Interviste me antarin e fundit të grevës naftës 81 vjetë më parë 105 vjeçarin Qerim Demo
Kuçova është një nga qytetet shqiptare, që, megjithëse për një periudhë të shkurtër, më pak se një shekull, ka një histori tepër të pasur dhe të ngjeshur me ngjarje e jetë intensive, si në periudhën e Zogut ashtu edhe atë të socializmit.Kuçova ka qenë e përmendur për naftë, e cila gjendej në sipërfaqe dhe përdorej për grasatimin e qerreve dhe për të mbajtur pishtarë të ndezur. Megjithëse i rastësishëm, zbulimi që bënë ushtarët austriakë gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1916, solli një të ardhme të sigurt dhe civilizim për një nga zonat më të prapambetura të Myzqesë së asaj kohe. Që nga viti 1918, kur filloi shfrytëzimi i naftës e deri në vitin 1924, në Kuçovë erdhën shumë shoqëri kërkuese nafte, por ato që zunë rrënjë qenë AIPA (Azienda Italiana Petroli Albania), një shoqëri Anglo-Persiane, si dhe një shoqëri franceze. Pusi i parë i naftës është shpuar në vitin 1928, në vendin e quajtur Dikatër. Që nga ky moment Kuçova u hodh në hartat gjeologjike të botës si vendburim nafte
Lidhje më këto ngjarje dhe historin e grevës 81 vjetë më parë ,ne intervistuam një nga grevistit që ende jëton naftëtarin Qerim Demo .105 vjeç, I cili jeton në një nga lagjet më të vjetra të qytetit të natës Kuçovë
Si e përjetoni grevën e parë të naftëtarëve ,që u zhvillua në lagjen ‘’11 janari’’?
– Edhe pse kanë kaluar vite ,dhe mosha ka bërë të sajën ,por muan num më hiqet nga mendja shprehjet e Duçes ,ku shprehesh ‘’se pa naftë nuk ka luftë Ai merte naftën nga Kuçova për të na luftuar përsëri në që e nxirnim nga shtresat toksore .Ato vite muan më kujtohen se në si puntorë ishim të bashkuar dhe I kishim dhënë besën njëri tjetrit Ishin kohra të vështira ,por ne nuk lëjonim që italianët të na shfrytëzonin deri në palcë Greva që u zhvillua ishte shumë e urganizuar mirë dhe me një bashkim të pa parë .
– Në luftën e parë botërore në Kuçovë ,kanë mbritur ushtrit e huaja .Një nga këto ushtri kanë qënë dhe ajo austriake .Reparti ushtarak është vëndosur në përroin e polovinës Në vitin 1916 një inxhinier – gjolog pjestar në kqëtë repart ushtarak gjatë një stërvitje që po kryenin në afërsi të përroit që rrithte nga kodra vinte me naftë Pasi e shetiten me këmbë vendin, ai arriti në përfundim se kuçova ishte një vend me pasuri të madhe nafte Këtë fakt ai e bëri public në vitin 1918 .Që nga ai viti 1918 ,e deri vitin 1924 ,në Kuçovë erdhën shumë shoqëri kërkuse të naftës si AIPA ,një nga shoqërit Anglo-persiane ,shoqërit Amerikane e naftës ,si dhe shoqërit Franceze. Etj.Pusi parë është hapur në vitin 1928 në vendin e quajtur Distileria ,Deri në vitin 1943 vendburimi naftës u shfrytëzua nga shoqërit italiane.
81 vjetë më parë në Kuçovë u zhvillua një grevë ,çmund të na thoni në lidhje me këtë grevë?
– 81 vjetë më parë puntorët e vajgurit shqiptar u ngritën në një grevë të përgjithshme ,ku I treguan vendit, regjimit të asaj kohe dhe kompanive të huaja që shfrytëzonin nëntokën ,se çfarë ëshët në gjendje të bëjë puntoria dhe populli shqiptar kundër padrejtësive shoqërore dhe shfrytëzimit barbar për të kërkuar të drejtat e tij themelore për jetesë më të mirë dhe indinjitet Më tej ai tregon se nafta në vendtonë ose siç e quanin ndryshe të parët tanë ‘’Gjaku Dragoit’’ka shpërthyerë që në kohë shumë shumë të vjetra nga thellësia e nëntokës duke dalë në sipërfaqe .Me të drejtë mund të thuhet se vajguri në shqipëri ëshët aq I vjetër , sa shqiptarët në tokën arbërore.tha ai.

Në çfarë shekulli kanë filluar studimet për naftën në Kuçovë dhe si filloi greva e puntorëve?
–Që në fillesat e shekullit 19 ,shoqërit e huaja kishin filluar studimet për naftën shqiptare .Italian dërgoi në shqipëri një mission ekonomiko- shkencor të kryesuar nga majori Silvo Exheli ,me gjeollogë të dëgjuar të cilët me studimet e kryera ,hodhën bazat mbi pranin e vajgurit sidomos në luginën e devollit dhe në fshatin Kuçovë.Qeveria italiane që kishtë synimë okupuese ndaj shqipërisë në datën 08 ,07 ,1925 , krijojë të parën herë atministratën autonome me emrin AIPA që kërkoi ,zbuloi dhe shfrytëzoi naftën dhe gazin .Kjo shoqëri për të kryerë punimet ,mori puntor shqiptar për forca të lirë krahu ,trajtoheshin shumë keqë dhe pagueshin shumë pakë Puntorët punonin 12 orë në ditë dhe pagueshin 3- 5 herë më pakë se puntorët Italian.Në të gjitha repartet e puse në kantierin e naftës po fillonin reagimet me protesta e manifestime të vogla që shtypeshin mizorisht nga italianët dhe xhandarët e zogut Në këto kushte filluan dhe kundërshtimet e puntorëve ndaj kësaj shoqërie Me inisjativën e patriotit Mafuz Laze dhe mbështetjen e puntorëve të naftës u bë e mundur formimi I organizatës me emrin Shoqëria e puntorëve të të Kuçovës dhe e qarkut ‘’Puna’’ me status përkatës .dhe kishte flamurin me ngjyër kombtare dhe me një kordele të bardhë Kishte gjithashtu vulën e rrubullakët me shkronjat ‘’Shoqëria Puna Kuçovë’’e themeluar 18 nëndor 1935 .
Si lindi greva e puntorëve?
–Më 28 nëndor 1935 puntorët e kantjerit festuan ditën e pavarsisë Kudo u pezullua puna dhe u mbajten fjalime .Kjo situatë shqetësoi autoritetet e larta të huaja e të vendit prandaj në janar të vitit 1936 u pushua nga puna I shoqërisë Mafuz Laze sekretari Adem Hoxha e shumë të tjerë .Në përgjigje të kësaj mase ekstreme u mblodhë në fshatin Perondi këshilli drejtues I Shoqërisë ‘’Puna’’ dhe vëndosi Më 11 shkurtë 1936 të organizohej greva e përgjithshme e naftëtarëve dhe banorëve të Kuçovës.Greva u vëndos që të bëhej në lagjen me të vjetër të qytetit ..Vidhat’’Greva do të fillonte me rënjen e sirenave në kozares në orën 9-00 ,të datës 11 shkurtë Me këtë sinjal të gjithë lanë punën dhe shkuan në grevë Folësit në këtë grevë do të kërkonin kthimin në punë të gjithë shokëve të larguar nga puna nga shoqëria AIPA.Në atë ditë dimëri të acarit filloi greva e përgjithshme ku kërkohej kërkesat e naftëtarëve shqiptare .Situata e krijuar shqetësoi së tepërmi autoritetet vëndore dhe qendrore Me në krye Ministrin e brendshëm Ethem Toto ,forcat e xhandarmërisë dhe të kuesturës italiane përdorën dhunën e bënë reprezarje ndaj grevistëve .
Që nga viti 1928 e deri në vitin 1943, vendburimi i Kuçovës u shfrytëzua nga shoqëria italiane AIPA, kuptohet me kushte skllavëruese. Këtu u zhvillua edhe klasa punëtore. Në historinë e Shqipërisë, Kuçova përmendet edhe si qyteti ku është organizuar greva e parë e punëtorëve në vitin 1936. Zhvillimin më të madh Kuçova e ka njohur pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos në vitet 1975 – 1990.
Nafta që prodhohej në Kuçovë ku përpunohej?
– Në vitin 1928 në vendin që sot quhet “Dikatër” (D4) u shpua e dha naftë pusi i parë në Shqipëri Që nga ky moment Kuçova u hodh në hartat gjeologjike të botës si vendburim nafte dhe më vonë edhe në hartat politike dhe ushtarake. Që nga viti 1928 e deri në vitin 1943, vendburimi i Kuçovës u shfrytëzua nga shoqëria italiane AIPA. Kjo shoqëri bëri marrëveshje me qeverinë e Mbretit Zog I që nëse prodhimi i naftës në vit do t’i kalonte 50 000 tonët, kjo shoqëri do të ngrinte në Kuçovë një rafineri. Por ndonëse prodhimi i kaloi 170 000 tonët, rafineria nuk u ngrit, përkundrazi nafta e nxjerrë nisej për t’u përpunuar në Itali. Në historinë e Shqipërisë, Kuçova përmendet edhe si qyteti ku është organizuar greva e parë e punëtorëve në vitin 1936.
Faleminderit



