Investime ne Kurbin…. Nga Ahmet Zani

Kreu i bashkisë Kurbinit Artur Bardhi po ndjek punimet në shkollën e Mesme të qytetit të Laçit, ndërsa nga inspektimi që ai ka kryer në ditën e sotme, punimet janë drejt përfundimit.

Maturantët e shkollës provimet do t’i zhvillojnë në ambjentet e reja, me kushte bashkohore, ashtu siç është premtuar. . Sipas kryetarit të bashkisë Artur Bardhi, punimet po kryhen me cilësi sipas preventivit, sakaq inspektohen punimet nga drejtuesit vendorë dhe konkretisht specialistët përkatës.

Krahas punimeve në rikonstruktimin e shkollës së Mesme, të tjera investime të rëndësishme po i paraprijnë Kurbinit, dhe konkretisht po punohet në rehabilitimin e rrugëve të disa fshatrave, dhe konkretisht atë të fshatit Shullaz, Fushë- Milot e gjetkë.

Në sektorin bujqësor pritet të investohet tek fermerët në sistemin vaditës, vijon puna në hapjen e kanaleve kulluese, me qëllim parandalimin e përmbyetjeve, një fakt që preku mjaft disa zona të Kurbinit. Tashmë nga një zonë e harruar ndër vite, me mbështetjen e Qeverisë, Kurbinit po i ofrohen investime – ka theksuar Bardhi i cili premton se njesia ku ai drejton, konsiderohet kantier pune në zhvillimin dhe mirëqenjen e qytetarëve.