Interviste speciale me sportistin shqiptar Orgest Skana,pas marjes se medaljes se arte… Endra ime Lojrat Olimpike..

Pas marjes se medaljes se arte prej 17 vjecarit shqiptar O. Skana , ne sportin e veshtire Olimpik, Taekwondo. Iliriatv.com i kerkoi nje interviste per lexuesit dhe kampjoni pranoi me kenaqesi.  Ja se ctregon per ne 17 vjecari .
   – Interviste speciale me sportistin shqiptar Orgest Skana, i cili u shpall kampion ne kategorine per breza te zinj ne New York ne sportin e veshtire Olimpik, Taekwondo.
-Orges, ju pergezojme per medaljen e arte te fituar ne New York Open. Cfare mund t’ju thoni lexuesve ne lidhje me karrieren tuaj, fillimet e saj dhe kenaqesine qe ju jep kjo medalje?
kampjoni-orgest-Jam ne moshen 17 vjec, me origjine nga Lura dhe i rritur ne Tirane ne nje familje te mrekullueshme ku prinderit e mi vijne nga nje shtrese e mesme.Ata kane qene gjithmone mbeshtetja ime. Stervitjen e pare te Taekwondo-se e kam bere para 7 vitesh . Ne moshen 10 vjecare ka nisur ky pasion i madh per kete sport Olimpik dhe besoj qe do te vazhdoje shume gjate.xhevo-me-student
Perpara se te vija ne New York jam stervitur ne Ekipin “Studenti” ne Tirane, me trajner Xhevahir Hysa. Nje sakrifice qe jo c’do kush e ben. C’do dite ose edhe nate, duke u nisur nga Bathorja per te shkuar ne stervitje, ne zonen afer qytetit Studenti, I vetem, nje pjese me autobuze, me furgone dhe nje pjese te mire te rruges ne kembe , afersisht dy ore rruge cdo nate per tu kthyer ne shtepi, eshte nje sakrifice qe vetem deshira e madhe per te mesuar artin me te bukur marcial, Taekwondo-ne. Sot ndjej qe keto sakrifica nuk me kane shkuar dem dhe u vleresova per ate djerse qe kam derdhur.
 -Kujt ja dedikoni kete medalje?
   Natyrisht qe se pari, familjes time qe me ka mbeshtetur gjithmone, por edhe sakrifices time e pasionit te madh per kete sport dhe nderkohe egos per te qene me i miri.Gjithashtu, trajnerit qe me ka stervitur, Xhevahir Hysa.
  Te marresh nje medalje ne nje aktivitet te tille me kundershtaret me te mire nga e gjithe bota, nuk do te ishte e mundur pa nje trajner profesionist sic pata fatin te stervitesha  me mjeshtrin nderkombetar Fatmir Bardhoci.mjeshtri-me-kampionin Stervitja fizike qe kam bere ne Shqiperi eshte shume e rendesishme per formimin tim por ne kete fitore ishte me e rendesishme stervitja teknike profesionale dhe pregatitja psikologjike qe me ka bere mjeshtri Fatmir Bardhoci ne pregatitje per kete event kaq te rendesishem nderkombetar.
Nje fjale e nje mjeshtri profesionist ne nje ndeshje vlen me shume se disa vite stervitje. Mjeshtri eshte ideatori dhe strategu I nje lufte qe duhet fituar me mend jo me force. Kjo eshte edhe celesi i fitores.
Me kujtohet kur para ndeshjes e pyesja mjeshtrin: Si mendon a do fitoj? Pergjigjja ishte: Ti e ke ne dore fitoren, po zbatove porosite qe do te te jap ne ndeshje, fiton, ne te kundert nuk fiton por as nuk humb! Me hapjen e qendres se re ne Bronx te shkolles se arteve marciale “The Professionals”, une do te kem mundesi te stervitem me shpesh ne nje ambient modern qe rralle e gjen ne New York. Ky ambient me kujton stervitjen qe kam bere para disa vitesh ne nje nga qendrat e arteve marciale “Bijte e Shqipes” te hapura nga mjeshtri Fatmir Bardhoci ne Shqiperi. Ai ka nxjerre gjithmone sportistet me te mire ne Shqiperi te cilet kane fituar me shume medalje nderkombetare sesa te gjithe sportistet e klubeve te tjera.
Me ardhjen time ketu ne New York, un jam bere pjese e shkolles se Arteve Marciale “The Proffesionals-(Profesionistet). Per arsye te suksesit dhe pasionit tim per kete sport dhe per tu stervitur prane mjeshtrit, familja ime ka vendosur te shperngulet ne Bronx, me qellim qe ta kem afer qendren e stervitjes pasi ne per momentin jetojme gati dy ore larg me makine.
 
–Cilat jane planet dhe qellimet e tuaja per te ardhmen?
     Si fillim dua te koncentrohem ne stervitje, dhe te arrij sukseset nje nga nje. Qellimi kryesor eshte te perfaqesohem ne aktivitete nderkombetare dhe deri ne lojerat olimpike. Me ardhjen time ne Amerike, me jepet shansi ta permbush kete enderr, ndryshe nga shume sportiste cilesor ne Shqiperi, edhe me te suksesshem se une, te cilet nuk i kane mundesite ekonomike.
    
-Pse keni zgjedhur pikerisht kete sport?
  Taekwondo eshte nje sport shume i vecante, eshte nje sport i cili kerkon disipline dhe mbi te gjitha te fal Emocione dhe kenaqesi. Ne nje séance stervitje, meson te vetembrohesh, zhvillon instiktet mbrojtese, zhvillohesh fizikisht, meson te arrish qellime, edukohesh fale nje disipline te rrepte, nderton nje karakter me te forte, zhvillon vendosmerine, guximin, qetesine. Pertej sportit eshte jete, argetim. Prandaj eshte edhe sporti me masiv ne bote duke ja kaluar edhe futbollit.
  
-Ne rast te nje suksesi edhe ne Aktivitete me te rendesishme zyrtare, ke do te perfaqesoni, Shqiperine apo Ameriken?
   
Uroj qe te arrije dita kur do te me duhet te vendos. Une jam shqiptar dhe sigurisht qe shqiptaret duhet te perfaqesojne Shqiperine por uroj te mos kete pengesa burokratike si me te gjithe sportistet e tjere cilesore qe kane vendosur te perfaqesojne shtete te tjera. Nese ne nje te ardhme do te perfaqesoj Ameriken, e perfaqesoj me respekt sepse jam banor I ketij shteti ku une jetoj por e perfaqesoj edhe Shqiperine njekohesisht sepse jam shtetas shqiptar.
Cfare ju rekomandoni sportisteve te tjere dhe te rinjve qe nuk merren me artet marciale?
Sportisteve: Stervituni tek trajneri me I mire edhe nese do tju duhet te udhetoni disa ore ne dite. Te rinjeve: Merruni me artet marciale dhe ju rekomandoj Taekwondo pasi ju garantoj nje fizik perfekt, nje mendje te paster dhe nje karakter te forte, larg veseve te keqija dhe sa me afer sukseseve ne jete.
Ather sna mbetet gje tjeter vec tju falenderojme qe pranuat te shpreheshit per portalin Iliriatv.com Arizona, duke ju uruar realizimin e te gjitha endrave tuaja ne kete sport te bukur dhe nderkoh ne jete. Suksese.
 Intervista u realizua nga gazetar Dhimiter Rrera dhe  ndihmesa speciale e mjeshtrit  nderkombetar, Fatmir Bardhoci.  Drejtues i shkolles se arteve marciale “The Professionals”.