Kocova ne vite.. Nga Dilaver Xhelili

KUÇOVË- Me Kuçovën duhet të mburret I gjithë vendi

Ish inxhinjërët dhe kuadrot e naftës kanë lënë shënimet e tyre në ditarin e naftës..

Kuçova kantjeri më I madh I industrisë naftës në shkall vendi, nuk njihet vetem  për prodhimin e madhë të naftës ,por ajo njihet dhe për potencialin e madh të inxhinjerëve dhe intelektualëve te shumte  në shkall vendi. Këtu për veç inxhinjerëve shqiptarë që kishin studjuar jashtë vendit në Europën lindore  ka pasur edhe inxhinjerë të huajë nga lindja ,Italia dhe ish Bashkimi Sovjetik të cilët ishin të destinuar për zbulimet e vendburimeve të rejë të zonës naftës. Ndërsa sot ky kantjerë gjigand sot , ka mbetur në pikë të hallit. Shumë inxhinjer ,intelektual  janë larguar nga ky qytet ,për efekt se ky sektor pas trazicionit filloi të shkatërrohej të gjitha kntjerët e naftës, si ndërmarja e përpunimit të naftës ku  prodhoheshin  nën produktet e naftës ,si benzina për avjonët ,vajrat ,grasua si dhe shumë nënprodukte të tjera .Ish kuadri I kësaj ndërmarje Hekuran  Rroko ,shprehet se në këtë ndërmarje prodhoheshin të gjitha markat e karburantëve. Në këtë ndërmarje kanë qënë të punësuar 500 puntorë specialist .Si pas Rrokut bëhet e ditur se nga prodhimi I naftës ,eksportohej mijra tonë naftë në Europe. Ish kuadri shprehet Kuçova, nafta dhe naftëtarët e saj si motori i zhvillimit dhe ecjes para, janë ngushtësisht të lidhur me njeri tjetrin dhe me një histori krejt të veçantë jo vetëm për Shqipërinë por edhe më gjerë.

Kuçova kantjeri I parë I naftës në shqipëri

Është kantieri i parë i naftës në Shqipëri, duke u bërë burimi i jetesës jo vetëm për vendasit por edhe për shumë të ardhur nga të gjithë krahinat e vendit, nga Saranda, Përmeti, Kolonja, Skrapari, Korça, Shkodra, Kukësi e Peshkopia, duke u bërë edhe shëmbull i mirë i bashkëjetesës dhe mbështetjes së njeri tjetrit.

Në Kuçovë  ka punuar dhe jetuar gjeologu i shquar Polak Stanislav Zuber, personalitet me famë botërore. Ishte Kuçova dhe vetë Zuberi, që e bëri të njohur Shqipërinë, për burimet e naftës, në Kongresin Botëror në vitin 1924, pas së cilës filloi edhe interesimi i fuqive të mëdha për Shqipërinë. Kuçovarët dhe kantieri i naftës që në shkurt të ’36, i tregoi popullit Shqiptar si të luftojë për të drejtat e tij, kundër shtypjes dhe shfrytëzimit të huaj. Si pas ish inxhinjëreve të këtij sektori mësohet se  Kuçova dhe kantieri i naftës ku jetoi dhe zhvilloi aktivitetin e tij disa dhjetëra vjeçar, deri në shuarje, një nga bijtë e familjes së madhe patriote të Toptanasve dhe nip i Naim Frashërit, inxhinieri i talentuar dhe i përkushtuar Sherif Toptani. Ishte Kuçova dhe naftëtarët e saj që i treguan popullit shqiptar se për të ndërtuar një jetë më të mirë, për vehte dhe për fëmijët, duhej punuar me sakrificë dhe përkushtim. Për Kuçovarët janë të  njohur dëshmorët e rindërtimit dhe të zhvillimit të kantierit të naftës në Kuçovë, që u bënë shëmbull frymëzimi për brezat pasardhës. Intelektuale  të këtij kantieri, si  Minella Savën, Stavri Pojanin, Sotir Tërpinin, Dhori Andonin, Todi Lengun, Llambi Maqinën, Muhamer Salën, Ndreko Nakuçin, Kozma Linon, Kristaq Gogollarin, Llambi Kokonozin, Lili Xhakon, Trush Mitrushin etj., dhe shumë të tjerë të gjithë mjeshtra në specialitetin e vet, të përkushtuar në shërbim të kantierit të naftës që   ishin heronj të gjallë. Ish inxhinjëret e shumtë që kanë lënë shënimet në ditarin e tyre mësohet se kanë shkruar. Me Kuçovën dhe kantierin e naftës, lidhet jeta dhe veprimtaria e shumë specialistëve dhe kuadrove patriotë dhe të shquar nga i gjithë vendi, si Koço Pepa, Eqrem Beci me gjithë prindërit, Ramiz Xhabia, Minella Çami, Petrika Ballauri, Ilia Mihali, Stiljan Pili, Llazar Kreshpani, Beqir Alia dhe Petraq Xhaçka, etj etj. të cilët i dhanë Kuçovës dhe naftës, vitet më të mira, që ishin shembuj të përkushtimit, që krijuan në Kuçovë familjet e tyre duke u bërë shëmbull i kulturës dhe jetesës familjare.
Kuçova ka qënë  kantieri i naftës, vendi i shembullit unik të solidaritetit dhe bashkëpunimit të sinqertë midis vendeve në zhvillim. Në Kuçovë, kanë derdhur djersën e tyre dhe kanë sakrifikuar  jetën, specialistë nga shumë vende të Ballkanit, por edhe të Evropës Lindore. Kanë qenë me dhjetëra specialistët e huaj së bashku me familjet e tyre që u rritën mes dashamirësisë së naftëtarëve. Kuçova dhe kantieri i saj i naftës, ishin shumë arsimdashëse. Ajo, u bë shembulli i shkollimit masiv të naftëtarëve, nga kurset dhe shkollat profesionale me të talentuarin Mehmet Gina, me Gani Qemon, Hamdi Krujën etj., me Filialin e Universitetit posaçërisht për naftën, që e bënë Kuçovën të jetë burimi i të gjithë punëtorëve të kualifikuar, mjeshtrave, teknikëve, specialistëve dhe kuadrove për të gjithë industrinë e naftës në vend, Patosin, Marinzën, Ballshin, Gorishtin, etj. etj..
Fusha e artit
Kuçova ka qenë edhe mjaft artdashëse. Ajo, investoi, u krijoi hapësirën, zhvilloi veprimtarinë më intensive dhe më të gjerë në fushën e artit dhe të kulturës në vend, duke i dhënë kësaj fushe artistë të shquar si Gaqo Çakon, Vangjo Kostën, Agim Shuken, Burhan Spahiu, Donika Mingën etj., etj., por formoi dhe i bëri muzikantë të shquar Tonin Rrotën, Zef Lekën, të apasionuarin e muzikës dhe punës me fëmijët Koço Korçarin dhe Nito Lalën, që së bashku edhe me muzikantë të tjerë, e çuan me sukses disa herë Kuçovën në skenat e mëdha. Me Kuçovën duhet të mburret i gjithë vendi Gjeoshkencëtarëve dhe Inxhinierëve e Fakultetit të Gjeologjisë,  të cilat bënë gjithçka munden që Kuçova të nderohet dhe respektohet sa më gjerë.

Dilaver Xhelili