Kosova dhe “Kosova “ e Albin Kurtit.

Kosova dhe “Kosova “ e Albin Kurtit

“Kosova është e lirë në thelb. Është fjala për gjetjen e kostumit të saj politik, shtetëror, institucional, i cili nuk duhet të bjerë ndesh me lirinë, por t’i përshtatet asaj. Kjo është e detyrueshme dhe këtë nuk ka asnjë forcë ta pengojë. Liria e Kosovës mbrohet nga vullneti i popullit të Kosovës. Por ajo mbrohet gjithashtu nga qytetërimi i sotëm botëror, nga pjesa më e përparuar e tij. Ajo mbrohet nga bota perëndimore dhe aleanca atlantike. Shkurt, ajo mbrohet nga moraliteti i njerëzimit. Duhet shkelur me këmbë mbi të gjitha këto, për të shkelur mbi Kosovën. Ka forca që nuk e duan lirinë e Kosovës. Që do të përpiqen ta pengojnë. Kjo nuk është e re. Çdo liri ka një kundërforcë, që rreket ta pengojë. Por vendet që duan një gjë të tillë, kanë vetë ato probleme me lirinë. Dhe në vend të lehtësohen, duke hapur rrugë për lirinë e Kosovës, me veprimet e mbrapshta që bëjnë, rëndojnë në radhë të parë vetveten. (I.Kadare 2007 )”

Më kujtohet mirë kur vërsheu shtypi dhe mediat pamore me” Mamusha, Turqia në miniaturë “ (Korrik 2016 ) . Djegëse pak, por e vërtetë ! Në një shtet të vogël , po na mbijnë mikro-shtetet të cilat një ditë me siguri do të kërkojnë edhe shkëputje. Ne me ligje i kemi të rregulluar të gjitha gjërat ; por ne ende nuk po e kuptojmë shtetin apo domethënien e shtetit
Po , ç`lidhje kishte Albini me atë lajm? Albin Kurti i vlen Kosovës i lirë, ndërsa kauzës së tij i duhet në burg. Ai është bërë sot ajo çfarë ka dashur të bëhet vetë, një idhull i refuzimit të realitetit të ri të Kosovës -shkruante Mero Baze
Cila na qenka kauza e tij në realitetin e ri Kosovës ?
Albini ka gabime shumë të cilat nuk besoj që janë nga mosdija ; Çka është një shtet i ri ? – në këtë pyetje nuk është përgjigjur kurrë .

Kur , ende pa e ndier “fëmijën” gjallë , Kosovën pra; filluam të refuzojmë çdo të re që na vinte , nuk e njihshim policinë tonë , gjygjësinë tonë shtetin tonë . Edhe me e keqja nuk i njihnim dhe nuk i pranonim kufinjt tonë të cilët na ishin paraqitur në flamurin e ri të shtetit të ri . Është e paparë dhe shumë simptomatike kjo që ndodhi me ne . As një shtet i ri i krijuar gjatë historisë ( po flas që nga shekulli i 13-të e deri me Kosovën e re ,nuk e ka pasur fatin t`i vizatohen kufijtë në flamur . Një garanci më shumë për një sovranitet të plotë !

Po ,ç`na ndodhi ; nuk e di nëse nga vullneti i mirë i pa menduar si duhet apo nga qëllimi i keq :” në emër të “bashkimit kombëtar” folklorik, nënçmuan simbolet e shtetit të Kosovës, gjë që në disa pika (të mohimit të shtetit të Kosovës dhe të mohimit të simboleve të tij) ishin në të njëjtat valë me Beogradin!
E shihni ?dhe mos u nguteni të me shani dhe kritikoni ? Nuk e pranonim , jo se jo Flamurin e Kosovës ; ne shqiptarët . Mirëpo ne i ndezëm dritën jeshile serbëve që edhe ata mos ta pranojnë këtë “krijesë artificiale “.
Pra në shtetin e ri , me kufij të markuar mirë ngrihet flamuri i një shteti tjetër. Vetë ia çelëm rrugën. Albin , ende nuk ta kuptoj qëllimin e “patriotizmit “ tënd ,. Edhe “atdhetarëve “ më të mëdhenj ,gjatë gjithë kohës iu ke mbyllur mundësinë që të reagojnë kundër kokëfortësisë nacionaliste serbe. Por as ti asnjë herë nuk e ke për menduar këtë plagë që e shkaktuan serbët.
E di që patriotët do të më shajnë , por po e flas për atë se çdo të thotë shteti i ri . Të kalojmë në “ gjynahet “ tjera të (pa) qëllimta të Albin Kurtit .

Të dalësh në mbrojtje të xhihadit si ideologji, me prepotencë e mendjemadhësi, si Albin Kurti, të bëhesh avokat e psikoanalist i xhihadistëve si me spontanitet, e në të njëjtën kohë të paraqitesh ‘francez’, se kishe ti nuk po e kupton rrezikun që vjen nga bindjet, ideologjia dhe qëllimet e xhihadistëve, vërtetë është për t ‘u ‘mbytur n’legen’! – shkruante dikur dikush diku.
Asnjë imam, hoxhë, politikan fetar, qytetar, askush me kaq afsh nuk u ka dalë në mbrojtje 40 shqiptarëve të arrestuar për terrorizëm, si Albin Kurti sot! Deri sot, të vetmin lider që e kam parë si shpresa dhe e ardhmja e këtij vendi ka qenë Albin Kurti me shokët e tij. Prej sotit, i vetmi politikan, që e shoh të pa mend dhe pa të ardhme në politikë është Albin Kurti (shkruante K.B ). Po ,pra !
Shkojmë më tutje :” Analisti i sigurisë, Naim Maloku, ka thënë se është i pashpjegueshëm pozicioni i Lëvizjes Vetëvendosje për të mos përkrahur miratimin e Ligjit për parandalimin e qytetarëve të Kosovës për t’u përfshirë në konflikte të armatosura.? Sipas tij, VV po e fsheh arsyen e vërtetë pse s’po kundërshton shkuarjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat sektare në Irak e Siri. (21 Dhjetor 2014)”
“Kurti tha se Vetëvendosje është pro mësimit të feve në shkollë. Po ashtu ai thotë se është pro mbajtjes së shamive në shkolla.( Tema On line)”.“Kur kemi një ndezje të pakontrolluar të atmosferës me deklarata denigruese ndaj kodeve të kulturës shqiptare, tashmë të identifikuara dhe nga grupe të caktuara antishqiptare, të shfaqura viteve të fundit në Kosovë. Albini, nuk hezitoi të provokoi inteligjencën duke lëshuar blof, në shërbim të vetvetes. (Albini, i kuq apo i gjelbër; Bekim Rexhepi)”. “Ata duhet ta dinë që 95 për qind e popullatës në Kosovë janë të besimit Islam, pra nuk kanë çka të frikohen nga kjo (Gazmend Islami “Kombi dhe Feja e Albin Kurtit?”) .Po ,ore po . Por dikur karshi botës thoshim se në Kosovë jemi 95% shqiptarë.
“Zbukurimi i Prishtinës për krishtlindje, cirk… Sikur Kosova të mos kishte asnjë shqiptar katolik, mund të kuptohej reagimi i salafistit të ri Albin Kurti, por meqenëse ka, atëherë si salafisti europian, është dashur të heshtë së paku, jo të futet në kampin e Kalifatit të Al Bagdadit.( nga Lis Bukuroca )

Albin , sa i përket çështje shqiptare , je i dështuar : “Myftiu Naim Tërnava ka bërë disa deklarata fyese për historinë shqiptare, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 626 vjetorit të vdekjes së Sulltan Muratit I në Betejën e Kosovës. Tërnava, i cili përfaqëson besimtarët shqiptarë të Kosovës, ka folur në këtë ceremoni sikur të ishte përfaqësues otoman. Sipas tij, Sulltan Murati i nuk është pushtues dhe se Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese e trevave shqiptare. “Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e zotit se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit zot”, ka deklaruar Tërnava. “ atëherë me çka të krenohemi ?. Fol Albin?
Mëndja e robëruar është pasojë e shpirtit dhe e trupit të robëruar. Pra ?
Dhe , dy mrekullitë të fundit të Albinit : “Antisemitzmi “ i Rahovecit dhe “dirigjimi “i stilit të Erdoganit se për kë duhet të votojnë shqiptarët e Gjermanisë në Gjermani

Lis Bukuroca e shkroi mbrëmë : Albin truse bythën , shqiptarët në Gjermani, nuk janë me të meta mendore, nuk janë masë analfabete dhe çdonjëri prej tyre, njeh më mirë se ti politikën gjermane.
Shqiptarët e Gjermanisë nuk janë të mitur, nuk iu është caktuar tutor nga gjykata dhe ti nuk je asnjëfar faktori në jetën e tyre. Ti nuk ke asnjë të drejtë morale e njerëzore t’i drejtohesh atyre me komunikata. Ti nuk po arrin të bësh atë që duhet në Kosovë dhe tani dëshiron të bëhesh i rëndësishëm në shtetin më të fuqishëm të BE-së.
Ata shqiptarë, shumica, që kanë pranuar nënshtetësinë gjermane, e kanë bërë për të ikur prej atyre si ti që ia gërditët Kosovën. Albin, të ka hi vetja në huaj dhe po mendon se nëse vepron si Erdogani , bëhesh i rëndësishëm. Jo, nuk bëhesh, por vepron vetëm si qeni i dytë, që leh pas qenit të parë!
Albin truse bythën dhe merru me problemet e Kosovës. Ne nuk kemi nevojë për rekomandime tua.”

Albin ik sa është koha . Albin ik ,sa nuk e kemi pa ndonjë hata të re mbi Kosovën , të cilën je duke ia përgatitur !

Fahri Xharra,23.07.17