Hysni Shaqiri ka një porosi për Ivanovin dhe protestuesit kundër Platformës shqiptare. Mare nga Info Shkupi

Hysni Shaqiri ka një porosi për Ivanovin dhe protestuesit kundër Platformës shqiptare
12, Mar, 2017

Situata politike në Maqedoni ka marrë përmasa dramatike që edhe vet shkaktarët e kësaj situate nuk e dinë se ku do të përfundojnë, nga fakti se udhëheqë nga një shovinizëm i tërbuar i mbushur plot vrer dhe urrejtje ndaj shqiptarëve. Duke mos mbajtur llogari se kjo gjendje çon drejt një konflikti ndëretnik edhe pse deri më tani po llogaritet si përplasje interetnik, por e vërteta dhe gjendja faktike nuk e dëshmon një gjë të tillë si që pretendojnë ta paraqesin disa politikan shqiptar dhe analist të caktuar. Po shihet botërisht protestat janë të motivuare me parulla antishqiptare, dhe pse jo ne si popull në këto momente dramatike të mos kemi së paku një reagim kombëtar sa me ju tregua se ne nuk jemi të ardhur prej Afrike dhe të lejojmë që këta militant partiak të VMRO-DPMNE të sillën në këtë mënyrë ndaj nesh. Në gjitha protestat vazhdimisht dëgjojmë ofendime të një forme shumë poshtëruese të një koncepti primitiv dhe pse nuk jemi shkaktar dhe përgjegjës për këtë anarki dhe kaos që e kanë krijuar vet ata që ishin në pushtet për më shumë se një dekadë. Vulgarizimi dhe brutalitetit histerik që u tregua nga protestuesit duke i fajësuar shqiptarët e humb kuptimin për një Maqedoni multietnike dhe multikonfesional dhe humb çfarëdo shprese për një bashkëjetesë. Puna e tyre i ngjanë një të sëmurit kronik, kur do që të ndryshoje koha i paraqiten dhimbje trupore, nga kjo gjendje që e keni sjellur vetën ja vlen të konstatoni edhe vet se politikën antishqiptare e keni sëmundje të pa shërueshme dhe as një herë nuk do të korrigjoheni. Në këtë drejtim jeni te pa përmirësueshëm. Qasja e juaj jonjerëzore, jocivilizuese dhe antidemokratik e bën këtë shtet jonormal dhe jeni duke rrënuar të sotmen dhe të ardhmen tuaj, por fatkeqësisht dhe neve na keni sjellë në minutat e fundit te durimit. Ju kisha porositur që të shkarkoheni nga ki mentalitet mesjetar se e vërteta për Maqedoninë është ndryshe jo ju si e mendoni dhe çdo gjë që u mundoni ta thoni në raport me shqiptarët është gënjeshtër, fatkeqësia tek ju qëndron se edhe e kundërtën e gënjeshtrës e (vërteta) , kur ethon të tjerët për ju është gënjeshtër. Faktet historike flasin krejt ndryshe prej asaj që ju mendoni duhet ta dini se Maqedonia ka ekzistua edhe ju kur nuk keni qenë aspak në këtë troje, por kem jetuar ne si popull më i vjetër i Ballkanit, e dini mirë se tokat shqiptare u pushtuan nga Aleanca ballkanike sllavo- greke- ortodokse pas shpërbërjes se Perandorisë Osmane nga e njëjta luftë, ndodhën shumë pa drejtësi ndaj shqiptarëve. Me përfundimin e Luftës Antifashiste Maqedonia u bë republikë në kuadër të ish federatës jugosllave duke i marrur nën administrim edhe një pjesë të tokave shqiptare. Në fillim të themelimit të Jugosllavisë shqiptarët nuk u përfillën edhe pse zhvilluan luftë të barabartë me të tjerët kundra nazifashizimit, por vetëm pse nuk ishin sllav nuk i gëzuan të drejtat. Kjo padrejtësi historike, nuk u korrigjua kurrë deri sa ekzistoi Jugosllavia. Por pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe mëvetësimit të republikave, çështja e 3 milion shqiptarëve nuk u zgjidh. Kosova e hapi kontestin e vet historik të zgjidhjes së çështjes kombëtare në kuadër të shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Ne shqiptarët e Maqedonisë nuk u treguam aq të pjekur politikisht dhe këtë kontest historik nuk e zgjidhëm me kohë, prandaj pasojat sot po i përjetojmë bashkërisht. Këtë realitet e keni mohuar dhe vazhdoni edhe sot mos ta kuptoni se Maqedoninë e shpëton nga një shpërbërje vetëm koncepti federativ i shtetit, ku do të jetonin të gjithë të barabartë ne kuadër të një federate, duke mos pasur probleme të karakterit etnik. Këto fakte historike i njeh çdo intelektual maqedonas. Shpresoj se edhe Ivanovi është intelektual, dhe më befason pse reagon në formën më skandaloze ndaj Platformës së Shqiptarëve, duke akuzuar edhe shtetin shqiptar se po ndërhyn në punët e brendshme të një shteti fqinj. Ia bëj me dije IVANOVIT se po ajo Shqipëri është që ju ka njohur me emrin kushtetues dhe nuk ka shprehur në asnjë rast pretendime territoriale. Është mirë që Ivanov dhe të gjithë ato që mendojnë si ai, ti pastrojnë punët me fqinjët tjerë që ju kontestojnë shtetin, kombin, gjuhën dhe kishën, se sa i përket të drejtave tona që na takojnë si popull dhe si komb autokton ne një ditë prej ditëve do të realizojmë, sepse janë të drejta që na takojnë dhe nuk ka nevojë t’i kërkojmë prej të tjerëve, por duhet të ndërroj sistemi politik dhe rendi kushtetues. Në të kundërtën Maqedonia nuk mund të dale nga kriza. Në këto kondita të zhvillimit të ngjarjeve, Ivanovi nuk hezitoj ta sfidoj edhe institucionin e presidencës, që ai e mban dhe u pozicionua në anën e protestuesve dhe nuk do të gabonte as pak sikur të del në ballë të protestave dhe do ti bënte “nder” edhe më shumë vetës, sepse llogaris se me asgjë nuk dallon prej tyre. Në situata kur dominon anarkia dhe kaosi, ai me bashkëmendimtarët është aktual dhe kjo gjendje i përgjigjet një njeriut të profilit të tij. Maqedonia sot gjendet në një udhëkryq. Sipas zhvillimit të ngjarjeve mund të ballafaqohet me një goditje të rëndë të destabilizimit politikë, për momentin kemi vetëm krizë, po që se nuk zgjidhet kjo e fundit atëherë vijmë te e para, duke e ditur se bombën Aliu ja dorëzoj IVANOVIT kështu që vet i shpëtoi rrezikut, fatkeqësia është se ai po të njëjtën bombë sipas gjitha gjasave do ta hedhe tek shqiptarët. Kjo lojë e pistë që po luhet nga strukturat e VMRO-së me Ivanovin dhe Gruevskin, nuk e përjashton mundësinë që të na përgatitet ndonjë proces tjetër i montuar si rasti i 9 Majit të vitit 2015 në Kumanovë, Monstra e shumë raste tjera që kanë lanë plagë të pa shërueshme tek shqiptarët. Andaj, mua më habit fakti se si partitë shqiptare ndihen aq komod duke neglizhuar situatën. A mos po presin vallë të përsëriten edhe raste të tjera si Kumanova, meqë të njëjtit njerëz edhe sot janë të pushtetshëm? Prandaj e shoh si të arsyeshme dhe pse jo të domosdoshme një takim urgjent të njerëzve të politikës, shkencës, individë të fushave të ndryshme, juristë, ekonomistë, historianë, gazetarë, publicistë që kanë guximin ta marrin përgjegjësinë për të ndërtuar një strategji të veprimit politik në këto momente kritike dhe për ti treguar komunitetit ndërkombëtar se të drejtat e shqiptarëve nuk e rrënojn Maqedoninë por, grupet kriminale. Gete thotë: “Askush nuk është më tepër skllav se ai i cili e kujton vetën të lirë, por nuk është i lirë”.

HYSNI SHAQIRI-Ish nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë