmimeve të fituara për interpretime tepër të larta. Ky institucion kulutre dhe arti është i vetmi që ofron argëtim për botën e fëmijëve dhe që këtë mes marsi festoi 45 vjetorin e krijimit të tij. Për të sjell në kujtim të qytetarëve beratas emocionet e botës fëmijnore regjizori i këtij teatri Sulejman Kafexhi ka sjell mbrëmjen e djeshme në një ekspozitë personazhet më të dashura kukulla si dhe një pjesë të njoftimeve për vënien në skenë të pjesëve të shfaqura ndër vite. Ekspozita tejet e veçantë me protagonist personazhet e dashura të fëmijëve u hap mbrëmjen e djeshme në galerinë e qytetit, ku vogëlushët për herë të parë prekën nga afër kukullat dhe disa prej skenave, ku ato vihen për tu interpretuar nga aktorët.
Sulejman Kafexhi, u shpreh se me gjithë ulje ngritjet, problemet me të cilat është hasur Teatri i Kukullave në Berat ai vazhdon të mbetet unik, pasi është teatri më i vlerësuar dhe në arenën shqipfolëse, ku ka marë pjesë në shumë gara ndërkombëtare.
“Përveç shfaqjeve që demostrojmë çdo javë, vendosëm të prezantonim dhe një ekspozitë unike, sepse kukullat e Beratit i kanë kaluar kufijtë e suksesit dhe janë kukullat më të pëlqyera në Shiqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Ne festojmë 45 vjetorin e krijimit dhe unë gjej rastin këtu që të falenderoj gjashtë artistë nga Berati që kanë krijuar Teatrin e Kukullave, regjizor Nazi Vreshtari, piktor Yzedin Shelegu, aktorët Thoma Rrapi dhe Marianthi Vogli, Irena Dheskali dhe Skënder Mborja, tha ai. Pas viteve 1990 kemi filluar dhe me përalla të huaja, të cilat morën një zhvillim dhe sa vinte dhe Teatri i Kukullave po perfeksionohej edhe më shumë me teknika dhe forma të reja të përallave. Përveçse kemi interpretuar përallat më të bukura botërore i kemi bërë dhe një përshtatje të bukur në gjuhën shqipe, pohon Kafexhiu. Kemi arritur që të shtojmë një deri në dy pjesë çdo vit dhe për vitin 2017 janë dy pjesë që do ti prezantohen fëmijëve “Trëndafili mendjemadh” dhe “Përallëza e detit”. Për vitin 2017 do të jemi pjesë e Festivalit Botëror të Kukullave që do të organizohet në Prishtinë dhe Festivalin Europian që do të organizohet në Maqedoni. Teatri i Kukullave në Berat është dalluar për pjesët e tij në maskota, përveçse pjeëve me kukulla që kemi konkuruar shumë herë. Përalla me maskota realizon siç është personazhi, duke e nxjerr në pamje, audio dhe lëvizjeve personazhin. Kjo është një punë shumë e vështirë, por me dëshirë dhe me pasion realizohet çdo gjë”, thotë Kafexhiu. 
Kryetari i bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, garantoi mbrëmë në hapje të kësaj ekspozite se institucioni që drejton do të jetë mbështetësi kryesor i Teatrit të Kukullave, i cili shton larminë e eventeve kulturore që zhvillohen në këtë qytet.

