Krasniqi i fiton dy tituj, i afrohet titullit të botës

Krasniqi Boks Haxhi Krasniqi i ka gëzuar të gjithë shqiptarët, duke e mposhtur ukrainasin Oleksandr Cherviak, në meçin e zhvilluar sonte në “Anhalt Arena” të qytetit gjerman Dessau.

Junikasi iu gëzua fitores pas 12 rundesh të zhvilluara, në një meç të cilin e dominoi. Fitoren e Krasniqit e vlerësuan gjyqtarët, që ia dhanë fitoren e madhe, ndër më të rëndësishmet në karrierë.

Me këtë rast, boksieri junikas i fitoi titujt e vlefshëm: WBO International dhe WBA Continental.

Ai, pas fitores e shfaqi flamurin kombëtar, atë të Kosovës dhe flamurin gjerman.

Fitorja ndaj ukrainasit ia hapi dyert Krasniqit të luftojë për titull të kampionit botëror.Krasniqi Boks