KTHIM I VONUAR…. Nexhmedin Syla, 23 tetor, 2016

KTHIM I VONUAR

As diell
as shi.
Ky mot i përdalë
të bëka …
të vdesësh i gjallë!

Sa herë kthehem
me gurët e kullës
flas ballë për ballë.
Bashkë
mallkojmë ikjen.
Vrasim
kthimin e vonuar.

Si eshtra
gjymtyrë gjyshërish
i mbledhë këta gurë
një nga një.
Po…
a ngjallen të vdekurit?
Këta gurë të vrarë
Ku do t’i vë?

Një
do zgjedhë për kokën
Një
për të bekuarat këmbë
për hirë të kthimit
që largë s’më kanë lënë!

Mos më vorrosni
më emrin e pa thënë.

/Nexhmedin Syla, 23 tetor, 2016
foto e veres 2013,
syla-para-kullespara Kullës sime Shishman, gërmadha të mbetura nga lufta…/