Kombinati nga 3200 punetor sot eshte katandisur ne 80 atministrator dhe 22 punetore .
I vendosur në një luginë poshtë qytetit të Poliçanit afro 20 kilometra larg Beratit, Kombinati Mekanik Ushtarak i Poliçanit, ishte një nga Uzinat Ushtarake,me te medha ne vende. Kombinati ushtarak I Polianit I ndertuar ne vitet 1962 , me qëllim përmbushjen e kërkesave te farcave te armatosura shqiptare për armatim.Kombinati ndodhet pranë qytetit të Poliçanit në rrethin e Skraparit Uzina filloi prodhimin e municioneve për herë të parë në vitin 1967. Në fillim, u vu në punë linja e prodhimit të fishekut 7.62 mm dhe më pas me radhë linjat e prodhimit të granatave të dorës ofensive dhe difensive, minave kundërtank e kundërkëmbësorisë, predhave të mortajave 82 mm, kapsollave detonatore KD 8, fishekzjarreve 180 mm etj.Ish kryetari sindikatws Kasem Zaimi ,shprehet se me kalimin e viteve, krahas prodhimit, vazhdoi në mënyrë të pandërprerë puna eksperimentuese për prodhimin e artikujve të tjerë të nevojshëm për ushtrinë. Në këtë proçes eksperimentimi u përfshinë dhjetra inxhinierë dhe specialistë të aftë nga i gjithë vëndi. Si rezultat i kësaj pune, në vitet 80–të u vunë në punë linjat e prodhimit të predhave 60, 107 dhe 120 mm, djegoreve 60 dhe 82 mm, fishekëve bazë 60 dhe 120 mm, fishekëve 12.7, 14.5 dhe 9 mm, etj. Rritja e nomeklaturës së prodhimeve, kapaciteteve prodhues dhe numrit të punonjësve, i cili arriti shifrën 3 200, ishin faktorët bazë që në vitin 1986 e shndëruan Uzinën në Kombinat të Prodhimeve Ushtarake. Aktualisht, në Kombinatin Mekanik Poliçan janë të instaluara 12 linja kryesore për prodhimin e artikujve të lartpërmendur. Cikli i punës është i mbyllur duke realizuar në Kombinat prodhimet ushtarake, instrumentat dhe veglat e punës, deri në amballazhimin e prodhimit të gatshëm. Linjat e prodhimit janë të përbëra nga makineri speciale, të destinuara për prodhimin e municioneve. Vetëm 5 deri 10 % e kapaciteteve prodhuese kanë karakter universal dhe mund të përdoren për prodhime civile. Mbas vitit 1992, si rrjedhojë e ristrukturimit të Ushtrisë dhe mungesës së fondeve, porositë për ushtrinë në Kombinatin Mekanik Poliçan u ulën në mënyrë drastike, duke sjellë si pasojë reduktimin e fuqisë puntore nga 3 200 në 1 200. Gjatë viteve 1994 – 1997, prodhimi u ndërpre plotësisht.Si pas specialisteve tw ketij ish kombinati mesohet se nga korriku 2006 e deri tani ndërmarja funksionon me pavarësi financiare nga shteti. Aktiviteti kryesor aktual është demilitarizimi i municioneve te tepërta të F.A. Sasia e municioneve te asgjesuara në Kombinat që prej vitit 2001 e deri tani, eshte rreth 26 000 ton (municione të shtimjeve te topave 57 mm, 76 mm, 85 mm, 100 mm, bomba aviacioni 100 kg, 150 kg., 250 kg, predha mortaje 107 mm dhe 82 mm). Aktualisht po demilitarizohen municione mortaje 82 mm prodhim importi (rus, kinez), granatat e dores dhe fisheke 7.62 mm.
Kombinati i armëve në Poliçan ishte baza mbi të cilën u ndertua edhe qyteti i Policanit. Te gjithe banoret ishin ne funksion te operacioneve te prodhimit te armeve dhe municioneve per ushtrine e shtetit komunist. Por pas vitit 2010 , Kombinati krijoi mijra te papune, nje pjese e madhe emigruan ndersa aktualisht 2 mije persona jetojne si te papune ne qytetin me 10 mije banore. Aktualisht ne uzinen, ende prone e ushtrise ka rreth 100 punonjes, nga te cilet 80 jane administrate dhe vetem 22 persona punojne ne linjen e prodhimit te fishekeve per policine. Te gjitha impiantet jane ne gjendje shume te keqe, ndersa ne uzine jane ende linjat e prodhimit te armeve te ndryshme. Uzina e policanit eshte nje nga ato industri qe ju trasheguan ministris se mbrojtjes e cila thjeshte po e degradon duke e lene pas dore kete gjigand te prodhimeve ushtarake Shqiptare..

Dilaver Xhelili
URË- VAJGURORE – Qyteti helmit që u kthye në pedonale
Nga pluhuri janë prekur 80 persona të prekur nga silikoza
Kur pritej që qeveria e kishte lënë në harres qytetin ,janë dhënë një bumë investimesh Madje shkatërrimet e qëndrës qytetit, ,rrugëve ,errësirës ,mungesa e ujit ,të pijshëm ,këtijë qyteti i ishte shtuar edhe smogu ,që krijohej nga përpunimi i gurit në 35 miniera të gurit ,tymrat e krijuar me daljen në atmosferë helmonte banorët e qytetit në orët e para të mengjesit. Për të shmangur këto pasoja qeveria ,ka dhënë një bumë investimesh për zbatimin e disa projektëve Këto investime befasuan jo vetëm banorët e qytetit ,por dhe punonjësit e atministratës bashkisë, tashmë në këtë bashki me 55 mijë banorë ,ka një ndryshim të madhë . Lajmin e bënë të ditur kryetarja e bashkisë Juliana Mema ,e cila është shpreur ,pas harresës 25 vjeçare bashkia,jonë ka përfunduar disa projekte të rëndësishme . Si përfundimi I pedonales qytetit, rrugët e hyrjes ,ndërtimi I ujsjellësit ,ndërtimi I 10 kopshtëve e çerdhe në qytet , ndriçimi I qytetit në të gjitha lagjet dhe në tre njësit administrative të bashkisë. Banorët shprehen se qyteti mesit të urave ka marë një pamje të bukur pas investimet e kryera. Burime nga bashkia bëjnë të ditur se për zhdukjen e e helmimit të qytetit nga smogu u ngrit një grup pune ,I cili ispektoi nga afër 35 minierat e gurit ,të cilat punonin jashtë kushtëve teknike Pronarët e tyre nuk kishin vendosur hidrantet e ujit ,në fabrikat e përpunimit të gurit ,pasi këto paisje kostonin shumë. Burimet e bashkisë bëjnë të ditur se pas vëndosjes të impjanteve nga firmat, qyteti ka shpëtuar nga helmet që krijonte pluhuri ,që pas përpunimit të gurit ,shpërndahej në atmosferë. Nga smogu [pluhuri] janë prekur 80 persona ,nga sëmundja e silikozës ,që krijohet nga pluhuri. Pluhuri ndikon në bllokimin e mushkrive dhe në pengesën e frymemarjes. Burime nga qëndra shëndetësore bëjnë të ditur se moshat që janë prekur nga kjo sëmundje ,janë moshat e medha dhe fëmijët e moshave të ndryshme.Nga drejtuesit e bashkisë mësohet se së shpejti ,do të filloi edhe ndërtimi I fazës se dytë I pedonales Kjo ishte panorama e një qyteti ,I cili më parë quhej qyteti helmit apo smogut.




