KUCOVE – Aurodromi Kucoves, nga avjonet reaktive te avjonet e NATO –s Nga Dilaver Xhelili.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka priti në Tiranë, komandantin e Komandës Ajrore të NATO gjeneral Tod D. Wolters, për të shënuar fillimin e zbatimit të paketës, që NATO ka parashikuar të investojë në Bazën Ajrore të Kuçovës, gjatë 5 viteve të ardhshme.

Dy bashkëbiseduesit vlerësuan maksimalisht rëndësinë që ka për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit ngritja e një baze të tillë në vendin tonë.

Vizita e gjeneral Wolters në vendin tonë shënon edhe fillimin e aktiviteteve për këtë vit që përkon me 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Historiku i Aeroportit Kucove.

Aeroporti i Kucoves eshte  ndertuar ne vitin 1939 nga italianet ,ne periferi te qytetit Ure – Vajgurore , Ky aeroport u ndertua si nevoje e ushtrise italiane e cila kishte pushtuar Shqiperine dhe ishte ne lufte me Greqine…

 Me rritjen dhe zhvillimin e shpejte te aviacionit ne Shqiperi, erdhi duke u rritur edhe kerkesa per plotesimin detyrave te reja operative. Per kete u mendua krijimi i nje baze ajrore te madhe ne jug te vendit, dhe si pozicioni me i pershtatshem nga pozitat gjeografike u caktua vendodhja ne jug te qytetit naftembajtes te  Kucoves (ne ate kohe Qyteti Stalin).
Punimet per ndertimin e bazes filluan aty nga viti 1952. Pas tre vjetesh dhe  ne 15 Maj 1955 u perurua aerodromi i ri, shtepia e Regjimentit 23 te gjuajtwsve “Peza”. Komandanti i pare i Regjimentit ishte Koloneli Niko Hoxha i cili ra ne krye te detyres disa vjete me vone.Menjehere pas krijimit Regjimenti filloi plotesimin e detyrave operative, fillimisht me organiken e asj kohe qe perbehej nga gjuajtes MiG-15bis dhe versioni stervitor dy vendesh MiG-15UTI.
Pas prishjes se mardhenieve me BRSS, ashtu si gjithe aviacioni edhe baza ajrore u gjend ne veshtiresi, si per pjese kembimi ashtu edhe per karburant. Per zgjidhjen e ketij problemi , ne bashkepunim me specialistet e laboratorit te naftes ne Kucove, u ngrit nje grup pune pwr te testuar dhe prodhuar vajgurin special TS-1. i cili ishte si lende djegese per avionet e kohes, me ndihmen e kryeinxhinierit Stefan Kongjini, u prodhua me sukses vajguri TS-1 ne vend i cili zgjidhi nevojen urgjende te lendes djegese per avionat..
Persa i perkete  mirembajtjes, ne vitin 1968 ndertohet uzina e riparimit te avioneve ku  shiritin do ta priste  Enever Hoxha.  Uzina arriti te  prodhoje me sukses pjese kembimi  dhe te bente revizion komplet te avioneve luftarak shqipetare te tipave si: Mig 15, Mig 17, Mig 19, Mig 21.

Në 23 prill 1955 në aerodromin e Kuçovës u ulën për herë te parë avioni “Mig 17”, avion i cili sot gjendet në qendër të qytetit, pranë Shtëpisë së Oficerëve. Avioni bombardues JI- 28 u ul për herë të parë në këtë aerodrom në korrik të vitit 1957.

Në vitin 1964 në vartësi të regjimentit u krijuan dy reparte të reja, Batalioni i Shërbimit të Aerodromit dhe Grupi i Radio-Dritës. Në 1995 krijohet Baza e Mbrojtjes Ajrore Kuçovë, ndërsa me urdhër të ministrit të Mbrojtjes në vitin 2001 me strukturën e re organizative të Forcave Ajrore, ky repart kalon në Akademinë e Forcave Ajrore.  Në hyrje të aerodromit gjigant, me një sipërfaqe prej mbi 300 hektarë, janë renditur 200 avionë rusë e kinezë, që shteti shqiptar i merrte me klering duke u dhënë krom shteteve përkatëse. Bërthama e parë e këtij regjimenti u krijua  me vendim të posaçëm, ku u morën masa për përgatitjen e efektivit  pilot e teknik për teknikën e re reaktive me të cilën do të pajisej reparti. Nderkohe  u morën masa për përgatitjen e ambienteve për pritjen e efektivit dhe teknikës.Pas përfundimit të përgatitjes së efektivit pilot e inxhiniero-teknik, Regjimenti mori formën e plotë, i gatshëm për kryerjen e detyrave.

15 maj 1955 është dita e krijimit të regjimentit.

Me vendim të posaçëm të Kuvendit Popullor Nr.81 datë 06.11.1956, Regjimentit i dorëzohet Flamuri Luftarak me mbishkrimin “Regjimentit 23 të Aviacionit Gjuajtës PEZA“

Në janar të vitit 1956 në regjiment filloi përgatitja luftarake e organizuar mbi bazën e një planëzimi të rregullt. Në maj të këtij viti me urdhër të ministrit të Mbrojtjes u krijua nënreparti i ofiçinës së mirëmbajtjes së aviacionit me komandant Daut Gurabardhi, ndërkohë që një pjesë e pilotëve shkuan për studime për helikopterë.

Në korrik të vitit 1957 në këtë aerodrom u ul për herë të parë avioni bombardues JI- 28, i cili hyri në armatimin e Aviacionit tonë Luftarak. Në dhjetor në Kuçovë ulet një avion transporti anglez Skymaster. Me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor për kryerjen me sukses të kësaj detyre u dekoruan pilotët Kosta Dede e Mahmut Hysa, si dhe aviodrejtuesi Shyqyri Balla.

Në muajin shtator 1959 regjimenti mori pjesë në stërvitjen me trupat e armatës në rajonin e Ersekës. Dhe në muajin nëntor regjimenti mori pjesë në paradën ushtarake me rastin e 15-vjetorit të çlirimit të atdheut.

Në vitin 1964 në vartësi të regjimentit u krijuan dy reparte të reja, Batalioni i Shërbimit të Aerodromit dhe Grupi i Radio-Dritës.

Në vitin 1965 krijohet skuadrilja e tretë reaktivo-mësimore për përgatitjen e pilotëve, teknikëve të rinj, me komandant pilotin Sali Dibra.

Në fillim të vitit 1966 filluan punimet për ndërtimin e Uzinës së Riparimit të Avionëve, ndërsa në muajin prill reparti pajiset me një skuadrilje MIG-17.

Në gusht të vitit 1975  eksperimentohet për herë të parë qitje natën me raketa, ndërsa në vitin 1977 për herë të parë eksperimentohet bombardimi nga fluturimi horizontal në lartësi të vogël.Në vitin 1979, në detyrën e komandantit të regjimentit emërohet Harilla Rebi dhe në atë të komisarit Viktor Vangjeli. Po këtë vit u vu në gatishmëri për drejtimin luftarak të regjimentit Vendkomanda e Kohës së Luftës.Në paradën ajrore me rastin e 35-vjetorit të çlirimit të Atdheut, reparti mori pjesë me 9 avionë.Në vitin 1984 reparti emërohet “Regjimenti 23 i Aviacionit Gjuajtës Bombardues”, ndërsa në vitin 1985 dekorohet me urdhërin “Për shërbime të shquara në fushën e mbrojtjes”.Në vitin 1995 krijohet Baza e Mbrojtjes Ajrore Kuçovë, Reparti Ushtarak 4030 (ish-1875).Viti 1999, është viti i kthimit në normalitet, ndërsa në vitin 2001, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, në strukturën e re organizative të Forcave Ajrore, ky repart kalon në Akademia e Forcave Ajrore, duke pasur në vartësi dhe Fakultetin Teoriko-Mësimor  Vlorë.Në vitin 2003 vazhduan punimet nga pala turke në aerodromin e Kuçovës, të cilat përfunduan në kohë sipas planit.Në vitet në vazhdim si detyrë kryesore ka qenë modernizimi i infrastrukturës për plotësimin e standardeve dhe kushteve të aerodromit të Kuçovës si Host Nation Support Komandant i Bazës Ajrore Kuçovë është nënkolonel Balil Hyseni.

Aeroporti ushtarak i Kuçovës mund të kthehet në funksionim së shpejti, këtë herë për llogari të NATO-s, ku Shqipëria aderon prej 10 vjetësh. Aleanca e Atlantikut do të investojë 51 milionë euro për ta bërë bazën ajrore sërish funksionale. Ai pritet të përdoret kryesisht si bazë ndihmëse e Aleancës dhe punimet mund të fillojnë brenda këtij viti.

“Do të jetë një bazë, e cila zotëron kapacitetet e mbajtjes së avionëve luftarakë,” tha gjatë një konference për shtyp në Ministrinë e Mbrojtjes këtë janar, Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s gjeneral Tod D. Wolters.

Baza ajrore e Kucoves eshte bere nje nga bazat kryesore te NATO-s dhe Europes, se shpejti ketu do te mbrijne avjonet gjigande te NATO-s. Kjo baze ,tashme nga nje baze u thjeshte do te kthehet ne nje baze ku NATO ,do te dislokoje avjonet luftarak te teknologjise se fundit . Kjo baze  pritet  te ndikoje edhe ne rritjen e mieqenjes ekonomike te qytetit naftetareve dhe ter rajonit, Qarku Beratit.