KUJT I DUHET PERFITIMI POLITIK, MBI INTERESAT KOMBETARE?!

KUJT I DUHET PERFITIMI POLITIK, MBI INTERESAT KOMBETARE?!

Është qëndrim i pranuar që, SHBA-të janë aleati i vetëm strategjik i Shqipërisë. Kjo është e dëshmuar në mënyrë institucionale e popullore. Një mendim domen në territoret shqiptare, por nga ana tjetër, askush nuk mund të pretendojë që SHBA-të në gjeostrategjinë e tyre, të kenë aleat strategjik Republikën e Shqipërisë. Të dy këto pozicione respektive nuk janë e njëta gjë. Një analist politik besoj është në gjendje të kuptoj diçka më shumë nga ky konstatim.
Në këtë këndvështrim, nga politika dhe diplomacia shqiptare është hedhur një hap me shumë dhimbje në votën kundër vendimit të Presidentit Tramp, për të cilin arsyet i di qeveria shqiptare.
Në krahun tjetër, shikohet se vendimin amerikan nuk ka kthim prapa.
Nëse do të vazhdojmë në rrjedhën logjike këtë arsyetim, atëherë dalim në disa pika delikate por të rëndësishme, të cilat duhen marrë në konsideratë, më përpara se sa të zhurmohet dhe të hidhet baltë për përfitime politike.
Kjo që po ndodh në mjedisin shqiptar, nuk është e nderëshme.
Së pari; mund të kuptojmë që, Presidenti Tramp, me këtë vendim ka krijuar një problem me vetëveten dhe ndoshta në planin personal, për të mbajtur një prenmtim elektoral, por përsëri ky është problem dhe vendimi i tij dhe s’ka të bëjë me raportet e çimentuara SHBA – Shqipëri, të cilat janë raporte shumë afatgjata.
Së dyti; nuk ka pse të besojmë që SHBA-të kanë dëshirë me këtë rast të na armiqësojnë me Bashkimin Europian, kur ato mbështesin totalisht futjen e Shqipërisë në këtë organizëm të fuqishëm ndërkombëtar. Në këtë kontekst, qëndrimi i Shqipërisë, mbetet një qëndrim thjeshtë parimor, por jo i justifikuar.
Të kalojmë më tej në analizën politike.
A duhet të mendojmë që i tërë opinioni në Izrael është dakort me vendimin amerikan?
Vendimi për ç’vendosjen e ambasadës në Jeruzalem, e fut vet këtë institucion diplomatik të ekspozuar në një “rreth zjarri”, kur realisht vendet e BE-së trupin e tyre diplmatik do ta kenë në Tel Aviv.
Ky vendim, vet Izraelit do t’i hap një problem shumë të madh, sepse do të vihet në dilemë, ku do ta mbaj qeverinë e tij në të ardhmen, në Tel Aviv apo në Jeruzalem?
Pra, pa miratim dhe mbështetje të këtij vendimi edhe nga fuqitë e mëdha që i shërbejnë sot ekuilibrit botëror, ai rezulton vendim i njëanshëm. Uljet dhe ngritjet në politikë nuk mund të jenë konstatnte, në një kohë që trau i ekuilibrit botëror sot kërkon shumë supe dhe ndryshimi është një proces i pandalshëm.
Presidenti i SHBA-ve me këtë rast mbajti një premtim elektoral të adresuar ndaj kërkesave të lobit hebre në Amërikë.
Gjithësesi, këto janë cështje që u takojnë t’i zgjidhin vet politikanëve dhe shteteve që merren me to.
Atëherë, a mund të mendohet që pas dy dekadash, me këtë vendim SHBA-të të jenë akoma faktor paqe për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Palerstinës, rol të cilin e kanë ushqyer dhe ushtruar deri tani?
Me këtë rast, me ose pa dashje, vendimi i Presidentit të SHBA-ve, flamurin e përfaqësimit të botës arabo – muslimane ja kaloi në dorë Erdohanit dhe Turqisë. Kjo mund të quhet një gafë e rëndë politike brenda synimeve gjeostrategjike të SHBA-ve.
Me rastin e kësaj ngjarje planetare, bota arabo – islamike “i harroi” dhe i la mënjanë për një moment konfliktet dhe kontradiktat në mes të saj dhe u bashkua në një qëndrim kundër vendimit amerikan. Pa dashje, Presidenti Tramp i ka bërë një nder të madh çështjes Palestineze në kauzën e saj. Po këtij përfundimi çfarë emri duhet t’i vëmë?
Në planin e brendshëm për ne kanë rëndësi problemet që mund të lindin nga ky votim.
Problemi për opinionin shqiptar, është çështja e qëndrimit të politikës shqiptare në raport me këto ngjarje ndërkombëtare.
Në këtë rast, qëndrimet ekstreme, të cilat i fryjnë çështjes së besueshmërisë apo “tradhëtisë” ndaj SHBA-ve, nuk mund të shfrytëzohen për kapital politik. Opinion shqiptar duhet të kuptojë dhe vlerësojë realish sa dhe si mund të lëviz politika dhe diplomacia shqiptare në këto ngjarje, për të mbajtur ekuilibrat në favor të mbrojtjes së intersave kombëtare, pa dhunuar interest tona gjeopolitike në rajon dhe duke iu përmbajtur vizionit strategjik të përcaktuar saktësisht deri tani.
Bën përshtypje sigurisht heshtja e opozitës shqiptare në këtë çështje. Nëse opozita do të kishte pushtetin në Shqipëri, me siguri që do të mbante këtë qëndrim që u mbajt nga Shqipëria në votimin në OKB.
Nëse do të gjykojmë se është mbajtur “qëndrim i drejtë” apo kemi “tradhëtuar SHBA-të”, koha do të vërtetojë, atë që në fakt mund të fshihet pas këtij veprimi kaq madhor të SHBA-ve.
Në këtë qëndrim, sigurisht që Shqipëria nuk mund të kaloja pa pasoja. Ndoshta shtrëngimet në disa projekte që mbështet ambasada amerikanë në Tiranë, qoftë dhe mbështetjen që ajo i bën procesit të reformës në drejtësi, edhe mund të pësojnë goditje financiare.
Por duhet të kuptojmë se, në lidhje me çështjen midis Palestinës dhe Izraelit, nuk është hera e parë që ka angazhime të politiëks së shtetit shqiptar.
Që shteti i Palëstinës dhe Izraeli nuk e njohin Kosovën, kjo nuk është vetëm faji i tyre, por dhe i diplomacisë shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, që çdo herë i kanë qëndruar palestinezëve dhe izraelitëve me “mjaltin në sahan”, duke nënvleftësuar mbrojtjen e interesave kombëtare. Këto lëshime dhe paëprgjegjëshmëri politike, e çuan diplomacinë shqiptare sot në një “pikë vdekje”, duke e kryqëzuar dhe akuzuar deri për tradhëti kombëtare.
Të njëjtat fjalëe mund të themi edhe për deklaratën ekstreme e Presidentit të Kosovës, i cili në këtë rast, mund të mos ishte pronocuar, pasi Kosova nuk është në inventarin “e votës” së vendeve të interesuara. Deklarata e tij nuk ka vlerë dhe ajo u bë me synime utilitare dhe nuk tregon aspak zgjuarësi politike.
Atëherë, kujt i shërbejnë politikat e kundërvënies?
Politika e shtetit shqiptar, nëse e konsideron veten si “solucion të ngopur dhe imun” në çështjet e diplomacisë së saj, atëherë gabon. Shqiptarët janë një komb me dy shtete me shumë probleme dhe kjo është një arsye shumë e fortë, që asnjëherë të mos ngutemi në vendimarrjen politike. Ajo që mund të na krijojë siguri dhe dinjitet, mbetet pozicioni i drejtpeshuar, ku të mos lejohet asnjeherë që të vihen në diskutim mbrojtja e interesave tona kombëtare.
Në rastin konkret, nëse diplomacia shqiptare do të jepte votën “pro” vendimit Tramp, ndoshta do të ishte shumë më pak e ekzpozuar ndaj goditjeve politike brenda Kombit. Këtë duhet ta kishte menduar mirë dhe duhet ta kishte bërë me kurajo. Të gjesh pozicionin e duhur politik, për të ecuar rend pas besimeve fetare, nuk ka nevojë që këtë politika shqiptare ta kërkojë tek “modeli Jerusalem”, pasi këtë populli shqiptar e ka dëshmuar në shekuj dhe e ka në traditën e tij edhe sot, duke u bërë model paqe për botën demokratike.
Atëherë, kujt i duhet kredua politike mbi vlerat dhe interesat kombëtare?!
Dr. Sulejman Abazi NESHAJ.